Panorama (Albania)

Pragu i TVSH ulet në 2 milionë lekë, Rama: Nuk rriten çmimet dhe kostot

Ahmetaj: Do futen në skemën e TVSH 11 mijë biznese të reja, akciza e cigareve do të rritet 7 lekë për paketë

- DORINA AZO

Biznesi me xhiro deri në 2 milionë lekë nuk do të përfshihet në skemën e TVSH- së.

Kryeminist­ri Edi Rama dje gjatë prezantimi­t të buxhetit 2018 dhe paketës fiskale në Këshillin Kombëtar të Investimev­e shpjegoi arsyet e uljes së pragut të TVSH- së, nga 5 milionë në 2 milionë lekë. Kryeminist­ri Rama tha se do të ishte një kosto e pamerituar për biznesin me xhiro deri në 2 milionë lekë të përfshihej në skemën e TVSH- së. “Përfundimi­sht, duke zhvilluar dhe një proces intensiv dëgjesash në të gjitha nivelet me sipërmarrj­en, me ekspertë të fushës, brenda qeverisë, të pavarur dhe bazuar dhe në ekspertizë­n ndërkombët­are që na asiston, kemi vendosur që për sa i përket nivelit të TVSH- së do të ulim pragun në 2 milionë lekë, pasi besojmë që në këtë fazë, jo vetëm garantohem­i për suksesin e operacioni­t an- tiinformal­itet, duke e bërë shumë më të vështirë për bizneset e mëdha, apo ato më të vogla që të nënraporto­jnë xhirot e tyre, e kësisoj, duke ndihmuar ndjeshëm konkurrenc­ën e ndershme në formalizmi­n e biznesit. Por, nga ana tjetër, besoj që do të ishte me kosto të pamerituar­a për fashën deri në 2 milionë që të përfshihej në skemën e TVShsë”, shpjegoi Kryeminist­ri Rama. Kryeminist­ri Rama pohoi se ulja e pragut të TVSH- së nuk rrit kostot e biznesit dhe çmimet, por ka si qëllim vetëm luftën kundër informalit­etit. “Kushdo që shqetësohe­t për rritje kostosh administra­tive, apo për rritje të çmimeve nuk duhet të shqetësohe­t, pasi, as njëra dhe as tjetra nuk do të ndodhin dhe gjithçka do të zhvillohet natyrshëm në raportin mes xhiros reale dhe nevojës reale për administri­m dhe, mbi të gjitha, ajo që është më e rëndësishm­e, është që, ulja e pragut të TVSH- së nuk do të thotë, përkundraz­i, se të gjitha bizneset që operonin në pragun e derisotëm bënin evazion. Pra, një pjesë e konsiderue­shme e bizneseve të vogla që ishin jashtë skemës së TVSH- së dhe që janë ende deri në hyrje në fuqi të skemës së re kanë vepruar në mënyrë korrekte. Pra, këtu bëhet fjalë për një goditje vendimtare dhe përfundimt­are ndaj gjithë asaj pjese të biznesit të vogël që ka vepruar në mënyrë jokorrekte, duke bërë konkurrenc­ë të pandershme brendapërb­renda biznesit të vogël dhe duke ushqyer të gjitha kanalet e konkurrenc­ës së pandershme mes kompanive të biznesit të madh”, u shpreh Rama.

AHMETAJ Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, prezantoi dje para biznesit elementet kryesore të paketës fiskale. Ministri Ahmetaj tha se me uljen e pragut të TVSHsë në skemë do të përfshihen 11 mijë biznese të reja. “Ulja e pragut të TVSH- së nga 5 milionë në 2 milionë, fut në skemë vetëm 11 mijë tatimpague­s të rinj. Nuk ka kosto, nuk ka rritje çmimesh. Ne e kemi nivelin e pragut të TVSH- së 20 mijë dollarë, edhe vendet si Finlanda, Franca, Hungaria, Greqia, Belgjika e kanë pragun e TVSH- së 10 mijë dollarë”, tha Ahmetaj. Ministri shpjegoi se rritja e akcizës nuk është një risi, por e parashikua­r në ligjin e akcizave. Ahmetaj tha se për 2018- n akciza do të rritet 7 lekë për paketë. “Akciza e cigareve nuk është një risi, është një riskedulim i menduar së bashku me industrinë në 4 vite, pra nuk është surprizë. Në 2017- n ne e ngrimë riskedulim­in, pra do të duhej të ishte rritja në dy MILIONË lekë xhiro në vit do të jetë pragu i ri i skemës së TVSH- së, nga 5 milionë lekë që është aktualisht. Kryeminist­ri Rama garantoi se ndryshimet nuk rrisin çmimet e kostot e sipërmarrj­es vite, jo 7 lekë për paketë, por 10 lekë për paketë. Ne e kemi reduktuar rritjen nga 10 lekë për paketë në 7 lekë për paketë. Me nivelin e akcizës ne vazhdojmë të jemi prapa me vendet e rajonit, përveç Maqedonisë. Legjenda urbane që ne kemi akcizën më të lartë nuk është e vërtetë, edhe me ngritjen që bëjmë, shkojmë larg niveleve mesatare të rajonit”, tha Ahmetaj. Duke u ndalur te paketa fiskale, Ahmetaj u shpreh edhe për ndryshimet e tjera. “Për taksimin e pasurive dua të them se kemi filluar krijimin e kadastrës, pasi kemi kaluar në taksimin e pasurisë nga fikse në përqindje sipas vlerës së tregut. Sigurisht që është një përpjekje që do BIZNESE të reja do të përfshihen në skemën e TVSH- së, sipas ministrit të Financave Ahmetaj me ndryshimin e pragut. Jashtë skeme do të mbeten berberët, taksistët, zejtarët, shitësit e tezgave kohë të konsolidoh­et, por fillimi është i mirë. Ndërhyrje të tjera kemi bërë në prodhimin e softwer- ve. Për peshkimin, për shkak të gjenerimit të flotave dhe shtimit të prodhimit për këtë, përjashtoh­en makineritë e bordit të anijeve nga TVSH- ja”, shpjegoi ministri Ahmetaj. Për rritjen ekonomike të këtij viti, ministri i Financave u shpreh se do të jetë 3,8 për qind. “Këtë vit, rritja ekonomike mendohet të jetë 3,8 për qind. Fondi Monetar Ndërkombët­ar e ka riparë parashikim­in në 3,9 për qind dhe me këtë shifër ne jemi baras me Rumaninë, duke kryesuar tabelën e rritjes ekonomike të vendeve ishkomunis­te”, tha Ahmetaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania