Panorama (Albania)

Mesazhi i ambasadori­t Lu për Tahirin: Askush nuk nuk është mbi ligjin

“Në komunizëm njerëz të pafajshëm shkonin në burg, në këto 27 vite politikanë­t që kanë kryer krime i kanë shpëtuar drejtësisë”

- DONLAD LU

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, shfrytëzoi një takim me anëtarë të Këshillit Rinor për të dhënë mesazhin e tij për çështjen “Tahiri”. Duke bërë një paralelizë­m se në komunizëm njerëz të pafajshëm shkonin në Burgjet e Spaçit e Burrelit, ndërsa gjatë viteve të demokracis­ë politikanë të rëndësishë­m, si nga e majta ashtu dhe nga e djathta, që kanë bërë krime të tmerrshme, nuk janë dënuar. Duke folur për rastin Tahiri, ambasadori Lu tha se qytetarët duhet ta dinë nëse ai është i pafajshëm. Por nëse është fajtor, ai duhet të përballet me drejtësinë. Ai u bëri thirrje studentëve që të kërkojnë gjithmonë të vërtetën, por nënvizoi se të gjithë duhet të jetë të barabartë para ligjit. Këto deklarata ai i bëri që në nisje të fjalës së tij, më pas vijoi me çështjen e korrupsion­it në sistemin arsimor.

Të dashur studentë, të dashur anëtarë të Këshillit Rinor, dua t’ju përgëzoj për punën e jashtëzako­nshme që keni bërë për të luftuar korrupsion­in në sistemin arsimor. Por, së pari, më lejoni të them dy fjalë në lidhje me polemikat aktuale rreth ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Të gjithë ju jeni duke parë të shkruhet historia në këtë vend. Ajo që dini është se në komunizëm, Shqipëria kishte problemin e turpshëm të udhëheqësv­e komunistë që dërgonin njerëz të pafajshëm në burgjet më të tmerrshme: në Spaç, në Burrel dhe në QafëBar.

Në 27 vitet e fundit, ky vend është përballur me problemin tjetër, me problemin e turpshëm të politikanë­ve të fuqishëm, nga e djathta dhe nga e majta, që kanë kryer krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë, pa pushim.

Nuk do të ishte e përshtatsh­me për mua të them nëse Saimir Tahiri është fajtor apo i pafajshëm. Por, është jashtëzako­nisht e rëndësishm­e që ju si drejtues të shoqërisë civile, ju si të rinj, ju si qytetarë të Shqipërisë të zbuloni të vërtetën. E drejta për të ditur të vërtetën nuk i përket asnjë partie politike. U përket qytetarëve të Shqipërisë. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

Ju nuk jeni gjyqtarë apo prokurorë, por jeni njerëz që votoni. Ju i dhatë besimin tuaj këtij personi si anëtar i Kuvendit dhe si ministër i lartë i kabinetit. Është përgjegjës­ia juaj të kërkoni që publiku të dijë të vërtetën për këtë çështje. Nëse është i pafajshëm, njerëzit duhet ta dinë këtë. Nëse është fajtor, ai duhet të përballet me drejtësinë.

Tani, më lejoni të flas për arsyen pse jemi këtu sot – korrupsion­i në sistemin arsimor.

Unë besoj që brezi juaj do të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjes së problemit të rritjes së korrupsion­it në shkolla dhe universite­te. Më pëlqejnë shumë idetë që po vini në praktikë. Për shembull, më pëlqen idea juaj për të identifiku­ar profesorët më të mirë dhe për t’u treguar të gjithëve se cilët profesorë i rezistojnë korrupsion­it dhe vendosin edukimin e studentëve të tyre përpara interesave vetjake.

Ndërsa brezi juaj lufton korrupsion­in, ju lutem dijeni se keni mbështetje­n tonë të plotë. Ne po punojmë çdo ditë për të mbështetur vetingun në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe dekriminal­izimin e politikës. Aty ku brezat e kaluar kanë dështuar në luftën kundër korrupsion­it, unë jam besimplotë se ju do të keni sukses.

Më lejoni ta përfundoj, duke falënderua­r të gjithë anëtarët e Këshillit Rinor, Qendrën për Nisma Ligjore Qytetare dhe veçanërish­t profesorët e dekanët që e kanë mbështetur me guxim këtë nismë.

Korrupsion­i nuk do të mposhtet në një ditë të vetme, por mund të mposhtet nga një brez. Do të mposhtet nga brezi juaj.

Nuk do të ishte e përshtatsh­me për mua të them nëse Saimir Tahiri është fajtor apo i pafajshëm. Por, është jashtëzako­nisht e rëndësishm­e që ju si drejtues të shoqërisë civile, ju si të rinj, ju si qytetarë të Shqipërisë të zbuloni të vërtetën. E drejta për të ditur të vërtetën nuk i përket asnjë partie politike

 ??  ?? Ambasadori i SHBA, Donald Lu
Ambasadori i SHBA, Donald Lu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania