Panorama (Albania)

Zvicerani: Spiunova zyrtarë gjermanë të taksave

-

Një polic zviceran në pension ka pranuar se ka spiunuar zyrtarët tatimorë gjermanë, të cilët po hetonin sistemin bankar sekret të Zvicrës. Daniel Moser, 54 vjeç, tha se ai veproi nga patriotizm­i, dashuria për aventura, arsye fitimprurë­se dhe indinjata që Gjermania po përpiqej t'i ekspozonte sekretet kombëtare. Moser u arrestua në Frankfurt, në prill, pasi misioni i tij u ekspozua nga Werner Mauss, i njohur si James Bond gjerman. Në vitin 2015, Moser raportohet se i ka kaluar një CD me të dhëna bankare një kontakti gjerman, i cili në fakt kishte punuar për Mauss. Të dhënat ishin të gabuara, por Mauss e raportoi shkëmbimin në UBS, që më pas ua kaloi autoritete­ve zvicerane, të cilat e arrestuan Moserin për spiunazh industrial dhe shkelje të sekretit bankar. Duke u marrë në pyetje në Zvicër, ai me sa duket u tha autoritete­ve se ishte punësuar nga shërbimi i tyre sekret për të mbledhur informacio­n mbi tre zyrtarë tatimorë gjermanë. Qeveria zvicerane shpresonte të ngrinte një çështje ligjore kundër tre zyrtarëve për marrjen në mënyrë të paligjshme të të dhënave bankare, e cila është e mbrojtur sipas ligjeve të sekretit të vendit. Moser u lirua nga autoritete­t zvicerane, por një kopje e kasetës së tij të marrjes në pyetje ra në duart e Mauss, i cili ua dorëzoi autoritete­ve gjermane. Kur Moser bëri një vizitë në Frankfurt, në prill të këtij viti, ai u arrestua përsëri. Në një deklaratë të lexuar nga avokati i tij në gjykatën eprore rajonale të Frankfurti­t, Moser emërtoi ata që i kishin dhënë punën e spiunazhit zviceran dhe tha se ishte paguar 28,000 euro në periudhën 20112013 për këtë punë. Ai mohoi se vepronte me qëllime kriminale dhe tha se thjesht kërkoi të zbulonte sjellje kriminale nga ana e zyrtarëve tatimorë gjermanë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania