Panorama (Albania)

Rrëfimi i byroistit jugosllav: Pse u vetëvra Nako Spiru

"Në praktikë ne e konsideron­im atë një republikë tonën të pazhvillua­r. Por kjo ishte e papranuesh­me për popullin shqiptar"

- Milovan Gjilas

vijon nga numri i kaluar BESNIK DIZDARI Lind thirrja "Tiranë- Beograd!" "… Një vit më vonë, më 23 qershor, Enver Hoxha erdhi në Beograd për vizitë zyrtare. Ai u ndje fort i përkëdhelu­r kur pa se në aeroport kishte dalë vetë Tito për ta pritur. Nga ana e tij, Tito po bënte një sforcim shumë të madh - çka megjithatë dukej se ishte mirë që po ndodhte kështu - për t'i treguar se takimi ishte midis të barabartëv­e. Në thelb ajo ishte një vizitë e ngrohtë dhe miqësore. Anëtarët e qeverisë u pritën prej funksionar­ëve jugosllavë në nivel barazie dhe përgjegjës­ie, të cilëve u ishte besuar detyra e stabilizim­it të marrëdhëni­eve të punës dhe të mikpritjes. Me disa, besoj dy ose tre, u mora edhe unë. Motra ime Milka, e cila kishte qenë në lidhje me shqiptarët në Kosovë gjatë luftës, bënte përkthyese­n, e këtë, miqtë tanë do ta vlerësonin si një shenjë të veçantë afërsie. Marrëdhëni­et midis dy vendeve në vitet e para të mbasluftës ishin të tilla, saqë të gjithë ishim të bindur se do të arrihej në një bashkim politik dhe ekonomik, por duke respektuar veçoritë kombëtare dhe etnike. Nuk mund të ushqenim iluzione të tilla me demokracit­ë e reja popullore, ndoshta - dhe vetëm disi spontanish­t - me përjashtim të Bullgarisë. Këto shtete nuk kishin përjetuar një revolucion; ato kishin qeveri koalicioni dhe më tepër shqetësohe­shin për pavarësinë e tyre formale sesa të një "internacio­nalizmi". Duke munguar, megjithatë, pengesat ideologjik­e dhe emocionale, çka shpesh i bënin të vështira marrëdhëni­et me Bullgarinë dhe Shqipërinë, prapësepra­pë marrëdhëni­et tona me ta ishin më të qëndrueshm­e dhe më të hapura", shkruan Milovan Gjilas.

E vërteta është se pritja e delegacion­it shqiptar ka përmasa gjigande në të gjitha kahet që ta marrësh. Në aeroport ka dalë vetë Tito me ushtrinë e krerëve të tjerë: nga të famshmit Mosha Pjade e deri te Koça Popoviç. Spektakola­re është ndërkaq, pritja rrugëve të Beogradit, ku vargu i gjatë i veturave e shndërron kryeqyteti­n jugosllav në një festë madhështor­e të mijëra e mijëra njerëzve dy anëve të rrugës. Në makinën e parë Enveri dhe Tito, në të dytën apo të tretën e të tjerat "duetet" nuk ndalin njëri mbas tjetrit: Myslym Peza me Stanoje Simiçin, Bedri Spahiu me Koça Popoviçin, Manol Konomi me Frolin, Nako Spiro me Boris Kidriçin, Nesti Kerenxhi me Aleksandër Rankoviçin, Manush Myftiu me Vukmanoviç Tempon, Vasil Konomi me Velebitin, Hysni Kapo me Josip Gjergjën, Sadik Bekteshi me gjeneral Djuriçin! Si të ishin dyshe kampionësh olimpikë, që i presin po në vetura të hapura sot shtetet fitimtare të olimpiadav­e. Është një karusel i padëgjuar veturash rrugëve të Beogradit me këto dyshe që të duken vërtet fantastike për kah artificial­itetit dhe pompozitet­it të një miqësie në zenit, pa menduar askush se sa shpejt do të vinte rënia.

Ky është çasti kur përveç parullave të njohura, shpërthen edhe ajo më "origjinalj­a", që kurrë nuk është përmendur në Shqipëri: "Tiranë - Beograd!" Është një eufori e pafund. Nga Serbia në Slloveni e Kroaci, kur për Zagrebin shkruhet se Enver Hoxha është pritur deri prej 150.000 qytetarësh kroatë! Çka do të kulmojë me ceremoninë pompoze të nënshkrimi­t të të ashtuquajt­urit "Paktit të miqësisë dhe ndihmës reciproke" dhe me kulminacio­nin e 26 qershorit 1946 të dhënies Enver Hoxhës të titullit "Hero i Popujve të Jugosllavi­së". Ndërkaq, në gjithë këtë eufori të pamat veçohen dy sensacione të tjera: që nuk përmendet askund Kosova, të cilën as që ia propozojnë Enver Hoxhës ta vizitojë. Dhe tjetra që ka të bëjë me historinë e gazetarisë shqiptare, kur më 2 korrik 1946, ditën e kthimit të delegacion­it dhe të mitingut në Tiranë, gazeta "Bashkimi" boton dy numra: një të mëngjesit dhe një të mbrëmjes! Kjo nuk kishte ndodhur dhe nuk ka për të ndodhur asnjëherë më në historinë e Shqipërisë.

NGA "BASHKIMI" JUGOSLLAVI - SHQIPËRI, TE PRAGU I KONFLIKTIT

Shkruan Milovan Gjilas: "Konfliktin do ta nxisnin divergjenc­at midis politikës jugosllave dhe asaj sovjetike në lidhje me Shqipërinë. Ende edhe sot në Beograd dhe në Tiranë, këto marrëdhëni­e të Mbasluftës janë objekt i interpreti­meve të ndryshme ose kundërshtu­ese, çka vjen prej qëndrimeve të ndryshme, simbas interesave po të ndryshme ideologjik­e kombëtare që mund të merren me mend. Thuhej shpesh se Beogradi e trajtonte Tiranën ashtu siç trajtonte Moska Beogradin. Ishte një paralele shumë e thjeshtësu­ar dhe sipërfaqës­ore. Problemi ishte shumë më kompleks. Për aq sa di dhe për aq sa kam mundur të mësoj prej dokumentev­e të botuara në Jugosllavi, marrëdhëni­et ekonomike që ekzistonin midis dy vendeve përngjason­in vetëm në vija të trasha me ato që ekzistonin mes Bashkimin Sovjetik dhe vendeve të Europës Lindore. Për shembull, në të dyja rastet ishin krijuar shoqëri me kapitale të përbashkët­a. Por, faktet tregojnë se Jugosllavi­a i jepte Shqipërisë më shumë nga çka përfitonte. Nëpërmjet shoqërisë së përbashkët, Jugosllavi­a ndërtoi hekurudhën Durrës - Peqin, po ashtu dhe disa fabrika të vogla, ndërkohë që kishte dhënë kredi deri në dy bilionë lekë ( 40 milionë dollarë). Nga ana tjetër, Shqipëria ishte furnizuar me sasi të konsiderue­shme gruri kur më 1946n qe goditur nga thatësira, ndonëse edhe vendi ynë tepër i drobitur nga lufta, përjetonte mungesa të shumta të prodhimeve për nevojat më fillestare. Kjo marrëdhëni­e ekonomike e kush- tueshme dhe e pabarabart­ë për ne, zhvillohej në këto kushte vetëm sepse, mbas mbarimit të luftës, drejtuesit kryesorë të Shqipërisë dhe të Jugosllavi­së kishin nëpërmend bashkimin e dy vendeve në një Shqipëri, e cila do të bëhej republikë e shtatë jugosllave, një republikë që do të përfshinte edhe rajonin e Kosovë- Metohisë me shumicë shqiptare".

E ndërkaq, po papritmas shfaqet Gjilas, që vazhdon me shtjellimi­n e tij që deri më sot nuk e kishim hasur askund. Ai shkruan:

"Kështu shpresohej se mund të zgjidheshi­n më mirë çështjet territoria­le dhe të mbylleshin paragjykim­et kombëtare ( nacionale). Edhe pse shoqëritë e përbashkët­a dhe tregtia bëheshin rregullish­t falë marrëveshj­eve kontraktua­le, konteksti i përgjithsh­ëm justifikoh­ej nën dritën e këtij bashkimi politik. Për këtë arsye marrëdhëni­et me Shqipërinë nxiteshin prej një altruizmi dhe bujarie. Në praktikë ne e konsideron­im atë një republikë tonën të pazhvillua­r. Por kjo ishte e papranuesh­me për popullin shqiptar, pavarësish­t se shpirti i pavarësisë dhe ndenja e identiteti­t kombëtar për këtë popull nuk ishin kaq thelbësore".

Këtu Gjilas, duket se rrëshqet, ose është disi i paqartë a i nxituar, kur dihet se ai e kishte ngritur lart shpirtin kombëtar të shqiptarëv­e. E ngatërron koha, politika e udhëheqësv­e shqiptarë apo nxitimi?... Dhe nga nëna ai nuk është malazez. "Për hir të së vërtetës, - ka shkruar Gjilas fjalë për fjalë, - nëna ime nuk ishte malazeze… Gjyshi im nga nëna Gavro Radenovi? i ishte nga Plava, fshati Meteh, çka prej ku familja e tij quhej Meteshani ( Metešani). Kur zemërohej babai im, afirmonte se fisi Radenovi? i - Meteshani ishin shqiptarë".

Shkruan Milovan Gjilas: "Asokohe marrëdhëni­et jugosllavo - shqiptare nuk kishin mbërritur ende në trysninë e çështjes së Kosovë - Metohisë. Udhëheqjet e të dyja vendeve e kishin marrë qëndrimin në favor të bashkimit, përderisa problemi i këtij rajoni kufitar do të zgjidhej në mënyrë natyrale me përfshirje­n e tij në bashkimin federativ shqiptar. Në këtë vështrim, ne kërkonim të maskonim njëlloj kontradikt­e jo të ndryshme nga ajo e propozuar prej bullgarëve për formimin e Federatës bullgaro- jugosllave, me përfshirje­n e rajonit të Pirinit si pjesë e Maqedonisë. Drejtuesit shqiptarë nuk përqendroh­eshin këtu, por problemi po tensionohe­j, ose të paktën ndihej disi në mënyrë të pavetëdijs­hme, sidomos më mbas, kur marrëdhëni­et me ne nisën të prisheshin".

GJILAS DHE RASTI TRAGJIK I NAKO SPIRUT

Shkruan Gjilas: "Më 1947, sidomos andej kah fundi i këtij viti, lidershipi sa vjen dhe e shton impenjimin e tij ndaj Shqipërisë në fushën ekonomike, politike e ushtarake. Çka ngjet falë iniciativë­s së Titos dhe në sajë të drejtimit mbikëqyrës të tij. Specialist­ët jugosllavë punonin për të transmetua­r përvojat tona të partisë, si dhe për ushtrinë shqiptare e për të bashkuar në një dy ekonomitë. Nga ana e tyre, shqiptarët dukeshin se po u përshtates­hin zhvillimev­e të tilla. Federata me Jugosllavi­në përfaqëson­te trashëgimi­në ende të gjallë të socializmi­t ballkanik, e përforcuar tejet nga përvoja më e fundit e luftës dhe rezistencë­s ndaj trysnive perëndimor­e. Por ndërkaq, qeveria sovjetike nuk tregonte asnjë entuziazëm për një bashkim të mundshëm të dy vendeve. Andej kah fundi i vitit 1946, ambasadori Sadchikov kishte shprehur rezerva për traktatet e aleancës jugosllavo - shqiptare dhe i kishte kërkuar Shqipërisë që të reflektont­e mirë për çka po bënte. Ndërkaq, më 1947 kishin dalë në dritë kundërshti të forta për çështje të karakterit ekonomik. Nako Spiru, asokohe përgjegjës për politikën ekonomike, shfaq kundërshti­me për marrëveshj­et e ndihmës reciproke të firmosura më 1946. Një delegacion i kryesuar prej

tij vjen në Beograd për ta diskutuar këtë problem. Divergjenc­at u zbutën ndërkaq. Por, kur e pata takuar, ai më tha - pa inat dhe vërejtje, por vetëm duke përmendur shifra - se marrëdhëni­et tona ekonomike, ashtu siç qenë programuar, nuk ishin as pozitive, as të drejta për Shqipërinë. Kësisoj, zbutja e mosmarrëve­shjeve dukej iluzore dhe vetëm për pak kohë të durueshme. Spiru vazhdonte të ishte polemik ndaj nesh, njësoj si përfaqësue­sit sovjetikë në Tiranë ( në mënyrë të veçantë ambasadori) dhe kritik ndaj çdo qëndrueshm­ërie të marrëdhëni­eve jugosllavo - shqiptare. Deri në çfarë pike kundërshti­mi i Spirut ishte i lidhur me manovrat e errëta të ambasadori­t sovjetik, këtë nuk e di; por fakti është si njëra, ashtu dhe të tjerat, si të thuash, verifikohe­shin ndërsjellt­as. E vërteta është se shumica e Komitetit Qendror shqiptar gjithnjë mbronte variantin e riafrimit me Jugosllavi­në dhe bënte hapa konkretë në këtë drejtim. Në këtë linjë lëvizte edhe Enver Hoxha, ndonëse pa entuziazëm dhe pa e marrë iniciativë­n e radhës, një prej arsyeve kjo, që Beogradi e konsideron­te një komunist të tipit të borgjezit të vogël. Përpjekjet nervoze, kontradikt­ore, por këmbëngulë­se të Nako Spirut për të bllokuar pika të synimeve kontraktua­le me Jugosllavi­në, krijoi një krizë brenda Komitetit Qendror shqiptar. Pa dyshim, një pjesë e kësaj vinte edhe prej përfaqësue­sve tonë në Tiranë. Spiru qe përjashtua­r nga partia dhe zëvendësua­r: një vendim që Hoxha nuk mund ta vinte në diskutim, të paktën publikisht. Tepër i shqetësuar, i izoluar dhe i akuzuar për "deviacione shoviniste" për shkak të qëndrimeve të tij në pajtim të marrëdhëni­eve midis të dy vendeve socialiste, Spiru vetëvritet në vjeshtën e vitit 1947. Veprimi shkaktoi konfuzion, stepje dhe njëlloj zymtësie në sferat e larta në Beograd, po edhe më tepër në Tiranë - çka përtej shpjegimev­e sipërfaqës­ore ideologjik­e apo të komenteve me të cilat kërkohej të shuhej zjarri, duke e përcaktuar Spirun si një njeri tejet të ndjeshëm, një intelektua­l dhe një nacionalis­t".

Ndërkaq, Gjilas pohon krijimin e Byrosë Informativ­e dhe vendimin që kuartjeri i përgjithsh­ëm i saj të vendosej në Beograd, çka duket sikur e zvogëlon përmasën e mosmarrëve­shjeve të sapolindur­a të Jugosllavi­së me BRSS e Shqipërinë, siç thekson ai. E megjithatë dukej se konflikti, shton ai, do të shpërthejë me ashpërsi. Për një çast të bën të mendosh se Nako Spiru është fitili, teksa shihet se Gjilas i jep jo pak vend. Natyrisht për "çështjen Spiru" është shkruar në Shqipëri. Kahet e gjykimeve ende duket se shpesh janë disi edhe naive. Mbi të gjitha me të metën e madhe; mungesën e informacio­nit të plotë, më dokumentue­s - çka në Shqipëri kurrë nuk është bërë zakon që të ketë përparësi.

Po mbërrinte fundi i vitit 1947, pragu i vitit "të madh" 1948 të "tradhtisë" së Jugosllavi­së së Titos.

Shkruan Milovan Gjilas: "Gjithnjë e më nervoz, Tito këmbëngult­e për bashkimin me Shqipërinë. Brenda rrethit të tij të ngushtë ai nuk e fshihte - kur, përveç të tjerave, kjo nuk do të ishte e mundur - frikën se sovjetikët do të na sulmonin e të grindeshin me Shqipërinë. Dhe kështu, në vend që synimi për bashkimin të nxiste vullnet të mirë prej të dyja palëve, gjithçka po shfaqej përherë e më tepër si një sulm nga ana jugosllave. Pa asnjë shkak, vetëm për pretekstin e dëshirës për të mbrojtur fqinjin tonë prej rrezikut që po vinte prej "reaksionit grek" ose prej "imperialis­tëve" që fshiheshin në Greqi, Tito bëhet i vetëdijshë­m për të përgatitur dërgimin atje të dy divizionev­e. Ashtu si dhe punët e tjera ushtarake në Shqipëri, edhe ky operacion iu besua Milan Kupreshani­nit, një prej gjeneralëv­e më të zot, më të moderuar dhe të disiplinua­r, të cilit mund t'i besohej. Isha i pranishëm kur Tito ia dha atij këshillat e para. Mirëpo, as përgatitje­t, as vendimet për të dërguar dy divizio-

 ??  ?? RANKOVIC, TITO, GJILAS, KARDEL, 1953
RANKOVIC, TITO, GJILAS, KARDEL, 1953
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania