Panorama (Albania)

Strakosha e bën rrugë, sërish në 11- shen e javës

Portieri i Kombëtares, superformë në kampionati­n italian

- OLSI TUJANI

Nuk është aspak rastësi, por një e dhënë e vërtetuar disa herë.

Thomas Strakosha është portieri i momentit në Serinë A. Gardiani i Kombëtares ka arritur t'i lërë edhe një herë pas vetes të gjithë gardianët e skuadrave italiane me paraqitjen e tij. Edhe një herë tjetër, numri një i portës së Lacios ka marrë vlerësimet e mediave në Itali për të qenë në formacioni­n më të mirë të javës, ndonëse përballë ka emra rivalë si Handanoviç, Bufon, Donaruma etj.

FORMACIONI

Pas ndeshjeve të vlefshme për javën e dhjetë të kampionati­t italian të futbollit, Thomas Strakosha ka marrë vlerësimin më të lartë sa u përket portierëve në ndërtimin e 11- shes më të spikatur. Edhe nga "Calciomerc­ato. com", por edhe nga faqja me të dhëna statistiko­re "whoscored. com", e cila përpilon renditjen e futbollist­ëve në bazë të notës, Thomas Strakosha ka zaptuar rolin e titullarit në ekipin e spikatur të javës. Me paraqitjet e tij, shqiptari është duke lënë gjurmë të mëdha në nivelet më të larta të futbollit europian, duke qenë një garanci e madhe për ecurinë pozi- tive të Lacios, si në kampionat, ashtu edhe në Europë.

Batuta - Senad Luliç ishte autori i golit të dytë të Lacios kundër Bolonjës, por ishte edhe personi që devijoi në autogol një krosim drejt zonës dhe që rihapi takimin në 2- 1. Mirëpo ka qenë një tjetër moment, në të cilin Luliç sërish është bërë protagonis­t në një devijim, por Strakosha është treguar i vëmendshëm dhe ka ruajtur portën. Për këtë, në rrjetet sociale, De Vrij ka postuar një batutë për Luliç: "Çfarë dopiete", e cila ka marrë një përgjigje nga mesfushori boshnjak: "Desha të bëja trip- letë, por një pritje e madhe nga Strakosha…", ka shkruar mesfushori me batutë. Më tej, edhe shqiptari bëhet pjesë e postimit me komentin e tij: "Senad Luliç, të dua shumë vëlla". Duket se Lacio, edhe falë garancisë nga Strakosha, po kalon një periudhë me rezultate mjaft pozitive.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania