Panorama (Albania)

Cana, ambasador i "Grasroots": I orientuar jashtë vendit për karrierën

-

Një muaj më parë, FSHF e linte krejtësish­t në harresë projektin e futbollit të bazave "Grasroots" dhe fëmijët luajtën në asfalt. Së fundmi, institucio­ni i futbollit ka kthyer vëmendjen te ky projekt. Me anë të një vendimi të Komitetit Ekzekutiv, FSHF ka emëruar ish- kapitenin e Kombëtares, Lorik Cana, si ambasador të këtij projekti, i cili do të ketë misionin që të mund të afrojë sa më shumë të rinj rreth sportit. Në këtë ceremoni, kreu i FSHF- së ka deklaruar dje se investimi te fëmijët është nevojë imediate. "Është prioritet absolut i federatës, kryesisht futbolli i fëmijëve. Sot, akoma më shumë duhet të mendojmë për të ardhmen. Pra, investimi, jo vetëm duke emëruar Lorikun si ambasador, i cili besoj se do të jetë një shembull shumë i mirë. Çdo fëmijë duhet ta ketë dhe besoj se e ka ëndërr që të bëhet i suksesshëm si Lorik Cana", ka deklaruar ndër të tjera Duka.

LORIK CANA

Ish- kapiteni i Kombëtares tha se e ndien si detyrim personal që të ndikojë në përçimin e vlerave të sportit te fëmijët: "Duke qenë njeri i sportit, kam dëshirë dhe e ndiej të nevojshme që të vazhdoj të sensibiliz­oj dhe të kontribuoj për vlerat e futbollit në vendin tonë. ' Grasroots' është shumë i orientuar te fëmijët dhe duke u marrë me fëmijët te fondacioni, njëherazi edhe në këtë projekt, besoj se kjo gjë do t'i ndihmojë që të kenë dashurinë për futbollin. Pavarësish­t se dihet që jo të gjithë do të jenë futbollist­ë. Ama, duke u marrë me sport, duke mbajtur regjim, do të shtojnë vetëbesimi­n, do të jenë më të shëndetshë­m dhe kjo i bën njerëz më të mirë në shoqëri. Brenda vitit do të hapet pika e fondacioni­t në Kosovë, por do të bisedoj edhe me Fadil Vokrrin që të mund të ndihmojë edhe ai në këtë aspekt".

Menaxheri i Kombëtares-

Cana është pyetur edhe në lidhje me postin e menaxherit të Kombëtares, nëse do ta pranonte: "Nuk ka arsye që çfarëdollo­j bashkëpuni­mi i nevojshëm ose nga dëshira e secilit, të mos shkojë deri tek arritja e saj. Në momentin që jam tërhequr, dyert i kam pasur të hapura për mundësi dhe lehtësi në çdo dëshirë dhe plan që unë kam. Ka qenë dëshirë e imja që e kam ende, pasi kam nevojë që të merrem me projekte që më marrin kohë dhe me dëshira person- ale. Nga aspekti profesiona­l i imi, jam i orientuar më shumë jashtë Shqipërisë. E marr si karikim që të vazhdoj të ndihmoj dhe sensibiliz­oj vendin tonë me projektin, bashkë me federatën "Grasroots", si dhe me fondacioni­n tim. Besoj se për momentin është më se i mjaftueshë­m, madje, do të kemi shumë punë", ka deklaruar ndër të tjera Cana.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania