Panorama (Albania)

Imuniteti, si ndryshoi Kushtetuta dy herë mbrojtjen e deputetëve

-

Deputetët e Parlamenti­t të Shqipërisë, sipas ndryshimev­e kushtetues­e të vitit 2012, mund të ndiqen penalisht nga Prokuroria, por nuk mund të arrestohen pa lejen e Parlamenti­t. Siç u veprua në rastin e fundit për ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit iu nënshtrua hetimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe pasi organi i akuzës faktoi dyshimin e arsyeshëm se Tahiri ishte bashkëpunë­tor me bandën e Habilajve, kërkoi autorizimi­n për arrestimin e tij për veprat penale “trafikimi i narkotikëv­e” kryer në bashkëpuni­m, në formë të posaçme të grupit të strukturua­r kriminal dhe “korrupsion pasiv”. Por nëse një situatë e tillë do të ndodhte vitë më parë, Prokuroria e Përgjithsh­me do të duhej të njoftonte Parlamenti­n dhe të kërkonte që ndaj tij të niste hetimin ndaj një deputeti. Në këtë mënyrë personi i hetuar do të ishte në dijeni të nisjes së hetimeve dhe do të kishte të gjitha mundësitë që të merrte masat për t’u mbrojtur apo për të prishur provat. Gjithashtu për arrestimin e deputetit Prokuroria do të duhej të bënte një kërkesë tjetër në Kuvend, por edhe kjo e drejtë për lejim ose jo mbetej në dorën e deputetëve. “Deputeti nuk mund të ndiqet penalisht pa autorizimi­n e Kuvendit. Autorizimi kërkohet edhe në rastin kur ai do të arrestohet”, thuhej në pikën 2 dhe 3 të nenit 73 të Kushtetutë­s së vjetër. Ndërkohë që në variantin e ndryshuar të vitit 2012, deputeti mund të hetohet pa dijeninë e tij, por ndaj tij nuk mund të ndërmerret masë arresti apo heqje lirie. Pra, ndryshimi i vetëm është se deputeti mund të hetohet pa lejen e Parlamenti­t, por gëzon sërish mbrojtjen e imunitetit. “Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdollo­j forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimi­n e Kuvendit”, thuhet në nenin 73 të Kushtetutë­s aktuale në fuqi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania