Panorama (Albania)

PS voton kundër arrestit të Tahirit, SHBA: Askush s’duhet të gëzojë imunitet, jo shënjestra të një partie

MAXHORANCA RREZON ME 75 VOTA ARRESTIMIN, LEJON KONTROLLIN VETJAK E TE BANESES. BASHA: REKORD I ZI

-

Partia Socialiste ka “shpëtuar” dje ishministr­in e Brendshëm, Saimir Tahiri, nga kërkesa e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda për arrestimin e tij.

Socialistë­t bashkuan votat dje me tre deputetët e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, duke siguruar në këtë mënyrë 75 vota kundër kërkesës së Prokuroris­ë. Ky votim nga ana tjetër ka bashkuar opozitën PD- LSI, të cilët për herë të parë në Parlament kanë arritur të mbledhin së bashku 60 vota pro arrestimit të deputetit Saimir Tahiri. Votimi Gjatë seancës së djeshme, socialistë­t në raportin e tyre të hartuar në Këshillin e Rregullore­s dhe Mandateve pranuan pjesërisht kërkesën e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda. Me votimin e djeshëm, Prokuroria do të ketë të drejtë që të ushtrojë kontroll personal dhe ndaj banesës së deputetit Tahiri. Në vendimin e saj, PS i ka dhënë të drejtë Prokuroris­ë që të ndalojë daljen jashtë shtetit të Saimir Tahirit, të vendosë detyrimin për t’u paraqitur para Policisë Gjyqësore, si dhe autorizimi­n që ndaj deputetit të aplikohet masa për të qëndruar në një vend të caktuar, si masë shtrëngues­e të heqjes së lirisë. Po ashtu, maxhoranca vendosi të rrëzojë kërkesën e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda për vendosjen e masës së arrestit me burg ose arrest në shtëpi. Ndërkohë që propozimi i demokratëv­e ishte që të gjitha kërkesat e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda të aplikohesh­in për deputetin Tahiri. Gjithsesi, kërkesa e PD- së dhe e LSI- së që të arrestohej Tahiri nuk u pranua dhe mori vetëm 60 pro të opozitës dhe 75 vota kundër të maxhorancë­s, PSPDIU. Gjatë seancës munguan 5 deputetë, Fatmir Xhafaj, Tom Doshi, Vangjel Tavo, Agron Çela dhe vetë, Saimir Tahiri, i cili nuk ka qëndruar në sallë gjatë procesit të votimit.

TAHIRI Ish- ministri i Brendshëm u paraqit dje në Parlament, po nuk ka pranuar të mbajë një fjalim për të paraqitur mbrojtjen e tij nga akuzat e Prokuroris­ë. Ai ka deklaruar se drejtësinë nuk pret ta gjejë në sallën e Parlamenti­t dhe pas kësaj fjale të shkurtër është larguar. “Nuk pres ta gjej të drejtën time dhe të vërtetën time këtu në sallën e Parlamenti­t, por aty ku më takon. Para drejtësisë dhe para gjithë qytetarëve. Rruga ime për të gjetur drejtësinë nuk ndalet dot”, tha dje Tahiri. Ndërkohë që ish- ministri foli në Kuvend, opozita kishte përgati- tur një “koreografi” me pankarta kundër tij dhe qeverisë. Deputetët e PD- së dhe LSI- së kanë mbajtur në duar gjatë gjithë kohës parulla kundër maxhorancë­s, si “Qeveria e mafies”, “Jo drogës”, “Qeveri e krimit” etj. Por edhe pse seanca ishte pa debate dhe vetëm votim, demokratët e kanë gjetur “shtegun” e rregullore­s për të folur për çësh- tjen “Tahiri”. Dje, për herë të parë pas 4 vitesh është shfrytëzua­r 60- minutëshi i debatit ku diskutohet për çështje të lira. Kjo hapësirë nuk u shfrytëzua asnjëherë gjatë 4 viteve të shkuara, por duke qenë se Gramoz Ruçi nuk toleron asnjë shkelje të rregullore­s, atëherë opozita i është kthyer “modës së vjetër”, debatit për çështje jashtë rendit të ditës.

DEBATI Ish- kryeminist­ri Sali Berisha ka ironizuar dje kreun e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i cili tha se “historia nuk do t’i falë, dhe as ndërgjegjj­a jonë, nëse nuk jemi të bindur që të marrim një vendim që cenon atë që quhet kushtetutë”, që në këtë rast ishte për arrestimin e Tahirit. Por gjatë debatit pa mikrofon, Berisha iu drejtua Manjës: “Të mori historia, o Ulsi”, ndërkohë që deputeti i PS iu drejtua: “Kur të mori ty historia, thashë të më marrë dhe mua”. Ky fërkim shkaktoi të qeshurat e Kryeminist­rit Rama në sallë. Ndërkohë që Berisha gjatë një replike të shkurtër në Kuvend ka sulmuar Edi Ramën se ka shitur dëshmitari­n e mbrojtur për çështjen Tahiri. “Njëri që ka shitur dëshmitari­n e mbrojtur të Habilajve, oficeren e policisë, ka vetëm një emër dhe ai është Edvin Kristaq Habili, i cili, pasi mori foton nga Bledi Habili, shkoi me vrap në zyrën e Fatmir Xhafës dhe atje identifiku­an personin”, tha Berisha. Por fjala Berishës iu ndërpre nga Ruçi: “Nuk diskutohet çështja në seancë”.

 ??  ?? HOYT BRIAN YEE ( MAJTAS) SAIMIR TAHIRI DJE NE KUVEND
HOYT BRIAN YEE ( MAJTAS) SAIMIR TAHIRI DJE NE KUVEND
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Opozita dje gjatë seancës në Parlament
Opozita dje gjatë seancës në Parlament

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania