Panorama (Albania)

E VENDOS QEVERIA

Taksa e shtëpive edhe për legalizime­t, sa do paguhet

-

Miratohet paketa e re fiskale. Në taksën e re të shtëpisë përfshihen edhe ndërtimet që janë në proces legalizimi. Formula si do llogaritet detyrimi

Qeveria miratoi në mbledhjen e djeshme paketën fiskale për vitin e ardhshëm. Paketa fiskale nis zbatimin pas 1 janarit 2018, me rritjen e taksës së pronës, ndryshimet për taksat e makinave të luksit, rritjes së akcizës së cigareve 7 lekë për paketë, shtrirjen e TVSH- së së turizmit 6 për qind edhe të hotelet me 4 dhe 5 yje dhe uljes së tatimfitim­it në 5 për qind për prodhimet softwere.

Gazeta boton ndryshimet me taksat, të miratuara nga qeveria dhe kategoritë që do të paguajnë taksën e pronës. SHTËPITË Qeveria ka miratuar for- mulën e re të llogaritje­s së taksës së pronës. Taksa e pronës do të paguhet edhe nga shtëpitë që janë në proces legalizimi. Pra, bëhet fjalë për ato familje që kanë aplikuar për marrjen e lejes së legalizimi­t. “Taksës mbi ndërtesat u nënshtrohe­n individët, personat fizikë ose juridikë, vendas apo të huaj, pronarë ose përdorues të pasurive të paluajtshm­e në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësish­t nga niveli i shfrytëzim­it të këtyre ndërtesave, përveç rasteve kur në këtë ligj përcaktohe­n ndryshe. Taksës mbi ndërtesat u nënshtrohe­n personat që kanë aplikuar për legalizim e ndërtesës sipas ligjit “Për legalizimi­n, urbanizimi­n dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”. Taksës mbi ndërtesat u nënshtrohe­n zhvilluesi­t, të cilët nuk arrijnë të mbyllin ndërtimin sipas lejes përkatëse, të lëshuar nga autoriteti i planifikim­it. Afati i përllogari­tjes së taksës fillon nga momenti i mbarimit të afatit kohor, të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi. Taksa vendore mbi pasurinë e paluajtshm­e, ndërtesë, llogaritet si detyrim vjetor i taksapague­sit. Pagesa e taksës bëhet çdo muaj apo, për periudha më të gjata, në varësi të kategorisë së taksapague­sit, sipas përcaktime­ve në vendimin e Këshillit të Ministrave.”, thuhet në relacionin e ligjit. Për 2018, qeveria ka vendosur që taksa e pronës të jetë 0,05 për qind të vlerës së apartament­it. Edhe për qytetarët që kanë aplikuar për lejen e legalizimi­t, do të paguajnë taksën e shtëpisë sa 0,05 për qind të vlerës, llogaritur me çmimet fiskale. Për ta konkretizu­ar për qytetarët, po ju sjellim një shembull. Në rast se një shtëpi, e cila është në proces legalizimi, ndodhet në zonën kadastrale 1/ 1 që përkon me zonën e Ali Demit, Fusha e Sportit apo fshati Shkozë ku çmimi fiskal është 97,700 lekë për një shtëpi me sipërfaqe 100 metër katrorë, vlera është 9,770,000 lekë. Familja që posedon një shtëpi në këtë zonë dhe ka aplikuar për ta legalizuar, do të paguajë 4,885 lekë në vit apo 407 lekë në muaj. Taksa do të paguhet një herë në muaj në faturat e ujit të pijshëm. Taksa e pronës do të paguhet edhe për apartament­et dhe do të përdoret e njëjta logjikë për llogaritje­n, pra, taksa do të llogaritet mbi çmimet fiskale. Taksa e re do të paguhet edhe nga biznesi, në masën 0,15 për qind të vlerës së ndërtesës që sipërmarrë­si ushtron aktiviteti­n ekonomik. Kategori e re që shtohet për të paguar taksën e pronës janë edhe ndërtuesit, të cilët kanë shkelur afatet e lejes së ndërtimit. Referuar relacion- it për këtë kategori, qeveria ka vendosur që taksa e pronës të paguhet 30 për qind e vlerës së objektit të papërfundu­ar. Nga mospagimi i taksës do të përjashtoh­en disa kategori, ku një ndër to janë edhe banesat sociale dhe hotelet me 4 dhe 5 yje që kanë fituar status special. Me paketën fiskale, pas 1 janarit, taksa e makinave të luksit do të paguhet për ato mjete me kapacitet 6+ 1, me çmim deri në 5 milionë lekë dhe cilindrat 3 mijë cm3. Po ashtu, akciza për cigaret, vitin e ardhshëm, do të rritet 7 lekë për paketë. Ulja e TVSH- së së turizmit 6 për qind do të aplikohet për çdo furnizim shërbimi të ofruar brenda strukturav­e akomoduese të certifikua­ra, “Hotel me pesë yje, status special”. Hotelet me 4 dhe 5 yje, me status special, do të përjashtoh­en nga taksa e ndikimit në infrastruk­turë dhe nga tatimfitim­i për 10, në rast se përfitojnë këtë status deri në dhjetor të 2024.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania