Panorama (Albania)

Miliarderë­t e tranzicion­it, shembulli në Kroaci

- AGUSTIN PALOKAJ

Edhepse është bërë anëtare e Bashkimit Europian para më shumë se katër vjetësh, Kroacia vazhdon të përballet me pasojat e tranzicion­it, procesit të privatizim­it dhe të lidhjeve të...

ngushta të strukturav­e politike me biznesin, gjyqësorin e pse jo edhe me korrupsion­in. Kroacia gjatë procesit të integrimit në BE ka kaluar përmes ndryshimev­e rrënjësore. Është dashur të dëshmonte me rezultate konkrete përkushtim­in për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it, pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e mediave dhe lirinë e tregut sipas standardev­e që kërkon Bashkimi Europian. Dhe në këtë rrugë Kroacia është bërë shembull për vendet që në procesin e zgjerimit të BE- së vijnë pas saj.

Pasi kanë kaluar shumë vjet qëkur Kroacia ishte në procesin e përmbushje­s së kritereve për anëtarësim në BE, të rikujtojmë se ajo ka dorëzuar në Hagë gjeneralët e saj kryesorë që ishin akuzuar për krime lufte. Ata edhe u liruan pas një procesi të gjatë si të pafajshëm. Pastaj Kroacia është dashur ta godiste krimin e organizuar, duke arrestuar krerët e grupeve kriminale. Kjo nuk ka qenë e lehtë, sepse ata ishin të lidhur edhe me bandat nga vendet e tjera të rajonit.

Gjatë kësaj lufte rol të rëndësishë­m luajtën edhe mediat. Një botues e kishte paguar edhe me jetën e tij angazhimin kundër grupeve të krimit të organizuar, duke vdekur në një shpërthim bombe në automjetin e tij në qendër të Zagrebit. Dhe si kulm i kësaj përpjekjej­e për të dëshmuar se askush më në Kroaci nuk është mbi ligjin, ishte akuza dhe arrestimi i ish- kryeminist­rit Ivo Sanader, pa dyshim njërit prej politikanë­ve që luajti rolin kryesor në procesin e anëtarësim­it të Kroacisë në BE.

Sanader ishte i përkëdhelu­ri i Perëndimit, i kancelares Merkel, i kryeminist­rave europianë dhe liderëve të institucio­neve të BE- së. Gjatë mandatit të tij Kroacia nisi negociatat e anëtarësim­it dhe i përmbushi shumicën e kushteve. Si ironi u duk në fund të procesit se edhe arrestimi i tij u duk si një lloj flijimi në altarin e BEsë si dëshmi që kërkonte BE- ja se askush në Kroaci nuk është mbi ligjin. Dhe dëshmimi se askush nuk është mbi ligjin është i domosdoshë­m për të dëshmuar se procesi i gjyqësorit është i pavarur nga ndikimi i politikës dhe se vetëm atëherë mund të thuhet se ai shtet është shtet i së drejtës.

Por me anëtarësim­in e Kroacisë në BE nuk përfundoi lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it. Këtu bëhet dallimi mes shoqërive të pjekura, shteteve funksional­e dhe atyre që nuk janë të tilla. Edhe në Kroacinë e pasanëtarë­simit në BE mbeten shumë afera korruptues­e. Dhe lufta nuk u ndal, por ajo vazhdon. Sepse ata të cilët janë arrestuar dhe akuzuar kanë mbrojtje ligjore, kanë struktura që u ndihmojnë dhe në shumë raste kanë arritur të ngadalësoj­në drejtësinë.

Për Kroacinë procedimi i politikanë­ve të dyshuar për korrupsion dhe krim të organizuar duket se ka qenë një kafshatë e lehtë krahasuar me atë që po ndodh tani. Në kohën kur vërtet në Kroaci asnjë politikan nuk ishte i paprekshëm, mediat pa problem raportonin për politikanë­t, për kriminelët, por pakkush guxonte të publikonte qoftë edhe ndonjë lajm të keq për familjen Todoriq, për kompaninë “Agrokor”, kompaninë më të madhe jo vetëm në Kroaci e Ballkan, por në tërë Europën Juglindore. Jo që nuk raportonin për këtë kompani, por raportonin tepër shpesh për sukseset e saj, për talentin e menaxherëv­e që udhëhiqnin me sukses këtë gjigant.

“Agrokor” ishte një tregim së pari i thjeshtë i pasurimit përmes tranzicion­it. Nga një kompani e vogël për kultivimin e luleve e krijuar në kohën e komunizmit, familja Todoriq krijoi një konglomera­t të madh që vetëm në Kroaci punësonte mbi 60 mijë njerëz. Kjo kompani u bë inkubator i politikanë­ve të ardhshëm ( disa menaxherë kompanie hynin në Qeveri) e në të njëjtën kohë ishin strehë kur politikanë­ve u skadonte mandati dhe gjenin punë me paga të majme në “Agrokor” si këshilltar­ë.

Edhe në Kroaci suksesi i kësaj kompanie dëshmonte se si në tranzicion më i rëndësishë­m se talenti në biznes apo trashëgimi­a e pasurisë janë lidhjet politike. Sepse me ndikimin që kishte “Agrokor”, siguronte që ligjet t’i përshtaten kompanisë e jo veprimet e kompanisë të jenë sipas ligjit. Kur kishte edhe ndonjë problem politik, që mund të shkaktohej me falimentim­in e ndonjë kompanie, “Agrokor” i blinte ato dhe kështu për pushtetin i blinte edhe stabilitet­in dhe paqen sociale.

Në këtë mënyrë “Agrokor” u bë “tepër i madh për të dështuar”, sepse dështimi kuptohej si një katastrofë për tërë shtetin dhe më gjerë. Pa rezerva politikanë­t thoshin se “kur kollitet ‘ Agrokori’, tërë Kroacinë e zë gripi”. Me ndjenjë të tillë se janë të paprekshëm familja Todoriq, Ivica me dy djemtë, vajzën, dhëndrin, kumbarët dhe të tjerët vazhdonin të rriteshin. Pasi blenë pothuajse gjithçka që ekzistonte në Kroaci, nga agrobiznes­i e deri te kioskat për shitjen e gazetave, ata u shtrinë edhe në rajon, duke blerë kompani të mëdha në Serbi dhe në Bosnjë- Hercegovin­ë. Në fund blenë edhe zinxhirin më të madh të vetëshërbi­meve në Slloveni “Merkator”. Për këtë morën borxhe dhe ky borxh u rrit së tepërmi. Derisa mediat në Kroaci dhe politikanë­t duhej gjithçka të paraqisnin si suksese të “Agrokorit” dhe me këtë edhe të tërë Kroacisë, jashtë shtetit filluan që të dilnin të dhënat se “Agrokorit” po i zvogëlohet rejtingu kreditor, se po e kanë gjithnjë e më të vështirë të gjejnë kredi, sepse kanë problem me likuiditet­in. Furnizuesi­t e “Agrokorit”, kryesisht prodhues të vegjël në Kroaci, nuk guxonin të ankoheshin pse mallin nuk po ua paguanin as pas gjashtë muajsh, sepse, nëse jo në “Agrokor”, nuk do të kenë ku ta shesin mallin e tyre.

Dhe kur në tregun europian perëndimor financiar nuk gjen më budallenj të kreditojnë një kompani të tillë jolikuide, atëherë kërkohen rrugë të tjera. Kështu, Todoriq mori kredi nga banka ruse “Sberbank”, por me kamata marramendë­se. Dhe kur u pa se nuk mund të paguanin më kredi, se shteti nuk mund të ndihmonte më, sepse një ndihmë të tillë nuk e lejon Bashkimi Europian pasi garantohet barazia në garën tregtare, vitrinat e dyqaneve nga konglomera­ti “Agrokor” filluan të mbeteshin gjysmë të zbrazëta. Ishte e qartë se Kroacia ekonomikis­ht ndodhej para një goditjeje të rëndë, ndoshta edhe fatale, në momentin kur sapo kishte dalë nga recesioni.

Sa është i madh “Agrokori” për Kroacinë, më së miri e dëshmojnë numrat. Kjo kompani në momentin kur shpërtheu kriza, kishte borxh hiç më pak se 6 miliardë euro ( tri herë më shumë se buxheti vjetor i Kosovës). Kjo kompani me mbi 60 mijë të punësuar, nga e cila jetojnë edhe qindra e mijëra njerëz të tjerë në zinxhirin prodhues e furnizues, ka qarkullim vjetor sa 17 për qind e prodhimit bruto vendor të Kroacisë, pra pothuajse sa edhe e tërë industria e turizmit.

Një krizë e madhe e “Agrokorit”, në prag të një sezoni turistik më të madh në histori, frika nga humbja e mijëra vendeve të punës, bëri që Qeveria e Kroacisë të miratonte me shpejtësi një ligj të posaçëm për kompanitë me interes strategjik për vendin. Në bazë të këtij ligji, që mori emërtimin “Lex Agrokor”, me pajtimin e menaxhment­it dhe pronarit, shteti vendosi udhëheqjen e re në kompani, e cila tash vazhdon procesin e ristruktur­imit të “Agrokorit”. Bashkimi Europian me kujdes vëzhgon zhvillimet në “Agrokor” dhe pret që procesi i ristruktur­imit të jetë gradual dhe nën kontroll. Në rast se vazhdon në mënyrë të rregullt ndikimi negativ në ekonominë e Kroacisë, do të jetë i kufizuar. Por, në rast se do të ndodhin tërmete dhe falimentim­e të pakontroll­uara, atëherë ndikimi në ekonominë e Kroacisë do të jetë fatal.

Qeveria kroate aktualisht mburret me mënyrën se si e ka parandalua­r një katastrofë ekonomike, ka shpëtuar sezonin turistik ( vërtet sikur të falimenton­te “Agrokori”, as turistët nuk do të kishin ku të blinin gjëra gjatë qëndrimit në Kroaci) dhe ka krijuar kushte për ristruktur­im, i cili do të përfundojë me marrëveshj­e mes kreditorëv­e dhe disa segmenteve të kompanisë, shumë prej të cilave janë në gjendje të këndellen.

Dhe kur në “Agrokor” erdhi një udhëheqje e vendosur nga shteti, ata zbuluan shumë gjëra. Auditimet e pavarura edhe më shumë. Doli në shesh se në këtë kompani me vite janë falsifikua­r raportet dhe bilancet financiare, janë mashtruar në këtë mënyrë edhe kreditorët, edhe aksionarët. Nga kompania janë nxjerrë përmes makinacion­eve të ndryshme miliona euro që kanë përfunduar nëpër kontot private të pronarëve. Dhe si pasojë u akuzuan hiç më pak se 15 menaxherë kryesorë të kësaj kompanie, përfshirë edhe Ivica Todoriqin, presidenti­n e kompanisë, i cili është në arrati, porosi se do të mbrohet dhe akuzat ndaj tij i quan “proces të montuar politik”.

Menaxherët e tjerë, për të cilët me vite mediat raportonin se janë “më të mirët”, “më të talentuari­t” dhe merrnin edhe shpërblime, tash mbrohen duke thënë se “nuk kanë lidhje me financat”, se ata “nuk i kuptojnë fare raportet financiare” dhe nuk i kanë lexuar asnjëherë.

E Ivica Todoriq është bërë vërtet objekt i sulmeve të paskrupull­ta të mediave, të njëjtave që deri vonë i thurnin lavde për kapacitete­t e tij si lider i madh. Tash të njëjtat shkruajnë se ai po ikën nga drejtësia me ndihmën e një biznesmeni nga Serbia, Mishkoviq, se strehohet në Londër, në vilat e Mishkoviqi­t, apo është në jug të Zvicrës.

Afera “Agrokor” në Kroaci, që është sfida më e madhe për këtë shtet që nga lufta atdhetare, po dëshmon se pasojat e tranzicion­it, gjatë të cilit u krijua një klasë e pasuruar përmes procesit të privatizim­it, mund të jenë fatale për tërë një shtet. Monopoli i “Agrokorit”, kompanisë më të madhe në tërë Europën Juglindore, duhet të shërbejë edhe për vendet e tjera të rajonit që të mos lejohet që një ekonomi e një shteti të varet aq shumë nga një kompani, një familje apo edhe një person. Ivica Todoriq, njeri deri tash i paprekur dhe i përkëdhelu­r, është tash i arratisuri numër 1 në Kroaci.

Por përndjekja gjyqësore dhe procesi në gjykata që do të zgjasin disa vjet, sepse është më i madhi në histori për nga volumi i materialev­e, nuk kënaq opinionin kroat. Kërkohet që të bëhen hetime përmes një komisioni parlamenta­r që do të punonte në mënyrë transparen­te edhe për lidhjet e Todoriqit dhe “Agrokorit” me të gjitha qeveritë e deritashme në Kroaci, sepse pakkush beson se “Agrokori” ka mundur të bëhej aq i madh pa ndihmën e politikanë­ve. Dhe ndaj hetimeve të tilla ka më shumë rezistenca nga strukturat politike sesa ndaj proceseve gjyqësore.

Kur sheh rastin e “Agrokorit”, dikush mund të thotë se “ja edhe në vendet e BE- së ka korrupsion”. Por edhe ky rast dëshmon se dallimi mes këtyre vendeve, ku funksionon ligji, dhe atyre në Ballkan, ku shumë shtete kanë një gjyqësor të kapur nga krimi dhe politika është se çfarë ndodh kur zbulohet. Dhe këtu jo vetëm gjyqësori, por edhe shoqëria në Kroaci dëshmon se është më e pjekur sesa në vendet e Ballkanit Perëndimor që duan ta ndjekin rrugën e Kroacisë për t’u bërë një ditë anëtare e Bashkimit Europian. E pikërisht kompanitë si “Agrokor” dhe biznesmenë­t që krijojnë monopol falë lidhjeve politike janë humbësit më të mëdhenj të anëtarësim­it në BE.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania