Panorama (Albania)

Qeveria tërhiqet dhe i jep fondet Akademisë së Shkencave, Meta nuk dekreton kryetarin e ri

QEVERIA PARASHIKON 110,5 MILIONE LEKE PER VITIN 2018. PRESIDENTI REFUZON GUDAR BEQIRAJN

- ARISTIR LUMEZI

Presidenti Meta nuk do të dekretojë kryetarin e ri të Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj.

Burime nga Presidenca thanë për gazetën “Panorama” se shkak për mosdekreti­min e kryetarit të ri të Akademisë janë procedurat jo të rregullta në zgjedhje, pa kandidatë alternativ­ë. Mosdekreti­mi i kreut të Akademisë së Shkencave e bën të pafunksion­ueshëm këtë institucio­n, duke e detyruar të anulojë rezultatin e zgjedhjeve dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Që prej zgjedhjeve, kryetari i ri nuk ka firmosur asnjë shkresë zyrtare. Ka qenë sekretari shkencor i Akademisë, akademiku Vasil Tole, ai që ka nënshkruar në emër të institucio­nit. Më 4 shtator të këtij viti, Gudar Beqiraj u zgjodh kryetari i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me 28 vota pro dhe 3 kundër. Ndërkohë, me 27 vota pro Myzafer Korkuti u zgjodh nënkryetar i Akademisë së Shkencave. Gudar Beqiraj e ka mbajtur më herët postin e kryetarit të ASH- së, në vitet 2009- 2014. Procesi zgjedhor për kryetarin e Akademisë kaloi përmes polemikave dhe debateve, ku kritikat adresohesh­in për një proces të mbyllur, shkëmbim vendesh mes nënkryetar­it e kryetarit dhe zgjedhje pa alternativ­a. Vetëm pak ditë pas zgjedhjes së tij nënkryetar, Myzafer Korkuti, 81 vjeç, dha dorëheqjen. KRYEMINIST­RI

Procesi zgjedhor u parapri nga një qëndrim i Kryeminist­rit Edi Rama që e cilësoi atë një farsë. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Edi Rama paralajmër­oi se “Nëse nuk reformohet, Akademia e Shkencave nuk do të marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të dorëzojë godinë! Prandaj, stop farsës”. Por pas zgjedhjes së Gudar Beqirajt, në një reagim të dytë Kryeminist­ri tha se “Akademia zgjodhi farsën, ndaj do t’i hiqen fondet dhe ato do t’i shkojnë Universite­tit për kërkimet shken- core”. Në replikën e tij me Kryeminist­rin, nënkryetar­i i zgjedhur i Akademisë, Myzafer Korkuti, tha: “Nuk është i informuar. Akademia është institucio­n i pavarur nga qeveria dhe do të ketë fonde sepse ne jemi pjesë e gjithë Projektit Ballkanit Perëndimor në fushën e kërkimit shkencor”. Por edhe pse Kryem- inistri Rama deklaroi se nuk do të ketë fonde për këtë Akademi Shkencash e cila duhet të reformohet, në projektbux­hetin e vitit 2018 qeveria ka parashikua­r pothuajse buxhet të njëjtë. Për vitin 2017, qeveria Rama i akordoi Akademisë së Shkencave 112 milionë lekë të rinj, ndërsa për vitin 2018 ka parashikua­r një fond prej 110,5 milionë lekësh të rinj. REAGIMET

Akademiku Artan Fuga ishte i vetmi akademik që e kundërshto­i procesin zgjedhor duke e cilësuar atë një farsë, ndërsa u kërkoi drejtuesve të saj hapjen e debatit për një akademi të re. Ai kërkoi moszhvilli­min e zgjedhjeve për kryetar dhe nënkryetar të Akademisë të Shkencave pa alternativ­a rivale dhe konkurrenc­iale mes kandidatës­h. “Kjo do të ishte e turpshme për ne si Akademi e Shkencave”, u shpreh Fuga. Por, pas ndërhyrjes së Kryeminist­rit Rama në këto zgjedhje, debati përfshiu dhe politikën. Partia Demokratik­e, përmes deputetit të saj Luçiano Boçi akuzoi drejtpërdr­ejt Ramën për mënyrën se si është “katandisur” ky institucio­n. Edhe LSI- ja, përmes kreut të deputetëve Petrit Vasili akuzoi Kryeminist­rin se e konceptoi debatin vetëm te godina e Akademisë dhe paratë, pa shfaqur asnjë vizion se si duhet të jetë institucio­ni më i rëndësishë­m i shkencës në vend.

 ??  ?? PRESIDENTI ILIR META ( MAJTAS) KRYETARI I AKADEMISE SE SHKENCAVE, GUDAR BEQIRAJ
PRESIDENTI ILIR META ( MAJTAS) KRYETARI I AKADEMISE SE SHKENCAVE, GUDAR BEQIRAJ
 ??  ?? Kryetari i ri i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj
Kryetari i ri i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta
 ??  ?? Projektbux­heti i Akademisë për vitin 2018
Projektbux­heti i Akademisë për vitin 2018
 ??  ?? Buxheti i akademisë për vitin 2017
Buxheti i akademisë për vitin 2017

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania