Panorama (Albania)

Buxheti i 2018, 94 milionë USD pagesa për koncesione­t

Rrugët, spitalet e shkollat që do ndërtohen, 8 kontrata të reja

- DORINA AZO

Qeveria publikon për herë të parë faturën e të gjitha kontratave të koncesione­ve të dhëna në vend si nga qeveria aktuale, dhe ato të mëparshmet, kontratat e reja që do jepen në 2018 dhe koston e buxhetit për koncesione­t.

Vlera e të gjitha kontratave të koncesione­ve të dhëna deri tani dhe ato që parashikoh­en të jepen në 2018 arrin në shifrën e 661,5 miliardë lekëve apo në vlerën e 6,6 miliardë dollarëve. Vetëm vlera e kontratave ekzistuese arrin 500 miliardë lekë apo 5 miliardë dollarë. Në relacionin e projektbux­hetit të vitit 2018 paraqiten në mënyrë të detajuar vlera e kontratave të koncesione­ve të dhëna deri tani, koncesione­t që do të nisin në 2018- n dhe kostoja e buxhetit për kontratat që janë me bashkëfina­ncim. Vitin e ardhshëm do të nisin zbatimin edhe 8 kontrata të tjera me vlerë 1,5 miliardë dollarë. Kostot e buxhetit të ri për kontratat e koncesione­ve do të jenë 94 milionë dollarë. Gazeta boton tabelën e investimev­e që do të kryhen për 2018- n me koncesion. KONTRATAT E REJA Referuar relacionit të buxhetit 2018, konkretish­t vlera e kontratave ekzistuese me koncesion është 504,877,137,243 lekë apo 5 miliardë dollarë. Për 2018- n qeveria parashikon edhe 8 kontrata të reja me vlerë 156,717,120,000 lekë apo 1,5 miliardë dollarë. Konkretish­t kontratat e reja të përfshira në projektin “1 miliard euro investime” do të fokusohen në sektorin e arsimit, shëndetësi­së dhe për rrugët. Për arsimin do të investohet nëpërmjet Partnerite­tit Publik Privat ndërtimi i shkollave të arsimit parauniver­sitar në Tiranë. Vlera e kontratës koncesiona­re do të jetë 6,4 miliardë lekë. Në shëndetësi ndërtimi i spitalit rajonal të Fierit do të ketë një kosto prej 9,4 miliardë lekësh. Faturën kryesore do ta zënë investimet për rrugët. Në total janë 6 projekte me vlerë 140 miliardë lekë apo 1,4 miliardë dollarë. Me koncesion do të ndërtohet Rruga e Arbrit, Tiranë- Thumanë- Vorë, KardhiqDel­vinë, Kashar– Rrogozhinë, Milot– Balldren dhe Orikum– Himarë. KOSTOT E BUXHETIT Ministria e Financave llogarit se në total nga buxheti i 2018- s do të shpenzohen 9,4 miliardë lekë apo 94 milionë dollarë. Në relacionin e buxhetit 2018 shpjegohet se aktualisht janë në fuqi 8 kontrata koncesiona­re, të cilat marrin mbështetje buxhetore, si dhe pritet që gjatë vitit 2018 të startojnë dhe 3 kontrata të reja të lidhura për shëndetësi­në, arsimin dhe rrugët. Në total për vitin e ardhshëm buxheti do të shpenzojë 94 milionë dol- larë për 8 kontrata me koncesion. Si rregull kostoja e buxhetit për koncesione­t nuk duhet të kalojnë kufirin prej 5 për qind të të ardhurave që janë mbledhur në vitin paraardhës. Ministria e Financave garanton se me buxhetin e ri është respektuar kufizimi, pasi kjo kosto zë 2,4 për qind të të ardhurave të 2017- s.

 ??  ?? RAMA DJE NE KESHILLIN KOMBETAR TE BIZNESEVE
RAMA DJE NE KESHILLIN KOMBETAR TE BIZNESEVE
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania