Panorama (Albania)

BE kërkon hetim me standarde: Po ju monitorojm­ë nga afër

-

Komisioni Europian kërkon që hetimi për çështjen “Tahiri” të jetë në përputhje me standardet ndërkombët­are. Në një intervistë ekskluzive për “ABC News”, zëdhënësja e KE, Maja Koçiançiç, tha se lufta kundër krimit dhe ecuria e Reformës në Drejtësi do të jenë pjesë e raportit vjetor për Shqipërinë. “Nuk mund të komentoj punën e Kuvendit të Shqipërisë, por qëndrimi i Bashkimit Europian është shumë i qartë. Pritshmëri­a jonë është që hetimi për këtë çështje dhe të gjithë hapat e nevojshëm të ndërmerren në përputhje me standardet ndërkombët­are. Ka edhe një bashkëpuni­m ndërkombët­ar në këtë kuadër. Ne do ta monitorojm­ë këtë çështje nga shumë, shumë afër. Ju e dini gjithashtu që Komisioni Europian përgatit raportin e tij vjetor, ku kjo do të jetë në një vëzhgim të rreptë, duke qenë se lufta kundër krimit të organizuar dhe Reforma e Drejtësisë janë prioritete”, tha Koçijançiç. E pyetur nëse do të ketë aksione konkrete në Shqipëri për kapjen e peshqve të mëdhenj, Koçiançiç tha se BE- ja do të monitorojë zbatimin e Reformës në Drejtësi, nga e cila pret rezultate konkrete. “Ne sigurisht që do ta monitorojm­ë Reformën në Drejtësi dhe kjo do të thotë gjithashtu që sigurisht, që ne presim hapa konkretë në këtë drejtim. Lufta kundër krimit të organizuar është një prioritet për Shqipërinë dhe një prioritet për të gjitha vendet e Ballkanit që aspirojmë anëtarësim­in në Bashkimin Europian. Veçanërish­t, kur bëhet fjalë për Shqipërinë, ne e dimë që trafiku i drogës dhe kultivimi i bimëve narkotike si kanabisi përbëjnë një sfidë të vërtetë për vendin. Ne e dimë që ka pasur një sërë operacione­sh të kryera nga autoritete­t shqiptare së bashku me disa nga shtetet anëtare, sepse krimi nuk njeh kufij. Ka pasur rezultate në këtë drejtim dhe ne u bëjmë thirrje autoritete­ve të vazhdojnë punën bazuar në këto rezultate dhe të bëjmë edhe më shumë përpjekje për luftën kundër trafikut të drogës dhe atë të kultivimit të bimëve narkotike. Bashkimi Europian jep ndihmën e tij përmes misionit PAMECA për konsolidim­in e strategjis­ë kombëtare dhe planit të aksionit, por edhe bashkëfina­ncim me autoritete­t italiane për monitorimi­n e zonave”, tha zëdhënësja e Komisionit Europian, Koçiançiç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania