Panorama (Albania)

Dosja “Habilaj”, Prokuroria “kreh” banesën e Tahirit

Pas kontrollit të banesës, ish- ministri pritet të merret në pyetje

-

Oficerët e Policisë Gjyqësore, të shoqëruar edhe nga ekspertë të kriminalis­tikës, kanë kontrollua­r ditën e djeshme banesën e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është nën hetim nga Krimet e Rënda për përfshirje­n në trafikun e drogës të Habilajve. Hetuesit kanë mbërritur në banesën e Tahirit 3 orë pasi gjyqtarja Liliana Baku firmosi mandatin për kontroll të banesës. “Krehja” e shtëpisë nisi rreth orës 14: 00, ndërsa Tahiri nuk ishte prezent fillimisht. Ai mbërriti në banesë rreth 10 minuta pas oficerëve të Policisë Gjyqësore, i shoqëruar edhe nga njëri prej avokatëve të tij, Maksim Haxhia. Në disa momente, Tahiri është parë në ballkonin e banesës duke tymosur një puro, teksa kontrolli i imtësishëm ka vijuar deri në orën 16: 00, ku janë parë oficerët e Policisë Gjyqësore të dalin dhe të ngarkojnë dy valixhe, ku besohet se ka material të sekuestrua­r. Lidhur me sendet që kanë marrë oficerët nuk ka detaje, ndërsa avokati i Tahirit ka thënë se çdo gjë ishte procedural­e. Gjatë kontrollev­e në banesë, oficerët e Policisë Gjyqësore ndiqeshin nga dy ekspertët e kriminalis­tikës, të cilët sigurohesh­in që çdo objekt i këqyrur apo provë e marrë të fiksohej me kujdes. Pas daljes së oficerëve të Policisë Gjyqësore nga banesa, Tahiri ka preferuar të qëndrojë brenda, duke mos bërë asnjë koment për mediat që prisnin jashtë. Tashmë, hapi tjetër i Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda është marrja në pyetje e ish- ministrit Tahiri, por kjo do të bëhet në funksion të provave që mund të kenë mbledhur në banesë, për lidhjen e mundshme të tij me grupin e Habilajve. Kontrolli në banesë erdhi pas votimit në Parlament të kërkesës së Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, e cila kërkoi edhe arrestimin e deputetit të PS- së, por një gjë e tillë u hodh poshtë me votë. e. d

 ??  ?? GJATE SEANCES PER IMUNITETIN E SAIMIR TAHIRIT
GJATE SEANCES PER IMUNITETIN E SAIMIR TAHIRIT
 ??  ?? Oficerët e Policisë Gjyqësore duke hyrë në banesën e Saimir Tahirit
Oficerët e Policisë Gjyqësore duke hyrë në banesën e Saimir Tahirit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania