Panorama (Albania)

Autobusi i parë elektrik, Veliaj kusht operatorëv­e: Modernizon­i flotën

-

Bashkia e Tiranës nisi dje testimin e autobusit të parë elektrik. Për kryebashki­akun Erion Veliaj, me këtë teknologji kryeqyteti po ndjek të njëjtin hap zhvillimi si dhe shumë qytete të zhvilluara në botë. Ai u bëri thirrje kompanive që operojnë në fushën e transporti­t publik që të nisin sa më parë porositjen e autobusëve të kësaj teknologji­e. Në të kundërt, ai paralajmër­oi krijimin e një kompanie publike të transporti­t urban, nëse kompanitë aktuale të transporti­t nuk do t’i përgjigjen kësaj kërkese. “Kur thashë se do krijoja një kompani publike të pastrimit të qytetit, operatorët privatë e morën me shaka. Por e krijuam në kohë rekord. Po ju them sërish sot, do të krijojmë një kompani publike të transporti­t, nëse operatorët privatë nuk do të na përgjigjen në këtë shkallë modernizim­i. Detajet do t’i bëjmë specifike më vonë, por ajo që do të kërkojmë është që, në mënyrë graduale, nga 10% apo 20%, të kërkojmë kthimin e flotës në autobusë elektrikë”, tha Veliaj. Për të bërë të mun- dur realizimin këtij synimi, ai tha se në bashkëpuni­m edhe me qeverinë qendrore, do të jepen incentiva për operatorët privatë që të përqafojnë sa më shpejt këtë teknologji që mbron mjedisin. Të tilla mund të jenë ulje në taksa, në doganë apo subvencion­imi i energjisë. Veliaj siguroi se përveç kostove që mund të ketë fillimisht blerja e autobusëve të rinj, futja e kësaj teknologji­e do të jetë një investim i favorshëm për të ardhmen dhe financat e operatorëv­e, kjo për faktin se ata do të punojnë me një kosto më të ulët. Të pranishëm në aktiviteti­n e djeshëm prezantues ishin edhe ministri e Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës, Damian Gjiknuri, ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, si dhe ambasadori i Polonisë në Shqipëri, Karol Bachura. Autobusi i parë elektrik do të testohet fillimisht për linjën Kombinat- Kinostudio, më pas do të vendoset në shërbim edhe në disa linja të tjera, për të matur koston që do të kërkojë secila prej tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania