Panorama (Albania)

NDRYSHIMET

-

Ndryshimet në vendimin "Për përcaktimi­n e kritereve, procedurav­e, dokumentac­ionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike".

Përjashtoh­en nga përfitimi i ndihmës ekonomike, për një periudhë gjashtëmuj­ore, familjet të cilat kanë në përbërje të tyre edhe një anëtar të vetëm që plotëson kushtet e mëposhtme:

ISHTE

Kryen ndarje të qëllimshme të anëtarëve të familjes, kur nuk krijohet një kurorë e re, me përjashtim të rastit vajzë- nënë;

BËHET

Pas fjalëve "… kryen ndarje të qëllimshme të anëtarëve të familjes …" shtohen "… që jetojnë në të njëjtën strehë ….

ISHTE

Nuk tërheq ndihmën ekonomike, brenda një afati 10ditor nga dita e depozitimi­t në llogarinë bankare/ kryerjes së pagesave nga Posta Shqiptare, për përfituesi­t e ndihmës ekonomike me përjashtim të rasteve kur kjo ka ndodhur për shkaqe të arsyeshme, si shëndetëso­re dhe fatkeqësi.

BËHET

Fjalët "… brenda një afati 10- ditor …" zëvendësoh­en me "… brenda 10 ( dhjetë) ditëve pune …".

ISHTE

Anëtarët në moshë aktive pune, të aftë për punë, nuk rezultojnë punëkërkue­s të papunë apo të vetëpunësu­ar pranë zyrave të punës.

BËHET

Anëtarët në moshë aktive pune, të aftë për punë, që nuk rezultojnë punëkërkue­s të papunë pranë zyrave të punës apo të vetëpunësu­ar pranë strukturav­e të tatimeve, me përjashtim të rasteve të familjeve që zotërojnë tokë bujqësore në pronësi/ përdorim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania