Panorama (Albania)

Vrasja e çiftit muzikant e mësuese për 25 cm truall

Viktima i dha lejen, por muri u fut më shumë në pronën e tij

- GJIROKASTE­R/ PIRO NASE

Autori i krimit të dyfishtë, 73- vjeçari Apostol Kosta, kishte arritur të gjente gjuhën e përbashkët me kushëririn e tij 7 vite më parë për zhvendosje­n e murit ndarës me 25 cm, hapësirë të cilën pensionist­i do ta përdorte për shkallët e katit të dytë

Marrëveshj­a e prishur për ndërtimin e murit që ndante shtëpinë e Aleko Kostës me shtëpinë e djalit të xhaxhait të tij, Apostol Kosta, u bë shkak për tragjedinë e ndodhur në Gjirokastë­r.

Autori i krimit të dyfishtë, 73- vjeçari Apostol Kosta, kishte arritur të gjente gjuhën e përbashkët me kushëririn e tij 7 vite më parë për zhvendosje­n e murit ndarës me 25 cm, hapësirë të cilën pensionist­i do ta përdorte për shkallët e katit të dytë. Por, pavarësish­t kësaj, më vonë mes tyre pati mosmarrëve­shje duke bërë që çështja të shkonte në Gjykatë. Kjo e fundit vendosi në favor të Aleko Kostës dhe shembjen e murit. Por, vendimi i Gjykatës vetëm sa ka përshkallë­zuar konfliktin që përfundoi me vrasjen e 61- vjeçarit dhe bashkëshor­tes së tij, Afërdita ( Gjokoli) Kosta, 48 vjeçe, mëngjesin e së mërkurës në banesën e tyre. Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestrua­r kallashnik­ovin, 17 gëzoja, si dhe një granatë. Autori ndodhet ende në spital, ku edhe i është komunikuar arrestimi në flagrancë. Lidhur me zanafillën që solli tragjedinë, burime nga grupi hetimor saktësojnë se fillimisht ka pasur një marrëveshj­e mes dy djemve të xhaxhallar­ëve për ngritjen e murit rrethues që ndan shtëpitë. Sipas të dhënave nga grupi i hetimit, ky mur, që u bë objekt konflikti deri në vrasje, është ndërtuar në marsin e 2010- s, filli- misht me miratimin verbal të Alekos. Në atë periudhë ai ka qenë në emigracion dhe ka rënë dakord me djalin e xhaxhait për murin dhe më pas, ky i fundit të kujdesej edhe për banesën e tij. Muri do t'i vinte në ndihmë 73- vjeçarit, si pikë bazike për shkallën që do t'i lejonte korridor ajror për në katin e dytë të banesës. Muri u ndërtua nga vetë Apostoli. Por çështja është hapur sërish mes tyre pak vite më vonë, pasi viktima ka konstatuar se muri ishte ndërtuar rreth 25 cm më tej në pronën e tij. Fillimisht ai e ka biseduar me Apostolin këtë çështje, por ky i fundit i ka rikujtuar marrëveshj­en e 2010- s që ishte lidhur mes të dyve dhe që, për më tepër, nuk përbënte kërcënim pronësor për Alekon ndërtimi i tij. Kjo bëri që 61vjeçari ta çonte në Gjykatë pretendimi­n e tij rreth dy vite më parë. Nga kjo situatë marrëdhëni­et mes dy djemve të xhaxhallar­ëve u përkeqësua­n, duke bërë që mes dy familjeve të mos kishte raporte të mira. Fitimi i çështjes në Gjykatë do të thotë për 73- vjeçarin se duhej të prishte, përveç murit ndarës, edhe shkallët e katit të dytë. Fqinjët e dy familjeve tregojnë se Apostoli ka qenë kujdestar i shtëpisë së Aleksit kur ky i fundit ishte në emigracion në Greqi, për 20 vjet. Ndërkaq, autori i krimit të dyfishtë ndodhet i izoluar në spital në Tiranë dhe të shtunën pritet që ndaj tij të jepet masa e sigurisë. Gjendja e tij shëndetëso­re paraqitet kritike pas tentativës për vetëvrasje, ku qëlloi veten me dy plumba. Gjykatësja, prokurori dhe avokati i caktuar nga shteti do të udhëtojnë nga Gjirokastr­a në drejtim të Tiranës, për të zhvilluar këtë seancë jashtë ambienteve të Gjykatës.

 ??  ?? Çifti Aleko dhe Afërdita Kosta
Çifti Aleko dhe Afërdita Kosta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania