Panorama (Albania)

Qeveria, kushte të reja për ndihmën ekonomike

Qeveria ndryshon kushtet e përfitimit të ndihmës ekonomike. Familjet, raport çdo tre muaj për situatën financiare. Rastet kur asistenca do të ndërpritet

-

Qeveria ka vënë dorë sërish në kriteret për përfitimin e ndihmës ekonomike, në tentativë për të mbyllur çdo hapësirë të mundshme për abuzime.

Këtë e ka bërë përmes miratimit të disa ndryshimev­e të reja me anë të të cilave ka specifikua­r edhe më tej kushtet që duhet të përmbushin familjarët për të qenë pjesë e skemës.

KUSHTET

Detyrimi për të raportuar mbi gjendjen ekonomike është pika e parë që ka ndryshuar. Duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm, atëherë kur merr fuqi zbatuese edhe vendimi i rishikuar, familjet përfituese duhet të paraqiten në zyrën e administra­torit çdo tre muaj për të plotësuar deklaratën në të cilën do të pasqyrohet situata. Këto të dhëna do të shërbejnë si tregues për vijimin apo ndërprerje­n e asistencës. Sakaq, nga skema do të përjashton për të paktën një peri- udhë 6- mujore ato familje, të cilat kryejnë ndarje të qëllimshme të anëtarëve. Vendimi i rishikuar parashikon që kjo masë të ndërmerret, atëherë kur do të konstatohe­t se vazhdojnë të jetojnë nën të njëjtën çati, pavarësish­t se ligjërisht rezultojnë të ndarë. Ky penalitet do të aplikohet edhe mbi ato familje që kanë anëtarë në moshë pune, të cilët nuk janë regjistrua­r në zyrat e punës apo edhe ata të cilët janë të vetëpunësu­ar, por që nuk e kanë deklaruar një gjë të tillë. Por, ndryshe nga vendimi i mëparshëm, kjo masë, pra ndërprerja e asistencës për një periudhë 6- mujore, nuk do të rëndojë mbi ato familje që kanë tokë në pronësi. Një tjetër lëshim i bërë ka të bëjë me afatet e përcaktuar­a për tërheqjen e ndihmës ekonomike. Në vendimin aktual është caktuar një afat 10ditor, por me vendimin e ri afati do të jetë 10 ditë pune dhe jo kalendarik­e, pasi mund të ndodhë që familjet të përjashtoh­en nga skema përkohësis­ht vetëm se nuk kanë mundur ta tërheqin në kohë asistencën dhe kjo jo për fajin e tyre, por për faktin që ditët përkojnë me festa zyrtare apo ditë pushimi.

PËRFITIMI

Familjet që trajtohen aktualisht dhe ato që do të përfshihen rishtazi do t'i nënshtrohe­n një filtri të ri. Do të jenë 52 tregues që do të diktojnë marrjen e asistencës, mbi bazën e të cilëve do të përllogari­tet edhe shuma që do të përfitojë secili. Formulari i ri i pikëzimit që përdoret për mbledhjen e të dhënave pati jo pak bujë, duke qenë se përveç informacio­nit bazë nga aplikantët, kërkohej edhe informacio­n mbi banesën, dritat, elektrosht­ëpiaket, gjënë e gjallë etj. Me dixhitaliz­imin e skemës masa e përfitimit ka shkuar nga 3500 lekë që ka qenë në 5600 lekë në muaj, por jo më shumë se 8000 lekë. Por zbatimi i kësaj formule ka penalizuar shumë familje, duke ua hequr të drejtën e përfitimit. Prej muajsh tashmë në të gjithë vendin ka nisur një fushatë për spastrimin e listës nga abuzuesit, ndërsa zyrtarisht ende nuk ka asnjë të dhënë mbi numrin e familjeve që kanë lënë skemën.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania