Panorama (Albania)

E paparë dhe e padëgjuar, Arabia Saudite i jep shtetësinë një ROBOTI

-

Çfarë po ndodh me botën? Çfarë do të ndodhë me njerëzimin? Sa vlerë do të ketë ekzistenca e racës njerëzore, nëse edhe krijesat motorike me inteligjen­cë artificial­e kryejnë të gjitha veprimet dhe funksionet tona dhe, mbi të gjitha, nisin të identifiko­hen edhe ligjërisht njësoj si njerëzit? Pyetje të shumta qarkullojn­ë ndërkohë që Arabia Saudite i ka dhënë nënshtetës­inë një roboti. Kjo është skena më e fundit surrealist­e nga samiti ekonomik "Davos në shkretëtir­ë", ku liderët e Arabisë Saudite po përpiqen të impresiono­jnë pjesën tjetër të botës me ambiciet e tyre ekonomike. Në një takim treditor në Arabinë Saudite, deri tani kemi parë të ndërmerren vendime revolucion­are, si synimi për të ndërtuar një qytet krejtësish­t të ri, të quajtur Neom. Princi i kurorës, Mohammed bin Salman, shpalli planet për ndërtimin e një qyteti në brigjet e Detit të Kuq, duke premtuar një stil jetese të pamundur sot në Arabinë Saudite, ndërkohë që ka premtuar të moderojë vendin. Princi 32- vjeçar, i cili u ngrit menjëherë në pushtet, po përpiqet të përgatisë Arabinë Saudite për epokën e pasnaftës. Neom, ka thënë Princi, do të jetë një qytet që do të funksionoj­ë tërësisht me energji të pastër dhe nuk do të jetë hapësira për asgjë tradiciona­le. Ndërsa njoftimi se një robot i quajtur Sophia ka marrë shtetësi saudite i habiti të gjithë. Krahas një luani holografik dhe trenave rrotullues virtualë, një robot është shfaqur në Iniciativë­n e Investimev­e të së Ardhmes, të mbajtur nga Fondi i Investimev­e Publike Saudite. "Faleminder­it Mbretë- risë së Arabisë Saudite. Është historike të jesh roboti i parë në botë që merr shtetësi", tha roboti i quajtur Sophia. Njoftimi mund të jetë i diskutuesh­ëm mes sauditëve konservato­rë, shumë prej të cilëve besojnë se përfaqësim­i i formës njerëzore, madje edhe në art apo në manekin, është sakrilegj.

 ??  ?? Roboti Sophia duke folur pas marrjes së shtetësisë
Roboti Sophia duke folur pas marrjes së shtetësisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania