Panorama (Albania)

“Besojeni germë për germë kërcënimin tonë bërthamor”

Zyrtari koreanover­ior flet për CNN: Ne i vëmë në veprim fjalët tona

-

Kërcënimi për luftë nukleare botërore që mund të nisë nga Koreja e Veriut nuk është zbehur, edhe pse shkëmbimet e deklaratav­e të tensionuar­a mes Kim Jong Un dhe Donald Trump nuk janë të shpeshta si më parë.

Një zyrtar i lartë i Koresë së Veriut ka paralajmër­uar botën se duhet të marrë si të vërtetë, germë për germë, kërcënimin e vendit të tij për të testuar një armë bërthamore mbi tokë. Zyrtari Ri Yong Pil, tha për CNN në një intervistë ekskluzive në Penian, se “kërcënimi i bërë nga ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut muajin e kaluar nuk duhet të merret lehtë. Koreja e Veriut gjithmonë i ka vënë në veprim fjalët e saj”, ka thënë Ri i zemëruar, sipas raportimit të CNN. Duke folur gjatë një vizite në Nju Jork, në Asamblenë e Përgjithsh­me të Kombeve të Bashkuara muajin e kaluar, ministri i Jashtëm Ri Yong Ho ngriti mundësinë që Koreja e Veriut mund të provonte një bombë të fuqishme hidrogjeni mbi Oqeanin Paqësor. Kërcënimi erdhi pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump, kërcënoi të shkatërron­te tërësisht Korenë e Veriut gjatë fjalimit të tij të parë në OKB. “Ministri i Jashtëm është shumë i vetëdijshë­m për qëllimet e liderit tonë suprem, kështu që unë mendoj se ju duhet ta merrni seriozisht çdo fjalë të tij”, tha Ri për CNN. Koreja e Veriut zhvilloi testet më të forta të periudhës gjashtëvje­çare, në fillim të shtatorit, duke pretenduar se kanë përdorur një bombë hidrogjeni. OKB iu përgjigj testimit duke imponuar sanksione të reja ndaj këtij vendi. Kërcënimet e vazhdueshm­e të Koresë së Veriut i kanë vënë fqinjët e saj në Paqësor në alarm të lartë. Në shtator, Peniani testoi një raketë balistike mbi Japoni. Kur Koreja e Veriut zhvilloi testin e saj të gjashtë bërthamor, ajo deklaroi se kishte shpërthyer një bombë hidrogjeni që mund të përshtatej në kokën e një rakete balistike. Peniani kërcënoi se do të hidhte raketa në ujërat jashtë territorit të Guamit, në Paqësor, SHBA.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania