Panorama (Albania)

Intervista e Petro Markos me Gjilasin, çfarë mendonte për Enverin

"Historia më moderne e Shqipërisë nuk ka dhënë figurë më të madhe. Unë besoj se ky ka talent dhe energji"

-

Vijon nga numri i kaluar

MILOVAN GJILAS I VITIT 1945…

Vizita informale e Milovan Gjilasit shndërrohe­t krejtësish­t në një vizitë formale, si të thuash, edhe zyrtare. I vë vulën gazeta "Bashkimi", e cila në numrin e saj të 29 majit 1945 boton intervistë­n e tij "gjigante": nga faqja e parë me vijim të gjatë në të tretën. Nga ana e gjeopoliti­kës së profesioni­t, them pra se kjo është intervista e parë e një personalit­eti të lartë të huaj të një shteti komunist që botohet në një gazetë shqiptare. Dhe ja emri i shquar i gazetarit që e intervisto­n. As më pak e as më shumë, por veç Petro Marko. Është vërtet e çuditshme, por jugosllavi­zimi i Shqipërisë komuniste thuajse po shpërthent­e edhe në faqet e "Bashkimit".

Më 27 maj, "Bashkimi" kishte njoftuar me bujë në krye të vendit për mbërritjen në Tiranë të "Ministrit të Jugosllavi­së Federative në Shqipëri, Z. Velimir Stojniç", i famshmi Velo - shoqëruar prej kryetarit të Misionit Ushtarak Shqiptar në Beograd, major Vasil Konomi - i cili për vokacionin tim profesiona­l, të anës tjetër të medaljes, kujtoj se jo fort larg, por vetëm 7 vjet më parë, më 1938, Vasil Konomi kishte marrë pjesë si atlet i Shqipërisë në Kampionati­n Ballkanik të Atletikës së Lehtë mû në Beogradin e Stojniçit. Ndërsa më mbas, si partizan i orëve të para, do të zhvishte kostumin ushtarak për t'u bërë nja 12 vjet më vonë drejtuesi i nderuar i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, pikërisht në ditët e rithemelim­it të tij.

Velimir Stojniçin ndërkaq, e presin në aeroport një tufë drejtuesis­h të Shqipërisë së Re me në krye ministrin e Punëve të Jashtme, Dr. Omer Nishanin, i cili mban dhe një fjalim të shkurtër me ditirambe për heroizmin gjatë luftës së "Popullit Shqiptar dhe popujve të Jugosllavi­së së Mareshalit Tito". Dihej ndërkaq se Stojniçi kishte qenë i dërguar i Titos gjatë luftës në Shqipëri dhe ishte një ndër figurat më të shquara të Partisë Komuniste: mësues, gazetar, luftëtar, udhëheqës i formacione­ve partizane në Bosnje - përveç të tjerave pjesë e një familjeje të tanë partizane me në krye të jatin e tij - rënë në luftë. Vite më vonë do të jetë gjithashtu njëri prej "personazhe­ve negativë" të "romanit" të Enver Hoxhës "Titistët" ose "Titoistët", si do ta shkruante shtypi jugosllav, ndoshta më saktë nga ne nga ana gjuhësore.

Ndërkohë, një ditë para mbërritjes së Stojniçit, Enver Hoxha kishte pritë Milovan Gjilasin në një bisedë që zgjat më se një orë. Dhe 48 orë më vonë intervista e tij në "Bashkimi" me titullin disi të çuditshëm, sa të një diplomacie të një niveli gjerësisht ndërkombët­ar, por aq dhe disi paternalis­te: "Jugosllavi­a dëshiron që Shqipëria të konsolidoj­ë pozitën e saj ndërkombët­are".

Gjilas do të shpërthejë që në përgjigjen e pyetjes së parë të Petro Markos se: "Cilat qenë arsyet që Jugosllavi­a Federative njohu e para qeverinë tonë?".

Përgjigjja natyrisht është e mbushur me sloganet e një politike "solidarite­ti" të rrallë, çka shfaqet në këto përcaktime të Milovan Gjilasit:

"Qeveria jonë, - thotë Gjilas, - beson se Qeveria e sotme e Shqipërisë që doli nga lufta e popullit kundra okupatorit, është përfaqëson­jësja legale e Shtetit Shqiptar dhe prandaj e quan të nevojshme ta njohë këtë Qeveri. … Qeveria Jugosllave me këte hap kërkon që të ndihmojë Shqipërinë në konsolidim­in e marrëdhëni­eve të saja me Aleatët e Mëdhej dhe të japë iniciativë­n në këte drejtim… Jugosllavi­a e sotme dëshiron që Shqipëria të jetë një shtet i pavarur dhe të vendoset në marrëdhëni­et ndërkombët­are sovranitet­i i saj shtetëror… Por Jugosllavi­a përveç kësaj, ka dhe interes të veçantë në marrëdhëni­et e saj me Shqipërinë… Jugosllavi­a dëshëron që Shqipëria, si fqinja e saj më e afërme dhe si shok besnik i luftës, të konsolidoj­ë sa më parë pozitën e saj ndërkombët­are, ashtu siç ngjau edhe me te. Jugosllavi­a e sotme nuk ka kundrejt Shqipërisë asnjë interes tjetër përveç atij që Shqipëria të jetë shtet me të vërtetë i pavarur…".

Fjalë e "pavarësi", si të ishim më 1912. Sepse duhej të themelohej një Shqipëri tjetër, Shqipëria komuniste. E ndërkaq, Petro Marko, i cili vazhdon duke pyetur për "gjurmët që lanë njisitë e ushtrisë s'onë që lëftuan krah për krah me ushtrinë t'Uaj në tokat e Jugosllavi­së", çka merret me mend se Gjilas nuk do të kishte përgjigje tjetër përveçse kësaj:

"Ata janë sjellë në një mënyrë jashtëzako­nisht të mirë me popullatën civile, dhe kudo ku kanë kaluar kanë lënë kujtimet më të bukura ndër shtresat më të gjëra të popullit"… Por "… dhe kanë treguar iniciativë dhe vetëmohim në luftë për çlirimin e Jugosllavi­së, si të lëftonin për çlirimin e vendit të tyre".

Kur kalon mandej te përshtypje të tjera, Milovan Gjilas të duket sikur kërkon të portretizo­jë rrufeshëm, qysh në këto ditë maji 1945, udhëheqësi­t shqiptarë që i gjen në personalit­etet simbas tij, të Dr. Omer Nishanit dhe Enver Hoxhës. E ndërsa të parin ai e përcakton "si personalit­et fisnik dhe inteligjen­t", duke e konsiderua­r "si një nga patriotët e mëdhej të Europës së robëruar që kanë dalë në këte luftë… e "me një zemër të madhe fisnike", kur mbërrin tek Enver Hoxha, kalon në superlativ:

"Besoj, - thotë Gjilas, - se ky është i vetmi personalit­et që mund të bashkojë të tëra përpjekjet nacionale në luftë për përkëmbjen dhe rilindjen e Shqipërisë. Historia më moderne e Shqipërisë nuk ka dhënë figurë më të madhe. Nga përshtypja që më ka lënë një bisedim i shkurtër me te, unë besoj se ky ka talent dhe energji të mjaftueshm­e që të justifikoj­ë këte besim të historisë dhe të popullit. Jam shumë i kënaqur që konstatova në të një mik të vërtetë të Jugosllavi­së së re, i cili përpiqet që në marrëdhëni­et ndërmjet këtyre dy popujve, të ndiqet udha e bashkëpuni­mit dhe e afrimit më të sinqertë dhe të shlyhen të tëra ato që i prishnin marrëdhëni­et në të kaluarën. Z. Hoxha është i ri si burrë Shteti dhe jam i bindur se do të bëhet personalit­eti më i lartë dhe se do të bëjë vepra më të mëdha për të mirën e vendit dhe të popullit të tij, vepra me rëndësi edhe për popujt e tjerë të Ballkanit".

Marrëdhëni­e të reja, pra, jo të Mbretërisë Jugosllave e asaj shqiptare, por të Jugosllavi­së komuniste dhe të Shqipërisë po komuniste. Asesi të një kohe, por të një kohe tjetër për "të shlyer të tëra ato që i prishnin marrëdhëni­et në të kaluarën", siç thotë Gjilas. Dhe garanci për këte ai thotë se ishte edhe vetë Enver Hoxha, "një mik i vërtetë i Jugosllavi­së së re".

Duket që, në euforinë e partizanër­isë komuniste jugosllavo- shqiptare, kur e thekson disi edhe epërsinë rinore të Enver Hoxhës, Gjilas harron se për vete është plot tre vjet më i ri. Por kjo është diçka e dorës së dytë. Na duhet të futemi në shpirtin dhe thelbin e kohës së vitit 1945, kur euforia e fitores mbi fashizmin dhe ditëve të vendosjes së komunizmit gati në gjysmën e Europës sundonte mendjet, zemrat dhe shtatin e gjithë udhëheqësv­e komunistë, të cilët ende nuk e kishin ndërruar kostumin e partizanit. E pra, asisoji, kemi ende të bëjmë me Milovan Gjilasin besnik të palëkundur të idesë komuniste të Jugosllavi­së së Titos. Ndonëse nuk do të vononte dhe hap mbas hapi gjithçka te ky personalit­et do të ndryshohej kryekëput, duke e shndërruar në disidentin ndër më të parët e shoqërive komuniste të Europës. Në këtë kontekst, duhet kuptuar dhe euforia e tij e majit të vitit 1945 për udhëheqësi­t ende partizanë të Shqipërisë komuniste që sapo lindte.

Rreth 35 vjet më vonë, kur tash disidenti Milovan Gjilas do të shkruante kujtimet e tij me të cilat po merremi ne në këtë dossier të sotëm të "Panoramës", ai është një tjetër. Ose është ky i këtij kapitulli tjetër të kujtimeve të tij:

MILOVAN GJILAS I VITIT 1980…

Në të vërtetë, mbas gjithë atyre gati 40 vjetëve larg 1945- s të Tiranës që kishte vizituar, tash, në fillim të viteve ' 80, Milovan Gjilas ishte pra krejt tjetër. Nuk ishte më pjesë e katërshes drejtuese komuniste Tito - Kardel - Gjilas - Rankoviç ( Tito Sekretar i Përgjithsh­ëm i Partisë, e Gjilas sekretar i Partisë). Tash ai ishte revizionis­ti Milovan Gjilas i vitit 1954, i përjashtua­ri prej Komitetit Qendror; ishte i arrestuari i vitit 1956, i riarrestua­ri i vitit 1957, i dënuari edhe për shkak të librit "Kla-

Nako Spiru bënte pjesë në kreun, edhe sepse nuk mund të thuhej se ishte një eksponent i spikatun. Dallohej për sinqeritet­in dhe inteligjen­cën e hollë. Me trup të brishtë, thuajse të imtë, ai ishte plot nerv. Thuhej se kishte kaluar një fëmijëri jo të lumtur ose që kishte kaluar një dhimbje të pangushëll­ueshme

 ??  ?? Milovan Gjilas në vitet e disidencës
Milovan Gjilas në vitet e disidencës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania