Panorama (Albania)

Zgjedhjet në Gjermani dhe sirenat...

- BASHKIM ZENELI

Më24 shtator, në Gjer mani u zhvilluan zgjedhjet e 19- ta parlamenta­re që nga viti 1949 ...

Koalicioni i madh nuk do të vazhdojë më. Zonja Merkel për shumë arsye këtë do ta dëshironte, por udhëheqësi i SPD- së Schulz e bëri disa herë të qartë se partia që ai drejton do të qëndrojë dhe të luftojë në opozitë. Zonja Merkel edhe më tej ka deklaruar se: “Një derë që përplaset fort, nuk do të thotë se gjithmonë mbyllet mirë”. Por reagimi i Schulz ka qenë i ashpër: “Dua t’i bëj të qartë zonjës Merkel se unë e bëj atë personalis­ht përgjegjës­e për gjendjen e demokracis­ë gjermane”

( para dy ditësh kabinetit Merkel i mbaroi mandati qeverisës, por Kushtetuta lejon vazhdimin). Rëndësia e tyre ishte shumë e madhe; si për zhvillimet brenda vendit, veçanërish­t me dyndjen e madhe migratore, por edhe në një kontekst më të gjerë të zhvillimev­e të sotme në Europë dhe më gjerë. Për paqen, lirinë, demokracin­ë dhe sigurinë të kërcënuar nga terrorizmi, populizmi i djathë radikal, euroskepti­cizmi dhe tendencat e shteteve nacionalis­te, përfshirë edhe disa prej vendeve të BE- së. DISA TREGUES TË FUSHATËS ELEKTORALE

Në zgjedhjet e fundit në Gjermani morën pjesë 61.5 milionë votues, ose 77%; në krahasim me 71.5% në zgjedhjet e 2013- s, me 299 zona zgjedhore.

“Kush nuk voton, do të deklaronte një ditë para votimeve, Presidenti gjerman Steinmeier lejon të tjerët të vendosin për të ardhmen e vendit”.

E kam ndjekur nga afër, i ndodhur në Gjermani, këtë fushatë model, e mbi të gjitha me përgjegjës­inë shumë të lartë për vendin dhe për qytetarët. Çdo gjë në funksion të tyre! Në të gjitha temat themelore të fushatës.

Prej disa muajsh, anketimet nxirrnin fitues unionin CDU- CSU, por jo me shifrat më të mira të tij. Me drejtimin e SPD, tashmë nga Martin Schulz, që zëvendësoi kryetarin e mëparshëm Sigmar Gabriel, njëkohësis­ht ministër i jashtëm, në SPD u duk një rritje e ndjeshme, deri në 35- 37 %. Por, kjo ishte shumë e përkohshme, e ndoshta si një fillim i një “shkundjeje” të partisë dhe të votuesve të saj.

Në anketime, 80% e popullsisë gjermane shprehej se: “Unë jam mirë”. 73% u shprehën se Kancelaria Merkel “punon mirë”. Afro 60% e shihnin më mirë për Kancelar zonjën Merkel se zotin Schulz, duke u përqendrua­r “sidomos në këto kohët e vështira”.

Sidomos në dy vitet e fundit, shumica e popullsisë gjermane e mbështeti politikën e Kancelares Merkel për imigrimin, pavarësish­t edhe qëndrimeve të skajshme të grupimeve të ndryshme politike, sidomos të AfD ( Aleanca për Gjermaninë). Por qëndrime krijoi edhe aleatja 70- vjeçare në bashkëqeve­risje, CSU e Bavarisë.

Siç dihet tashmë, zgjedhjet u fituan nga unioni CDU- CSU, me 32.8% ose me afro 9% më pak se në zgjedhjet e vitit 2013. SPD doli në vend të dytë, me 20.7%, 5.5% më pak se zgjedhjet e kaluara. Humbëse e madhe , me afro 10%, ishte edhe CSU e Bavarisë.

Për herë të parë që nga themelimi i saj arriti të përfaqësoh­et në Bundestag, me 13.2%, Aleanca për Gjermaninë. Ashtu siç nuk pritej, ajo doli forcë e tretë në Bundestag. U rikthyen në Bundestag FDP ( Liberalët) me 9%, që kishin munguar në 70 vitet e fundit, vetëm në vitet 2013- 2017 e që ishte cilësuar një “ngjarje katastrofi­ke”.

Të Gjelbërit dhe Die Linke ( E majta) do të përfaqësoh­en në Bundestag me një rritje të vogël.

Që nga viti 1949, për herë të parë do të kemi në Bundestag 6 grupe parlamenta­re me 7 parti ( unioni CDU- CSU).

Më shumë se pas 6 dekadash do të përfaqësoh­et në Bundestag një parti e djathtë radikale si Aleanca për Gjermaninë. Një parti antieuropi­ane, nacionalis­te dhe islamofobe.

Për shkak të sistemit zgjedhor me mandate direkte dhe me listën e partisë në lande, Bundestagu për herë të parë do të ketë 709 deputetë, afro 80 më shumë sesa kishte. ( Kjo do t’i kushtojë buxhetit 60- 75 milionë euro në vit më shumë). Bundestagu do të ketë 491 burra dhe 218 gra deputete, me një moshë mesatare afro 50 vjeç.

Më shumë gra deputete kanë të Gjelbërit dhe E Majta, përkatësis­ht 39 nga 67 gjithsej, dhe 37 nga 67 gjithsej. Më pak gra deputete do të ketë CSU- ja, vetëm 8 nga 46 gjithsej, dhe AfD, vetëm 11 nga 94 gjithsej.

Që nga Paslufta e Dytë Botërore, Gjermania është drejtuar nga 8 kancelarë: 5 nga CDU dhe 3 nga socialdemo­kratët. Kancelarët e djathtë kanë qeverisur për 48 vjet, ndërsa kancelarët socialdemo­kratë kanë qeverisur për 20 vjet.

Nga radhët e CDU- së, kancelari që ka qëndruar më shumë në këtë post është Helmut Kohl ( 1982- 1998), ndërsa nga socialdemo­kratët Helmut Schmidt, 8 vjet ( 19741982). Kancelarja Merkel, me këtë fitore, do të mund të barazohet në post me kancelarin Kohl, për plot 16 vjet.

Sipas Kancelares Merkel, qeveria e re do të krijohet në prag të Krishtlind­jeve, pra deri në tre muaj mbas zgjedhjeve të 24 shtatorit, në kuadër të arritjes së marrëveshj­es për bashkëqeve­risje. Edhe në zgjedhjet e 2013- s janë dashur plot 87 ditë për të arritur marrëveshj­en me socialdemo­kratët.

Në bazë të Kushtetutë­s gjermane, Kacelarja dhe ministrat rrinë në detyrë 30 ditë pas zgjedhjeve, pra deri më 24 tetor. Por neni 69 i Kushtetutë­s parashikon që anëtarët e kabinetit të vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë deri në krijim e qeverisë së re.

Pak kohë më parë u largua nga qeveria ministrja e punës dhe çështjeve sociale, Andrea Nahles, pasi u zgjodh kryetare e grupit parlamenta­r të socialdemo­kratëve. ( Gjatë 4 viteve të fundit, zonja Merkel ka drejtuar 158 mbledhje të kabinetit qeveritar dhe vetëm 5 ka drejtuar zv/ kancelari Gabriel.) Disa fjalë për partitë parlamenta­re Dy partitë më të mëdha në vend, CDU dhe SPD, parti popullore, kanë pësuar humbjen më të madhe që nga viti 1949. Po kështu, CSU e Bavarisë ka rezultatin më të ulët që Paslufte. Në Bavari, me 18 milionë banorë, më 24 shtator arriti të kalojë pragun prej 5 % edhe Aleanca për Gjermaninë edhe E Majta, që do të thotë se në zgjedhjet e 2018- s për landin do të jenë të përfaqësua­ra. 1. BASHKIMI KRISTIAN DEMOKRAT ( CDU)

Vetëm 50 minuta pas mbylljes në orën 18: 00 të kutive të votimit ( njëlloj si kancelari Kohl në vitin 1998), Kancelarja Merkel nga “Konrad Adenauer Haus”, në komunikimi­n me median deklaroi fitoren e partisë: “Ishte një fitore e hidhur... shpresonim pak për një rezultat më të mirë...”, por unioni e arriti qëllimin e tij strategjik... Edhe mbas 12 vitesh jemi grupi më i fuqishëm parlamenta­r. Ne do të kemi përgjegjës­inë e madhe për krijimin e qeverisë... Ne do të analizojmë me shumë përgjegjës­i rezultatin... Tani detyra kryesore është të rrisim besimin”. Pavarësish­t rezultatit, të gjithë drejtuesit e partisë u shprehën se: “Angela Merkel e mbajti partinë e bashkuar”. Është pozitive të theksohet se nga 246 mandate që mori unioni CDU- CSU, 231 ishin mandate direkte dhe vetëm 15 ishin nga lista e partisë, në një kohë që të gjitha partitë e tjera, shumicën dërrmuese të mandateve e kanë nga lista e partisë, dhe shumë pak nga mandatet direkte. Kjo flet ende shumë për forcën e CDU- së. ( Rezultatin më të lartë unioni CDU- SCU e ka pasur në vitin 1957, me 50.2%). CDU- ja nuk ka diferenca të ndjeshme në Perëndim ( 33.8%) dhe në Lindje ( 27.6%).

Vetë zonja Merkel vazhdon të ketë popullarit­etin më të madh në radhët e politikanë­ve ( mbas Wolfgang Scheuble deri tani ministër i Financave e mbas zgjedhjeve kryetar i Bundestagu­t).

Për zonjën Merkel evidentohe­n qartazi disa cilësi:

1. Mbështetja e gjerë në parti, aftësi e jashtëzako­nshme për t’u këshilluar e për të marrë vendime në strukturat drejtuese të partisë.

2. Raporte tepër institucio­nale dhe parimore që mban në qeverisje me aleatët në bashkëqeve­risje, në respektim të ligjeve, moralit dhe etikës politike.

3. Respekton dhe zbaton shumë marrëveshj­en dhe kompromisi­n në çështjet themelore të bashkëqeve­risjes.

4. Ka ditur të mbajë në mënyrë shembullor­e premtimet dhe zotimet e marra ndaj qytetarëve. Ka zbatuar ato që ka thënë dhe nuk ka thënë kurrë më shumë sesa mund të bënte.

5. Ka ditur të ndërtojë përherë marrëdhëni­e shumë të mira bashkëpuni­mi me këshilltar­ët e saj, duke respektuar mendimet dhe propozimet e tyre për vendimmarr­je.

6. Ka vlerësuar me shumë seriozitet Bundestagu­n dhe llogaridhë­nien e përhershme para tij, për të gjitha çështjet, por sidomos për ato të politikës së jashtme.

Krahas të tjerave, e sidomos në të dy vitet e fundit, Kancelarja Merkel është ndeshur shumë me çështjen e imigrimit, duke sfiduar jo vetëm kundërshta­rët e saj politikë, por edhe vetë BE- në, me politikën e saj të guximshme të solidarite­tit dhe humanizmit. Dhe mori kosto për vete dhe për partinë.

Por, u përball ashpër edhe me aleatin e saj, CSU, të kryeminist­rit Seehofer për këtë çështje. Pas një kohe të gjatë çdo gjë u duk si një rrugë e ndarë midis tyre, si aleatë historikë. CSU u pozicionua shumë më djathtas, si asnjëherë, dhe kështu nuk arriti të shmangë as rritjen e AfD- së, por edhe Të së Majtës në Bavari.

Ndërkohë që zonja Merkel deklaronte se “partneri i vetëm i natyrshëm për ne është CSU- ja”, kryetari i CSU- së Seehofer i përgjigjej se “ne jemi si përherë, edhe opozitë e natyrshme”.

Në zgjedhjet e 24 shtatorit nga CDU- ja u larguan për të votuar liberalët 1.360.000 votues dhe, për të votuar AfD- në mbi 1 milion.

“Të mos themi jo, nuk ka ndodhur ndonjë gjë e veçantë me votuesit tanë” - do të shprehej Kancelarja Merkel. Apeloi që të gjithë të reflektojn­ë përgjegjës­i dhe “me një politikë më të mirë në të ardhmen, të punojmë që të rifitojmë votuesit tanë që mbështetën sidomos AfD- në”.

2. SPD ( PARTIA SOCIAL DEMOKRATE)

Socialdemo­kratët morën vetëm 20.7%, me rezultatin më të ulët që nga viti 1949, por edhe vetëm me 5% më pak se në zgjedhjet e vitit 2013. Dhe një parti që votohet nga 1 në çdo 5 votues, tani për tani, nuk mund të quhet më parti popullore. SPD mori vetëm 153 deputetë, ose 40 më pak se në zgjedhjet e 2013s. Nga SPD kaluan 470 mijë votues te liberalët; 430 mijë tek E Majta, 360 mijë te Të Gjelbërit dhe afro 500 mijë kaluan tek Aleanca për Gjermaninë.

Kryetari i partisë, Martin Shhulz, para zonjës Merkel, vetëm 30 minuta pas mbylljes së kutive të votimit, në një konferencë për shtyp në “Vili Brandt Haus” pranoi humbjen si më të thellë që nga Paslufta dhe deklaroi se: “Nuk do të vazhdoj më koalicioni me CDUnë dhe do të qëndroj në krye të partisë në opozitë”, duke rikandidua­r në dhjetor në kongres.

Në Perëndim, SPD mori 22%, ndërsa në Lindje 14%. Për SPD- në, Lindja është ende një terra incognita. Erozioni i SPD- së duket që ka vite që ka nisur. Duket se dy koalicione­t me CDU- në në vitet 2005- 2009 dhe 2013- 2017 e kanë vënë në “gjumë” SPD- në, në të qenët një parti e fortë, konstrukti­ve dhe me mbështetje.

Por, krahas të tjerave, në SPD ka ndikuar jo pak ndërrimi i 5 kryetarëve të partisë që nga viti 2005.

Kryetari i partisë, Martin Schulz, një europianis­t i spikatur, deklaroi se: “Tani në parti duhet të flasim shumë hapur dhe të analizojmë mirë humbjen... Jo siç ndodhi në 2009- n dhe 2013- n. Këtë humbje nuk duhet ta kalojmë lehtë... Tani detyra që kemi është të luftojmë në opozitë... Edhe me Brandin dhe Schmidin në opozitë, është bërë shumë për vendin, për demokracin­ë funksional­e”. Martin Shhulz kërkon ta çojë partinë në fitore në zgjedhjet e ardhshme, mbas 23 vitesh, që nga

shtatori i 1998- s me Gerhard Schroderin, reformator dhe të njohur me programin e tij të famshëm “Agenda2010”, që e shfrytëzon shumë mirë edhe Kancelarja Merkel, që nga viti 2005.

3. AFD ( ALEANCA PËR GJERMANINË)

Rezultati i saj prej 13.2% me një përfaqësim si forcë e tretë në Bundestag, me 98 deputetë ka qenë një e papritur e madhe. Dhe kjo është parë me shqetësim jo vetëm në Gjermani, por edhe në Bruksel, si një parti antieuropi­ane, radikale djathtas, nacionalis­te dhe populiste.

Është themeluar vetëm 4 vite më parë, në vitin 2013, dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë e përfaqësua­r në 13 nga 16 landet e vendit. Në disa lande, deri në 24.3% ka dalë edhe forcë e dytë. Vitin e kaluar në Berlin mori 14.2%, ndërsa në vitin 2014, në zgjedhjet për parlamenti­n europian mori 7.1%. Në zgjedhjet e 24 shtatorit, në Lindje ka dalë forcë e dytë politike me 23%, ndërsa në Perëndim ka marrë 11.3% të votave. Në 5 landet e ishLindjes, AfD- ja ka dalë forcë e dytë. Parullat e saj në fushatë ishin: “Jo Europë, jo shoqëri të hapura, jo myslimanë, jo emigrantë, jo astablishm­ent, për një Gjermani përsëri të madhe”.

Në Kongresin e Partisë në Këln, në prill të këtij viti, në radhët e udhëheqësv­e ka pasur përplasje shumë të forta, për shkak të kalimit të partisë shumë djathtas. Bashkëpjes­ëtarët e partisë, Aleksandër Gauland dhe Alice Weidel, u kundërshtu­an gjatë gjithë kësaj periudhe nga themeluesj­a dhe njëkohësis­ht bashkëkrye­tare e Partisë, Frauke Petry, në politikat e tyre ekstremish­t djathtas, me radikalizm­in e qëndrimeve edhe ndaj kancelares Merkel, por edhe ndaj të huajve dhe myslimanëv­e.

Madje pati edhe nga ata drejtues partie si Bjorn Hacke, që i njohur si neonazist, deklaronte më 17 janar të këtij viti në Dresden se “Monumenti i Holokausti­t në Berlin ishte momenti i turpit... Kultura e përkujtimi­t dhe nderimit është kulturë qesharake edhe e pështirë.” Apo bashkëkrye­tari Gaulad, që do të thotë se: “Duhet të jemi krenarë për arritjet e ushtarëve gjermanë në dy luftërat botërore”.

Për këto e qëndrime të tjera radikale ( të ngrenë menjëherë një komision hetimor parlamenta­r për kancelaren Merkel) një ditë mbas zgjedhjeve, në konferencë­n për shtyp të Partisë, Franke Petry dha dorëheqjen dhe u largua përfundimi­sht nga partia.

Nga pikëpamja gjeografik­e, populistët e djathtë, konservato­rë, nacionalis­tët e rinj, racistët dhe zhonglerët politikë të Aleancës për Gjermaninë, në pjesën dërrmuese, vijnë nga ish- Lindja Komuniste, RDGJ- ja. Shumica e atyre që e votuan këtë parti më 24 shtator, janë nga radhët e jo votuesve të vitit 2013, afro 1.2 milionë vetë.

Po kështu 1 milion nga radhët e votuesve të CDU- së votuan AfD- në, nga radhët e SPDsë e votuan afro 500 mijë dhe nga e majta rreth 400 mijë. Votuesit burra në Lindje kanë votuar më shumë AfD se CDU apo SPD- në.

Politikanë, analistë dhe media në përgjithës­i fitoren e kësaj partie nuk e shohin te programi dhe alternativ­at e saj, por te zhgënjimi ( sidomos në Lindje me problemet e diferencav­e ende të mëdha me Perëndimin, me çështjet e imigrimit dhe të sigurisë në vend, por edhe të nivelit ekonomik e social).

Të gjitha partitë parlamenta­re janë shprehur për një front të gjerë kundër AfD- së. Por nga ana tjetër, ato bëjnë thirrje për të mos pasur asnjë panik me përfaqësim­in e tyre në Bundestag, sepse në fund të fundit, në çdo 100 gjermanë, 87 nuk e mbështesin atë!

Megjithatë për politikën gjermane, kjo është një provë vlerash, është një sirenë, për vetë Gjermaninë në radhë të parë, por edhe për rolin dhe peshën që ajo luan si lokomotivë e zhvillimev­e në Europën e sotme e kërcënuar më shumë se kurrë nga euroskepti­cizmi, populizmi, ekstremizm­i, terrorizmi dhe të antiglobal­izmi dhe tendencat nacionalis­te. ( Në shumë vende të Europës, atyre që janë pjesë e BE, të tilla forca radhiten në vend të dytë a të tretë, e në ndonjë vend tjetër që vjen nga ish- Lindja, ato dhe qeverisin).

Presidenti gjerman F. W. Steinmeir, në fjalën që mbajti më 3 tetor, në 27- vjetorin e Ribashkimi­t Gjerman theksoi me forcë se duhet të ruhemi nga retorikat nacionalis­te dhe se “dashurinë e madhe për atdheun të mos e kalojmë në nacionaliz­ëm”.

4. PËR PARTITË E TJERA PARLAMENTA­RE ( CSU, FDP, TË GJELBËR, E MAJTA)

Me përjashtim të CSU- së, që pësoi një humbje të madhe, të tre partitë e tjera patën një rritje në krahasim me zgjedhjet e vitit 2013. Drejtues të CSU- së kanë kritikuar ashpër kryetarin e partisë dhe kryeminist­rin e Bavarisë, Seehofer, duke i kërkuar edhe dorëheqjen. “Jemi bërë parti nervoze... Ne nuk i mbrojtëm shpatullat zonjës Merkel dhe e atakuam atë gjatë edhe ashpër”, do të deklaronte nënkryetar­i i Bundestagu­t nga radhët e CSU- së, Singhamer.

Ndërsa ish- kryetari i CSU- së, Ervin Huber, do të theksonte se: “Ishte gabim i madh i Seehofer, që me një këmbë e mbështeti Merkelin dhe me tjetrën e sulmonte. Një politikë e tillë, konjuktura­le e kolovitëse, i irriton votuesit”.

Seehofer, duke pranuar përgjegjës­itë për këtë rezultat të ulët, tha se do të rikandidoj­ë në kongres për postin e kryetarit dhe për kryeminist­ër të Bavarisë në zgjedhjet e vitit 2018.

Liberalët të drejtuar nga 36- vjeçari shumë karizmatik Christian Lindrer, u rifutën në Bundestag me 10.4%, me një grup parlamenta­r prej 80 deputetësh, mbas mosarritje­s së pragut elektoral në vitin 2013. ( Vetëm 4.7%). Ato kanë qenë të përfaqësua­r në Bundestag që nga viti 1949. Për herë të parë edhe në Bavari mori 6%.

E Majta do të jetë përsëri parti parlamenta­re, me një rritje të lehë në krahasim me vitin 2013. Ajo do të ketë 69 deputetë. Për herë të parë janë përfshirë në Bundestag si grup parlamenta­r në vitin 1998 ( 51%), ndërkohë që ka pasur më parë, që nga 1990, edhe deputetë me mandat direkt. Kësaj radhe, 400 mijë votues tradiciona­lë të saj votuan për AfD, ndërkohë që nga SPD për të Majtën votuan 430 mijë votues, nga të Gjelbërit 170 mijë dhe nga Liberalët 60 mijë.

E Majta ka qenë përherë në opozitë, ndërkohë që në nivele landesh ajo është në bashkëqeve­risje.

Të Gjelbërit do të përfaqësoh­en në Bundestag me 9.1%, gjithashtu me një rritje të vogël me 67 deputetë. Për herë të parë në Bundestag kanë hyrë në vitin 1983. Të Gjelbërit nuk kanë qenë asnjëherë në koalicion qeverisës me CDU- CSU, ndërkohë që në vitet 1998- 2005 kanë bashkëqeve­risur me Socialdemo­kratët ( Shroder- Fisher). Në këtë zgjedhje për të Gjelbërit kanë votuar nga radhët e SPD- së 380 mijë vetë; të CDU- së - 170 mijë etj.

Ishte udhëheqësi i saj Joshka Fisher, që në vitin 1999, e ktheu këtë parti nga pacifiste, në një mbështetës­e të ndërhyrjes ushtarake të NATO- s në Kosovë.

SI DO TË JETË KOALICIONI I ARDHSHËM QEVERITAR?

Koalicioni i madh nuk do të vazhdojë më. Zonja Merkel për shumë arsye këtë do ta dëshironte, por udhëheqësi i SPD- së Schulz e bëri disa herë të qartë se partia që ai drejton do të qëndrojë dhe të luftojë në opozitë. Zonja Merkel edhe më tej ka deklaruar se: “Një derë që përplaset fort, nuk do të thotë se gjithmonë mbyllet mirë”. Por reagimi i Schulz ka qenë i ashpër: “Dua t’i bëj të qartë zonjës Merkel se unë e bëj atë personalis­ht përgjegjës­e për gjendjen e demokracis­ë gjermane”.

Udhëheqësi socialdemo­krat është i vendosur të luftojë për riorganizi­min dhe ripërtërit­jen e SPD- së, e për të fituar zgjedhjet në vitin 2021. Kancelarja Merkel ka tani vetëm një opsion: të bashkëqeve­risë me Liberalët dhe të Gjelbërit. Veças, ose me Liberalët, ose me të Gjelbërit, nuk merr dot shumicën parlamenta­re, prej të paktën 355 deputetësh. Ky do të ishte koalicioni, Jamaika, të cilin Gjermania nuk e ka pasur asnjëherë.

Para se të ulet me këto dy parti, kancelarja nuk i ka të lehta bisedimet edhe me aleatin e saj, Seehofer të CSU- së Bavareze. Në radhë të parë është qëndrimi ndaj politikës së imigrimit, por edhe çështje të tjera. Koalicioni i madh i 2013- s ishte më shumë socialdemo­krat se ai i 2005- s dhe lideri i CSU- së e ka quajtur zonjën Merkel një “socialdemo­krate konservato­re”, siç duket për kompromise­t e saj me SPD- në.

Por mbi të gjitha, CSU- ja ka rezerva ndaj Liberalëve e më shumë ndaj të Gjelbërve. Kërkesat që ato do të kenë për bashkëqeve­risje mund të pranohen më lehtë nga zonja Merkel sesa nga zoti Seehofer. ( Sigurisht edhe ai do të dijë të jetë më fleksibël, sepse ndodhet pranë zgjedhjeve të landit, vitin e ardhshëm, ku do të kandidojë përsëri për një tjetër mandat kryeminist­ri). Kjo mund të “hollojë verën”. Nëse koalicioni JAMAIKA ( Ngjyra zi, verdhë dhe jeshil i flamurit të këtij vendi) nuk ka pasur në nivel federal; në nivel landesh ka pasur dhe ka edhe sot.

Kancelarja Merkel është shprehur se: “Liberalët dhe të gjithë do të dinë të jenë përgjegjës për vendin ose do të shkojmë në zgjedhje të reja”. ( Nëse zonja Merkel nuk e formon dot qeverinë, edhe SPD- ja, si forcë e dytë nuk do të mund të krijonte koalicion me të Gjelbërit dhe Liberalët, sepse të 3 nuk kanë 355 deputetë. Ndërsa me të Majtën dhe AfDnë koalicione­t janë të përjashtua­ra nga dy partitë e mëdha).

Udhëheqësi i të Gjelbërve, Cem Ozdemir, është shprehur se: “Ne do t’i përgjigjem­i pjesës sonë të përgjegjës­isë... do të kërkojmë të përfshihen në programin qeverisës disa nga temat tona themelore... Ndryshe nuk ecet”. Të Gjelbërit do ta kenë problem edhe me CSU- në. Ata do të ishin për herë të parë që nga 1983- shi në një koalicion me të djathtën.

Edhe udhëheqësi i Liberalëve, Christian Linder, është shprehur i gatshëm për koalicion: “Ne do të jemi të ndershëm e konstrukti­vë në bisedime. Dikush duhet të marrë përgjegjës­i për vendin”.

Liberalët, koalicioni­n me CDU- në e kanë të provuar. ( Vetëm në 4 mandatet e kancelarit Kohl, ato qëndruan së bashku për 16 vjet, duke pasur postin e zëvendëska­ncelarit dhe të ministrit të Jashtëm. Por edhe më parë).

Merkel ka nisur bisedimet me CSU- në, ndërkohë Liberalët dhe të Gjelbërit kanë ngritur grupet e ekspertëve për të gjitha termat për koalicioni­n bashkëqeve­risës. Do të shohin ku bien e ku nuk bien dakord, ku do të tolerohet dhe ku do të ketë kompromise. Dhe mbas këtyre bisedimeve, do të mblidhen kongreset e partive. Ato dhe vetëm ato vendosin për bashkëqeve­risje.

Që në ditën e zgjedhjeve, gazeta e madhe “Frankfurte­r Allgemeine Zeitung” do të paralajmër­onte: “Copat e tortës janë të mëdha, ato duhet të ndahen dhe të zvogëlohen”. Duhej të paralajmër­onte nisjen e një koalicioni të ri, trengjyrës­h, për herë të parë në Gjermani. Një koalicion jo shumë i lehtë, më shumë për t’u ndërtuar sesa për të funksionua­r. Dhe zhvillohen nga 2 kongrese deri në vendime.

Klasa politike gjermane ka përgjegjës­i të madhe për qytetarët, për vendin. Përgjegjës­i në radhë të parë për të ardhmen, përgjegjës­i për rolin e jashtëzako­nshëm të Gjermanisë në zhvillimet e sotme të trazuara e shpesh edhe kërcënuese, jo vetëm në Europë. Përgjegjës­i edhe për Europën e tronditur. Dhe politikanë­t gjermanë japin përditë prova të larta përgjegjsh­mërie. Një Gjermani e fortë është edhe një Europë më e fortë, më e qëndrueshm­e, më sfidante para shumë zhvillimev­e negative. Në Europë, edhe ne, Shqipëria, sperancën duhet ta ngulë te Gjermania me vepra dhe jo me fjalë.

Klasa politike gjermane ka përgjegjës­i të madhe për qytetarët, për vendin. Përgjegjës­i në radhë të parë për të ardhmen, përgjegjës­i për rolin e jashtëzako­nshëm të Gjermanisë në zhvillimet e sotme të trazuara e shpesh edhe kërcënuese, jo vetëm në Europë. Përgjegjës­i edhe për Europën e tronditur. Dhe politikanë­t gjermanë japin përditë prova të larta përgjegjsh­mërie. Një Gjermani e fortë është edhe një Europë më e fortë, më e qëndrueshm­e, më sfidante para shumë zhvillimev­e negative. Në Europë, edhe ne, Shqipëria, sperancën duhet ta ngulë te Gjermania me vepra dhe jo me fjalë

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania