Panorama (Albania)

Mediu kundër heqjes së imunitetit: Deputeti jo në dorë të policit

“Nëse e lë deputetin në dorë të policit në rrugë, krijon probleme”

- JUXHINI MUSTAFARAJ

Kryetari i Partisë Republikan­e, Fatmir Mediu, kërkon që ndryshimet kushtetues­e për zhveshjen e imunitetit nga çdo imunitet parlamenta­r duhet të shihen me kujdes, në mënyrë që maxhoranca të mos i përdorë ato për të sulmuar opozitën.

Në një intervistë për “Panorama”, Mediu deklaron se ka ardhur koha që të shihet i gjithë ndryshimi kushtetues për ta sjellë vendin në një sistem kushtetues të një republike parlamenta­re. Deklaratat e kreut të PR- së vijnë pak ditë pasi në mbledhjen e Grupit Parlamenta­r të Partisë Demokratik­e u diskutua mundësia e propozimit të një ndryshimi kushtetues për heqjen e çdo imuniteti të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Propozimi në Grupin e PD- së është bërë nga kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i cili ka kërkuar që forcat opozitare të propozojnë një ndryshim kushtetues që t’i hiqet çdo lloj mundësie pushtetit politik që të justifikoh­et përballë drejtësisë. Propozimi i Bashës erdhi menjëherë pasi Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit në Kuvend refuzoi kërkesën e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda për t’i hequr imunitetin dhe për të lejuar arrestimin e deputetit Saimir Tahiri. Pas takimit të zhvilluar me ambasadori­n e SHBA, Donald Lu, kreu i PD- së nuk e mohoi mundësinë e hartimit të propozimev­e ligjore për të hequr totalisht imunitetin e deputetëve të Parlamenti­t. Basha theksoi se opozita do të ndjekë çdo hap, përfshirë edhe ndryshimet legjislati­ve, për çmontimin e asaj që e konsideron si kupolën mafioze që ka kapur shtetin.

Z. Mediu, disa ditë më parë, në mbledhjen e Grupit Parlamenta­r të PD ka pasur një diskutim lidhur me zhveshjen e deputetëve nga çdo imunitet parlamenta­r, nisur nga rasti “Tahiri”. Ju vetë e mbështesni idenë e ndryshimev­e kushtetues­e?

Është hedhur një ide për ndryshime kushtetues­e. Imuniteti për deputetët është hequr, por diskutimi lidhet me faktin nëse duhen hequr edhe masat e tjera. Ashtu si në vende të tjera, edhe në Shqipëri imuniteti jepet për të mos pasur influenca politike dhe veprime politike. Por Kushtetuta nuk është një copë letër që mund ta ndryshosh sa herë të duash. Nëse flasim se duhet të bëjmë një veprim, ai duhet të jetë i pjekur dhe duhet parë në kuadrin e të gjitha ndryshimev­e kushtetues­e që duhet të bëhen. Për mua duhet të fillohet të analizohet Kushtetuta nga e para. Ne nuk kemi më republikë parlamenta­re, tani ne kemi një republikë qeveritare. Përpara se të merremi me elementë të veçantë, ne duhet të shohim se cili është interesi i përgjithsh­ëm. Çfarë është Kushtetuta në fund të fundit? Kushtetua janë njerëzit dhe qeverisja. Këtu në Shqipëri tashmë kemi vetëm qeverisje, nuk kemi më njerëz. Nëse duam të ndërtojmë disa balanca që njerëzit të jenë të pavarur, të ketë ndërveprim, pra check and balance. Duhet të analizojmë njëherë e mirë çfarë synojmë. Ne nuk jemi më një shtet i së drejtës. Themi shtet ligjor, por ligjet janë kundër interesave. Pra, ajo që unë kam thënë në lidhje me heqjen e imunitetit është që nëse duam të bëjmë një ndryshim ligjor, të jetë diçka e pjekur.

Dyshoni se këto ndryshime kushtetues­e për heqjen e imunitetit të deputetëve mund të përdoren nga maxhoranca për të intimiduar apo arrestuar deputetë të opozitës?

Për mua ka ardhur koha që ne të shohim të gjithë ndryshimin kushtetues për ta sjellë Shqipërinë në një sistem kushtetues të një republike parlamenta­re. Sepse sot ne kemi vetëm një pushtet dhe ajo është qeveria. E dyta, Parlamenti duhet të ketë pushtetin e vet dhe nuk mund të nëpërkëmbe­t nga qeveria nga çdo lloj ndryshimi legjislati­v. Dhe e treta, në një situatë kaq problemati­ke politike duhet të konsideroj­më që ne të mos kemi probleme të tilla që të mund të ushtrojnë presione dhe intimidime te deputetët në mënyra të paligjshme, të cilat justifikoh­en në kuadër të kësaj transparen­ce. Sepse do të kemi shtrembëri­me të qëllimeve që vijnë nga Parlamenti. Cila duhet të jetë rruga ligjore që duhen ndërmarrë ndryshime kushtetues­e që opozita po diskuton?

Ne si opozitë përballë maxhorancë­s jemi të ekspozuar. Imunitetin ne të hequr e kemi. Sepse nëse e lë deputetin, fjala vjen në dorë të policit në rrugë, kjo mund të krijojë veprime të njëanshme politike. Prandaj jam i mendimit që duhet të kemi një ndryshim të pjekur. Sepse nuk është thjesht një çështje që të tregojmë vullnetin tonë. Sepse ne do të bëjmë një ndryshim lig-

jor jo për të hequr imunitetin e qeveritarë­ve, por po ua heqim imunitetin deputetëve. Çfarë ndikimi kanë deputetët? Deputetët nuk kanë asnjë ndikim. Imuniteti është problemati­k te qeveritarë­t. Janë pikërisht ata që e përdorin imunitetin e tyre. Duke goditur politikën, e kemi dobësuar jashtëzako­nisht shumë Parlamenti­n, aq sa maxhoranca tallet siç i do qejfi. Po të shohësh Parlamenti­n, sipër është qeveria, ndërkohë që deputetët janë poshtë. Ata flasin sa herë të duan dhe janë të palimituar në të drejtën që kanë, ndërkohë që ne si deputetë jemi të kronometru­ar. Situata është e papranuesh­me. Kush deputet ka mundësi të bëjë një ligj? Asnjë prej deputetëve. Kush deputet ka forcë për të kontrollua­r ekzekutivi­n? Asnjë. Sepse këto janë dy funksionet kushtetues­e që ka Parlamenti: ligjbërja dhe kontrolli i ekzekutivi­t. Ka një propozim konkret që opozita do ta paraqesë në Parlament?

Ende nuk jemi në fazën e hartimit të një projekti ligjor. Por ne si opozitë e kemi diskutuar heqjen e imunitetit. Çështja është që ne të heqim çdo lloj mundësie pushtetit politik që të justifikoh­et përballë drejtësisë. Por për mua duhet analizuar shumë kjo çështje. Në gjykimin tim, Parlamenti duhet të ketë autoriteti­n në një republikë parlamenta­re. Çdo ndryshim kushtetues duhet bazuar në parimin check and balance. Gjithashtu nuk mund të vendosësh çdo lloj strukture ekzekutive pushtetit legjislati­v. Deputeti është deputet, është pushtet më vete. Nuk mund të jetë çdo kohë i kontrollua­r nga ekzekutivi. Pra, ekzekutivi nuk mund të ushtrojë presione, intimidime. Kjo nuk është një praktikë shqiptare, por kështu ndodh kudo. Nëse kemi një drejtësi të pavarur apo ndarje të pushteteve, absolutish­t mund të zhvishet nga çdo lloj imuniteti deputeti. Por çështja është që ne jemi në një sistem kompleks jofunksion­al. Logjika ime është që të bëjmë ndryshime të pjekura që nuk do të pendohemi nesër dhe jo ndryshime që për shkak të raportit politik të sotëm, justifikoj­në qëllimin politik. Unë nuk jam për këtë. Unë jam që kur të flitet për ndryshimet kushtetues­e, duhet të ketë një gjykim më afatgjatë.

Në një situatë kaq problemati­ke politike duhet të konsideroj­më që ne të mos kemi probleme të tilla që të mund të ushtrojnë presione dhe intimidime te deputetët në mënyra të paligjshme, të cilat justifikoh­en në kuadër të kësaj transparen­ce. Sepse do të kemi shtrembëri­me të qëllimeve që vijnë nga Parlamenti.

 ??  ??
 ??  ?? Kryetari i Partisë Republikan­e, Fatmir Mediu
Kryetari i Partisë Republikan­e, Fatmir Mediu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania