Panorama (Albania)

Shpërndarë­sit të kokainës i gjenden dy mina me celular

Operacioni i Komisariat­it nr. 6, zbulohet eksplozivi C4

- ETLEVA DELIA

Dy mina me celular, që dyshohet se do të përdoreshi­n për ndonjë ngjarje të mundshme kriminale, janë sekuestrua­r dje nga oficerët e Komisariat­it nr. 6 në Tiranë.

Në pranga ka përfunduar 30- vjeçari Landi Goli, nga fshati Zdrajsh- Vërri i Librazhdit, që po hetohej prej disa javësh nga Policia. Ai është arrestuar me akuzat “mbajtje pa leje e armëve, bombave apo minave ose lëndëve plasëse” dhe “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Operacioni për arrestimin e të dyshuarit u organizua rreth orës 16: 30, pranë një lokali në zonën e Unazës së Re, në Tiranë, nga shërbimet e Komisariat­it nr. 6. Në momentin që ka konstatuar Policinë, ai ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizu­ar men- jëherë, duke u prangosur. Ndërsa në një çantë që kishte me vete iu gjetën dy bombat me eksploziv C4, të montuara me celular, si dhe disa doza lëndë narkotike e llojit kokainë, me peshë totale rreth 30 gramë. Burimet thanë se dyshohet që minat do të për- doreshin për ndonjë sulm të mundshëm në Tiranë, megjithëse ende nuk ka të dhëna konkrete. Vetë i arrestuari ka refuzuar të japë shpjegime në polici, duke preferuar të mos flasë deri në një moment tjetër.

HETIMI Prej disa javësh oficerët e Krimeve të Komisariat­it nr. 6 kishin siguruar informacio­ne operative në lidhje me veprimtari­në kriminale të një personi që konsideroh­ej me rrezikshmë­ri të lartë. Bëhej fjalë për një person të njohur për prirje radikale, nga fshatrat e Librazhdit, por që herë pas here shihej në zonat periferike të Tiranës dhe kishte krijuar dyshime me lëvizjet e tij. Në bazë të këtyre informacio­neve është arritur që ky person të identifiko­hej dhe më pas është mbajtur nën vëzhgim nga oficerët e Policisë. Ata kanë ndjekur në distancë të gjitha lëvizjet e tij të dyshimta, kryesisht në zonën e Unazës së Re. Pasditen e djeshme, rreth orës 16: 30, ai është konstatuar në afërsi të bar- kafe “A...”, në zonën ku po mbahej në vëzhgim. Lëvizjet e tij të shpërqendr­uara kanë tërhequr vëmendjen e oficerëve të Policisë, që nga ana tjetër, kishin marrë informacio­n se ai mbante sende të jashtëligj­shme me vete. Menjëherë është marrë vendimi për të ndërhyrë, në mënyrë që të bëhej kapja në flagrancë. Me vete iu gjetën dy minat me celular dhe sasia prej 30 gramësh kokainë.

 ??  ?? I arrestuari Landi Goli
I arrestuari Landi Goli
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania