Panorama (Albania)

SHEMBUJT E PAKETËS FISKALE

-

SA DO TË PAGUAJNË MAKINAT E LUKSIT Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, të gjitha makinat me kapacitet vendesh 6+ 1, në rast se janë mbi 3 mijë cilindrat apo me vlerë çmimi mbi 5 milionë lekë, do të paguajnë 21 mijë lekë në vit taksën e makinës së luksit. Përveç kësaj, kur makina regjistroh­et për herë të parë, do të paguajnë 70 mijë lekë taksën e regjistrim­it. Aktualisht kjo taksë paguhet nga pronarët e makinave 4+ 1 nëse plotësohet kriteri i cilindrati­t apo çmimit. Por qeveria ndryshoi kriterin e kapacitete­ve të vendeve për shkak të abuzimeve që bënin shoferët me modifikimi­n e sediljeve.

SA DO TË PAGUHET PËR SHTËPITË

Për shtëpitë qytetarët do të paguajnë më shumë lekë me taksën e re të pronës. Për ta konkretizu­ar sa do të paguhet, gazeta risjell edhe një herë shembullin e llogaritje­s së taksës me formulën e re që do të aplikohet nga 1 janari. Nëse një familje banon në zonën e “Porcelanit”, në apartament me sipërfaqe 100 metra katrorë, që përkon me zonën kadastrale 3/ 1 dhe çmimi fiskal është 77,000 lekë për metër katror, llogaritet që vlera e apartament­it sipas tregut të jetë 7,7 milionë lekë. Sipas përllogari­tjeve të taksës me formulën e re, kjo familje do të paguajë 3,850 lekë në vit.

SA DO TË PAGUHET PËR BIZNESIN

Për biznesin aktualisht taksa e ndërtesës është fikse 400 lekë/ m2. Me formulën e re do të jetë 0,15 për qind e vlerës së ndërtesës. Për ta konkretizu­ar me një shembull, nëse një biznes posedon një ambient me sipërfaqe 50 metra katrorë me çmim 5 milionë lekë, ai aktualisht paguan 20,000 lekë taksë. Me formulën e re, nëse ndërtesa ka vlerë 5 milionë lekë, me taksën 0,15 për qind biznesi do të paguajë 7,500 lekë. Edhe për biznesin taksa e ndërtesës do të llogaritet si përqindje mbi vlerën e ndërtesës sipas çmimit të tregut.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania