Panorama (Albania)

S'gjente punë pas kthimit nga Greqia, vetëdigjet

-

ELBASAN - Një i ri i ka dhënë fund jetës duke u lyer me benzinë dhe më pas i vuri flakën vetes. Për shkak të shkallës së rëndë të djegies, ai ndërroi jetë pak orë pas ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "28 Nëntori" në Elbasan. Sipas të dhënave, Elton Hodo, 38 vjeç, kishte më pak se një vit që ishte kthyer nga emigracion­i dhe po përballej me probleme psikologji­ke, pasi kohët e fundit vuante nga depresioni. 38- vjeçari, pasi ka blerë një bidon me 10 litra benzinë pranë një pike karburanti përgjatë autostradë­s Elbasan- Metalurgji, ka dalë në buzë të rrugës dhe ka spërkatur veten me lëndën djegëse. Më pas, me një çakmak i ka vënë flakën trupit të tij. Kanë qenë qytetarë të rastësishë­m që po lëviznin me automjete, që kanë vënë re të riun e pushtuar nga flakët dhe i kanë ardhur në ndihmë. Pas mbërritjes së policisë dhe ambulancës në vendin e ngjarjes, i riu ësh- të dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit në gjendje të rëndë shëndetëso­re. Sipas mjekëve, shkalla e djegies ishte e rëndë dhe se ishte e pamundur që i riu të fliste dhe të identifiko­hej. Por, kanë qenë persona të afërm të tij që e kanë identifiku­ar, pasi kanë mësuar ngjarjen nga mediat. Mjekët e spitalit kirurgjik në Elbasan, duke para gjendjen kritike të të riut, e kanë dërguar për ndihmë më të specializu­ar në Tiranë, por i riu ka ndërruar jetë gjatë rrugës. 38- vjeçari, banor i lagjes "Syrja Dylgjeri", ndërroi jetë rreth tri orë pas ngjarjes. Familjarët kanë deklaruar gjatë marrjes në pyetje nga policia se Elton Hodo kishte jetuar për disa vite si emigrant në Greqi. Ai kishte rreth një vit që ishte kthyer. Pamundësia për të gjetur punë dhe problemet financiare, duket se kanë çuar të riun në gjendje depresive, që u bë edhe shkak për dhënien fund të jetës.

 ??  ?? Viktima Elton Hodo
Viktima Elton Hodo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania