Panorama (Albania)

Arrestohet i dënuari me 8 vjet, lëvizte lirshëm në Shkodër

Artan Dekovi kërkohej pasi plagosi e la invalid 42- vjeçarin

- SHKODER/ SENAD NIKSHIQI

Arrestohet i dënuari me tetë vite burg për plagosje me armë zjarri.

Bëhet fjalë për Artan Dekovin, banori i lagjes "Dobraç", i cili rezultonte në listën e personave të shpallur në kërkim. Arrestimi u krye pasi emri i tij është denoncuar dhe nga ishkryemin­istri Sali Berisha, sipas të cilit Dekovi nuk kapej për shkak se është djali i xhaxhait të shefit të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shkodrës. Denoncimi nga Berisha në rrjetin social "Facebook" ka ardhur rreth dy javë më parë, kur publikoi një mesazh të dërguar nga një oficer policie, ku ndër të tjera shprehej se 45- vjeçari lëvizte lirshëm në qytet, por nuk ndalohej nga askush pasi i trembeshin Arben Dekovit, kreut të SHÇBA- së Shkodër.

Sipas të dhënave nga Policia, Artan Dekovi rezulton i dënuar me 8 vite burg për një ngjarje të ndodhur më 29 mars të 2014- s, në qytetin e Shkodrës. 45- vjeçari u shpall në kërkim një ditë pas ngjarjes pasi plagosi me armë zjarri shtetasin Anton Dakaj. Policia në atë kohë bëri të ditur se procedimi ndaj tij filloi pasi pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në një lokal "bar- bufe" në lagjen "Partizani" Shkodër, qëlloi me armë zjarri shtetasin Anton Dakaj, banues në Shkodër. 42- vjeçari Dakaj u qëllua me pistoletë, teksa po pinte kafe me vëllain e tij në zonën e njohur "Rus" në Shkodër. Pas debatit me Dekovin, ai u qëllua me një plumb në këmbë, duke i prekur arterien krye- sore. Ndihma e shpejtë e mjekëve bëri që 42- vjeçari të mbijetojë. Por që prej asaj ngjarjeje, Anton Dakaj ka mbetur invalid. Pas ngjarjes janë zhvilluar seancat gjyqësore dhe në përfundim Artan Dekovi u dënua me 8 vite burg për veprat penale "plagosje e rëndë me dashje" dhe "prodhim dhe mbajtje pa leje e arme? ve luftarake dhe e municionit". "Pas informacio­neve të marra në rrugë operative dhe një operacioni të mirorganiz­uar, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim: Artan Dekovi, 45 vjeç, banues në lagjen ' Dobraç', Shkodër. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka vendosur masë sigurimi arrest në burg, me vendim nr. 512016- 3890, datë 14.09.2016, me 8 vite burg, për veprat penale ' plagosja e re? nde? me dashje' dhe ' prodhimi dhe mbajtja pa leje e arme? ve luftarake dhe e municionit'", bëri të ditur Policia e Shkodrës.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi plagosja në 2014- n
Vendi ku ndodhi plagosja në 2014- n

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania