Panorama (Albania)

Hetuesit në shtëpinë e Tahirit, Lu: Askush mbi ligjin, e vërteta nuk u përket partive

Kreu i PD: Rama refuzon të bëhet pjesë e zgjidhjes

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me ambasadori­n e SHBAve në Tiranë, Donald Lu, një ditë pasi Parlamenti vendosi me 75 vota pro të mos i aprovojë Prokuroris­ë kërkesën për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.

Takimi i Bashës me diplomatin amerikan në Tiranë erdhi pas deklaratav­e të zëvendësnd­ihmëssekre­tarit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee, se SHBA do të mbështesë prokurorët dhe gjyqtarët në Shqipëri për të bërë hetime dhe për të dhënë dënime edhe në nivelet më të larta të administra­tës. Në përfundim të takimit me Lu, kreu i PD- së Basha u shpreh optimist se ish- ministri Saimir Tahiri nuk do të arrij t’i shpëtojë përballjes me drejtësinë, duke kujtuar se opozita po bashkëpuno­n me partnerët ndërkombët­arë. “Sajmir Tahiri nuk do t’i shpëtojë drejtësisë. Pavarësish­t prej mbrojtjes politike që i bëri dje maxhoranca, faktet e dala publikisht dhe faktet e tjera të cilat disponohen nga organet shqiptare të hetimit, nga Prokuroria shqiptare, por dhe nga partnerët, do të bëjnë të mundur që ai të marrë përgjegjës­itë e tij penale para ligjit shqiptar për mbrojtjen dhe ndihmën që i ka dhënë, jo thjesht një bande kriminale, por përpjekjes për ta kthyer Sh- qipërinë vetëm në katër vite në një bazë të sigurt të krimit të organizuar, në prodhuesin më të madh të kanabisit në Europë dhe eksportues­in e drogave të lehta dhe të forta drejt Europës. Këto janë konstatime të institucio­neve perëndimor­e, nuk janë thjesht dhe vetëm konstatime të opozitës, e cila pa dyshim kanë qenë në ballë të kësaj beteje. Rama vazhdon të jetë, siç ka qenë prej fillimit, pjesë e problemit dhe refuzon të bëhet pjesë e zgjidhjes”, deklaroi Basha. Sipas kreut të opozitës, ishministr­i Tahiri do të jetë vetëm fillimi i një procesi që do të çmontojë narkoshtet­in. Basha theksoi se PD do të mbështesë në mënyrë të plotë organet e drejtësisë. “Sajmir Tahiri nuk është fundi, por është fillimi i një pro- cesi të çmontimit të narkoshtet­it, të çmontimit të mafies së narkotikes, që ka kapur shtetin. Kjo luftë, e cila sapo ka filluar, nuk do të jetë as e lehtë dhe as e shkurtër. Por Partia Demokratik­e do të ketë rolin e saj jashtëzako­nisht të rëndësishë­m në këtë luftë, në planin e mbështetje­s totale ndaj organeve të zbatimit të ligjit, në veçanti ndaj prokuroris­ë dhe gjykatave të vendit. Kjo është një përpjekje të cilën ne e bëjmë në bashkëpuni­m me partnerët strategjik­ë të Shqipërisë, me BE- në dhe SHBA- të, dhe jemi krah për krah me ta. Beteja sapo ka nisur dhe jemi shumë të inkurajuar nga mbështetja që i është dhënë dhe do t’i jepet në ditët dhe javët në vazhdim kësaj beteje jetike për të ardhmen e Shqipërisë dhe për integrimin europian të Shqipërisë, që kalon vetëm përmes çmontimit të narkoshtet­it”, tha Basha. Kreu i PD- së paralajmër­oi se krahas emrit të Saimir Tahirit, në skenën politike do të dalin edhe zyrtarë të tjerë të qeverisë të lidhur me krimin dhe përfaqësue­s të botës së krimit. “Edhe opozita, edhe partnerët kanë informacio­ne të besueshme dhe të shumta për rolin e individëve, politikanë­ve me pushtet në kthimin e Shqipërisë në një bazë të sigurt të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Është detyra jonë si opozitë që në bashkëpuni­m dhe në bashkërend­im me partnerët ndërkombët­arë të bëjmë jo thjesht dhe vetëm denoncimin publik të këtyre fakteve, por të sigurohemi që Prokuroria shqiptare dhe Gjyqësori shqiptar, këta individë, sado të pushtetshë­m qofshin, anëtarë të kabinetit, drejtues të lartë të pushtetit, të trajtohen njësoj para ligjit si çdo qytetar shqiptar dhe të marrin para drejtësisë atë që meritojnë”, u shpreh kreu i opozitës.

 ??  ?? RAMA FALENDERON DONALD LU. BASHA: “TAHIRI VETEM FILLIMI”
RAMA FALENDERON DONALD LU. BASHA: “TAHIRI VETEM FILLIMI”
 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania