Panorama (Albania)

Sadiku rikthehet me dopietë, Grezda gol “alla Ronaldo”

Mesfushori vë firmën në goleadën e Osijekut ndaj Zadarit me gol si fenomeni

-

Armando Sadiku është i pandalshëm. Dje, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Polonisë, bomberi i Kombëtares ka realizuar dopietë "in ekstremis".

Një gol në minutën e dytë të takimit dhe një tjetër në minutën e parafundit. Sulmuesi i Kombëtares është rikthyer te goli me skuadrën e Legias, në ndeshjen kundër Dryteks Bytovia. Pas vetëm 2 minutash lojë, bomberi kuqezi ka gjetur rrugën e rrjetës, pas asistit perfekt të marrë nga Dabrovski. 26- vjeçari nuk ka falur, duke shënuar për t'i dhënë fund ngërçit të golit. Një aksion i ndjekur brenda zonës dhe me një goditje ia ka dalë që të shmangë portierin. Shqiptari ka qëndruar në fushë për 90 minutë dhe në të 88- ën ka realizuar për të vulosur sfidën.

EROS GREZDA

Tetori është muaji i artë për Eros Grezdën. Paraqitjet fantastike me Kombëtaren shqiptare në dy ndeshjet eliminator­e me Spanjën dhe me Italinë u pasuan me golat në skuadrën e tij Osijek. Mesfushori shqiptar vazhdon të bëjë performanc­a të shkëlqyera në Kroaci dhe të shënojë gola shumë të bukur. Ai i fundjavës në kampionat është pasuar nga një tjetër gol ditën e djeshme në Kupën e Kroacisë. Osijeku siguroi kualifikim­in për në raundin e 1/ 8- ave, duke fituar 0- 4 ndaj Zadarit. Njërin prej golave e shënoi shqiptari, duke përdor fintet e fenomenit Ronaldo për të dribluar mbrojtësit dhe për t'iu afruar zonës së vogël të portierit. Nga një distancë e afërt me portën, por nga një pozicion i prirët, Grezda godet dhe e ndal topin në rrjetë, duke shënuar golin e dytë të ndeshjes në minutën e 48- të.

Ky ishte goli i dytë në Kupën e Kroacisë, ndërsa më parë Grezda kishte shënuar një tjetër gol në raundin e kaluar, duke ndihmuar skuadrën që të kualifikoh­ej. Në total, gjatë këtij sezoni ka shënuar 5 të tillë, tre prej golave në kampionati­n kroat. Grezda u largua në merkaton e verës nga Lokomotiva e Zagrebit, për të nisur aventurën e re me Osijekun dhe fillimi duket se është shumë pozitiv.

Grezda është shndërruar në një lider të ekipit

5 gola- Statistika­t-

të Osikejut. Me tre golat e shënuar në kampionat, ai ndan kreun e golashënue­sit me boshnjakun Hajradinov­iç, i cili po ashtu ka arritur të shënojë 3 herë në kampionati­n kroat. Për sa i përket aktivizimi­t me Os- ijekun, Grezda është i 11- ti me 603 minuta të luajtura dhe i teti në skuadër për ndeshje të nisura si titullar ( 10). Por ka një tjetër statistikë ku Grezda është i pari dhe bëhet fjalë për kartonët e verdhë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania