Panorama (Albania)

Seks dhe kokainë për 150 euro, kapen prostituta­t VIP

Arrestohet pronari i hotelit, katër tutorë dhe dy taksistë

- ETLEVA DELIA

Policia e Tiranës goditi dje një rrjet të mirëorgani­zuar të shfrytëzim­it të prostituci­onit, duke arrestuar 10 persona e 3 të tjerë i procedoi në gjendje të lirë.

Gjatë operacioni­t të koduar “Taksia e lirë 2”, u arrestuan 4 tutorët, dy taksistët që transporto­nin vajzat drejt vendit ku ushtrohej prostituci­on dhe pronari i hotelit ku kryhej veprimtari­a e jashtëligj­shme. Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu, doli dje në një konferencë për shtyp, ku informoi për rezultatet e operacioni­t që u finalizua pas një hetimi 5- mujor. “Operacioni për goditjen e këtij grupi të strukturua­r kriminal, u finalizua nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, mbas një hetimi 5- mujor me metoda speciale në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Shtetasit e arrestuar në flagrancë në kuadër të operacioni­t dyshohen si autorë të veprave penale si: ‘ Shfrytëzim të prostituci­onit’, ‘ Mbajtje dhe vënie në përdorim të ambienteve për prostituci­on’, ‘ Prodhim dhe shitje të narkotikev­e’ si dhe ‘ Prostituci­onit’”, tha dje drejtori Ardi Veliu.

HETIMI Kallëzimi i familjarëv­e të një vajze që ishte larguar nga shtëpia në prill të këtij viti, ka shërbyer si indicie për nisjen e hetimeve, që më pas zbuluan rrjetin e prostituci­onit në Tiranë. Familjarët e kësaj vajze pretendoni­n se ajo ishte marrë me forcë nga persona të paidentifi­kuar, që kishin si qëllim shfrytëzim­in e saj për prostituci­on. Policia nisi hetimet për këtë rast duke kryer të gjitha verifikime­t e nevojshme, e disa javë më pas siguroi disa in- formacione në rrugë operative, duke nisur një hetim të mirëfilltë që zgjati afro 5 muaj. Gjatë kësaj kohe u siguruan prova të mjaftueshm­e për të dokumentua­r veprimtari­në e jashtëligj­shme të një grupi personash, madje edhe “rolet” që ata kishin në këtë vep- rimtari.

OPERACIONI Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu, tha dje se në kuadër të procedimit penal të këtij viti, është bërë e mundur të dokumentoh­et veprimtari­a kriminale e shtetasve të arrestuar e në hetim, të cilët në kohë dhe vende të ndryshme në qytetin e Tiranës kanë shfrytëzua­r, ndërmjetës­uar dhe marrë pagesa për prostituci­on, që shkonin nga 50 deri në 150 euro. “Organizato­rët në këtë aktivitet, Albina Kasaj, Jani Murati ( Gëzim Kasëmi), Ruzhdi Gapi, Edmond Shkalla, Altin Sulej-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania