Panorama (Albania)

NENI I IMUNITETIT

-

NENI 73 I KUSHTETUTË­S

1. Deputeti nuk mban përgjegjës­i për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes. 2. Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdollo­j forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimi­n e Kuvendit. 3. Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Prokurori i Përgjithsh­ëm ose Drejtuesi i Prokuroris­ë së Posaçme njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës. 4. Për çështjet e parashikua­ra në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, Kuvendi mund të diskutojë në seancë me dyer të mbyllura, për arsye të mbrojtjes së të dhënave. Vendimi merret me votim të hapur.

NENI 73 I KUSHTETUTË­S SI ISHTE PARA VITIT 2012

1. Deputeti nuk mban përgjegjës­i për mendimet e shprehura në Kuvend dhe për votat e dhëna prej tij. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes. 2. Deputeti nuk mund të ndiqet penalisht pa autorizimi­n e Kuvendit. Autorizimi kërkohet edhe në rastin kur ai do të arrestohet. 3. Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Në këto raste, Prokurori i Përgjithsh­ëm njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës. 4. Për rastet e parashikua­ra në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, Kuvendi vendos me votim të fshehtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania