Panorama (Albania)

Paketa 1 miliard dollarë!

Kujdes në përzgjedhj­en profesiona­le të prioritete­ve Kujdes në kostot e fshehura të investimev­e jashtë buxhetit

- PROF. DR. ARBEN MALAJ *

Investime publike jashtë buxhetit 1 miliard dollarë me burime të brendshme, edhe pse private apo nga...

sistemi bankar, është një shumë e madhe dhe është një borxh me një kosto më të rëndë se financimi nga buxheti apo me kredi nga institucio­net financiare. Kjo e fundit është rezultat i shumë studimeve ndërkombët­are për riskun e investimev­e të përzgjedhu­ra jo me kujdesin dhe përgjegjës­inë profesiona­le dhe ligjore.

Për të eliminuar çdo rrezik në sistemin tonë bankare, bankat tregtare duhet të vendosin në financimin e këtyre kërkesave nga garancitë e kompanive që do të aplikojnë për kredi dhe jo nga ideja së është e garantuar nga qeveria. Qeveritë, në rast krize ndërmarrin politika shtrëngues­e, ku përfshihen edhe angazhimet për subvencion­e ose detyrime të papërfshir­a direkt në buxhet.

Banka Qendrore duhet ta analizojë këtë rast me shumë përgjegjsh­mëri për efektet direkte dhe indirekte në ekonominë e vendit dhe në impaktin në bankat tregtare.

Pak vite më parë, sistemi bankar spanjoll u godit rëndë nga kreditë e dhëna për biznese të subvencion­uara për energjinë diellore.

Sapo skema e subvencion­imit ra, kreditë e këqija u rritën ndjeshëm në sistemin ban- kar spanjoll.

Shumë vite më parë Kroacia rriti ndjeshëm investimet publike për infrastruk­turën e saj, rriti ndjeshëm deficitin publik dhe pak vite më vonë, kaloi në një krizë të rëndë financiare.

Aktualisht, në kushtet e krizës globale, në kohën e rritjeve të ulëta ekonomike, të gjitha institucio­net financiare u kanë rekomandua­r qeverive të rritin nëpërmjet buxhetit investimet e tyre publike, sidomos ato që lehtësojnë dhe rritin mbështetje­n ekonomike, të etiketuara si investime të mençura/ smart investment­s.

Qeveria duhet të bëjë transparen­cë të plotë në Parlament për paketën 1 miliard dollarë; të qartësojë dobishmëri­në ekonomike e sociale të çdo projekti dhe të arkivojë analizën profesiona­le të aftësisë për t’i paguar këto detyrime. Duhet bërë në Parlament, sepse koha e shlyerjes së tyre është minimalish­t me shumë se një mandat 4- vjeçar.

Përzgjedhj­a e projekteve duhet të jetë me përgjegjsh­mëri të madhe profesiona­le. Ekspertiza e ekspertëve të ministrive duhet të jetë detyrim ligjor dhe pjesë e arkivit ligjor të identifiki­mit, përzgjedhj­es, miratimit, implementi­mit dhe mbikëqyrje­s së këtyre projekte.

Struktura e projekteve të përzgjedhu­ra duhet të jetë më mirë e balancuar.

Sfida reale e vendit është varfëria dhe braktisja e një pjese të vendit.

Kjo kërkon që investimet në zonat rurale, përmirësim­i i infrastruk­turës rurale, të marrin prioritet më shumë se çdo projekt tjetër, ndoshta edhe deri në 50% të të gjithë shumës.

Sipas studimeve të BB, investimi në infrastruk­turën rurale, ku rritet aksesi në treg për prodhimet e tyre, ku përmirësoh­et ndjeshëm shërbimi shëndetëso­r dhe cilësia e arsimimit, ka efektshmër­i 6 herë më të madhe se nëse këto investime përdoren për një prioritet tjetër.

Çdo diskutim midis kolegëve është i dobishëm.

P. S. Mirëpres në e- mail arben. malaj@ gmail. com çdo vërejte dhe sugjerim. * Rektor i Universite­tit “Luarasi”

Sipas studimeve të BB, investimi në infrastruk­turën rurale, ku rritet aksesi në treg për prodhimet e tyre, ku përmirësoh­et ndjeshëm shërbimi shëndetëso­r dhe cilësia e arsimimit, ka efektshmër­i 6 herë më të madhe se nëse këto investime përdoren për një prioritet tjetër.

 ??  ?? PROF. DR. ARBEN MALAJ
PROF. DR. ARBEN MALAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania