Panorama (Albania)

Rama: Ç’i thashë Tahirit për makinën. Meta? Me dashuri e qetësi z. President!

TAHIRI NE PROKURORI. KRYEMINIST­RI: ME SHANTAZHON VETEM ZAHO RAMA

- TIRANE

Kryeminist­ri Rama zbuloi dje, në emisionin “Zonë e lirë” me gazetarin Arjan Çani, bisedat e tij me ishministr­in e Brendshëm Saimir Tahiri, për makinën që u kishte shitur Habilajve, por dhe akuzat e Zaganit ndaj tij.

Sipas Ramës, Zagani ka bërë deklaratat e tij pasi ishte dënuar me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për dekonspiri­m të operacione­ve policore si bashkëpunë­tor me banda trafikantë­sh. Kreu i qeverisë e mbrojti ish- ministrin e vet nga akuzat e opozitës se ka përgjuar, duke thënë se Saimir Tahiri nuk është skuth. Për grupin Habilaj, Rama tha se nuk ka marrë asnjë informacio­n nga shërbimet inteligjen­te të vendit.

Kishit dijeni për përgjimet e paligjshme të Saimir Tahirit me pajisjen IMC Catcher?

As e kam menduar, jo më pastaj të kem pasur dijeni, as e kam menduar që Saimir Tahiri mund të bënte përgjime të paligjshme. Për Saimir Tahirin, mund të thuhen shumë gjëra, mund të rreshtohen njerëzit dhe mund të radhisin shumë defekte si për çdo njeri tjetër, por Saimiri nuk është skuth që të bënte përgjime.

Ish- zv. ministri i Brendshëm i LSI- së në atë kohë, Ilir Marko, tha se shkarkimin e Tahirit e kanë kërkuar ndërkombët­arët pasi dilte në përgjimet e tyre?

Këtë personazh unë nuk e njoh dhe kam kërkuar shkarkimin e tij kur kam lexuar një deklaratë që bëri, dhe mbi bazën e asaj deklarate, kuptova se ai leh për llogari të padronëve. A ishit në dijeni se Saimir Tahiri po përgjohej? Nga kush? Nga partnerët? Së pari, përgjimi i një anëtari qeverie të vendit apo të një vendi tjetër, jo këtu, por dhe në Amerikë e kudo tjetër në botën demokratik­e, është i paligjshëm dhe konsideroh­et krim. Së dyti, të gjithë këta që flasin me kompetencë për kush përgjon kë, duke përfshirë persona me një detyrë publike si ajo e anëtarëve të qeverisë, nuk dinë çfarë flasin.

Pse e shkarkuat Saimir Tahirin tre muaj para zgjedhjeve, nga presioni i ndërkombët­arëve apo i Ilir Metës?

Ka një njeri në këtë botë që mua më bën presion, por nuk është as ndërkombët­ar dhe as Ilir Meta, quhet Zaho Rama. Për sa u përket shkaqeve, unë i kam bërë publike dhe koha më dha të drejtë, sepse largimi i katër ministrave për t’u përfshirë me kohë të plotë në fushatë, duke na dhënë një rezultat që ndoshta mund të mos e kishim marrë aq cilësor nëse ata nuk do kishin patur këtë angazhim.

Çfarë ju tha Saimir Tahiri pas akuzave të ish- shefit të antidrogës, Dritan Zagani, i cili ishte i pari që foli për implikimin e tij me grupin e Habiljave?

Nuk ishte i pari që foli, por ishte ligji që foli kundër tij, sepse njerëzit nuk e dinë ose askush nuk e ka kujtuar që në atë kohë, zotëria është i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për dekonspiri­m të operacioni­t të Policisë kundër një grupi trafikantë­sh, pra për bashkëpuni­m me këtë grup. Është i dënuar. Pra, ai ka folur pas dënimit? Sigurisht që ishte dënuar kur ka folur. Është arrestuar për këtë fakt, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hetuar, Gjykata e ka dënuar dhe pastaj ka folur për Saimir Tahirin.

A i verifikuat akuzat e Zaganit sepse ai ishte oficer i shtetit dhe a dini se ku ka përfunduar?

E di ku ka përfunduar, por në Republikën e Shqipërisë ai është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe me këto farë gjykatash, ose je i pandehur politik, ose kaq shumë provohet fajësia jote, sa nuk bëjmë dot një pazar për të liruar. Kështu që, kur e ka dënuar Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e ka çuar për shpërdorim detyre dhe nuk e di se çfarë tjetër, çfarë duhet verifikuar më shumë?! Ajo Prokurori dhe ajo Gjykatë nuk kanë pasur asnjë arsye në botë që të lëvizin një gisht për hatër të Saimir Tahirit.

A e mbani mend çfarë i keni thënë ju Tahirit kur morët vesh se u kishte shitur makinën Habilajve?

Kur e diskutuam, mbaj mend se i kam thënë, pse nuk thua që e paske bërë makinën ushqim për qentë që s’të ndahen më nga pas.

Kishit dijeni për lidhjet e Tahirit me Habilajt? I kërkuat shpjegime se përse një ministër i Brendshëm shoqërohej me kushërinj të përfshirë në trafikimin e narkotikëv­e?

Kur ka dalë çështja, në atë moment, kemi diskutuar gjerë e gjatë, kam dëgjuar të gjitha shpjegimet e tij dhe e kam mbështetur aty në vend, që të shkonte menjëherë në Prokurori dhe të vihej në dispozicio­n të hetimit për këto palo kushërinj. Prokuroria e ka hetuar çështjen dhe nuk ka rezultuar të ketë prova për përfshirje­n e tij në këtë çështje.

A ju ka informuar SHISH për Habilajt dhe lidhjet e tyre me Ramën?

SHISH nuk më ka sjellë një informacio­n zyrtar mbi asnjë lidhje të ministrit të Brendshëm me ndonjë grup kriminal.

Një tjetër oficer i Antidrogës së Fierit, Antonio Nazeraj, ka zbuluar lidhjet e Tahirit me Habilajt. Cili ka qenë reagimi juaj?

Është një tjetër person që është në kërkim, sepse me vendim Gjykate është dënuar me 2 vjet për mitmarrje, bashkë me dy hajdutë të tjerë ordinerë. Edhe ky ka folur pasi është zënë me presh në dorë.

Pse Saimir Tahiri përmendi disa herë “s’keni parë gjë akoma”, frazën tuaj legjendare?

Nuk komentoj, thashë për gjëra që duhet t’i komentojë ai. Por mendoj që sidoqoftë ajo frazë u keqpërdor nga të gjithë ata që kanë dalë për mish njeriu nëpër klubet mediatike për të hedhur 1001 insinuata.

Pra, ju thoni që nuk ishte një shantazh ndaj jush? Që Kryeminist­ër më mbro ose do flas...!

Ka vetëm një njeri në këtë botë që mund të më shantazhoj­ë mua. Nuk shkoj të fle se dua Spiderman- in. Por të tjera nuk ekzistojnë.

INTERVISTA NDRYSHE E ARIAN ÇANIT Arjan Çani: Sekretaria telefonike e Edi Ramës, lini mesazhin tuaj pas sinjalit akustik: “Alo, Sali Berisha jam. O Edvin Habili, o kumbari i drogës. Një këshillë kam për ty. Shite Saje qorrin dhe mbylle këtë histori me kaq se ndryshe nuk e mbyll dot mandatin”.

Edi Rama: E mër plak, o plak, edhe unë dhe ti kemi një problem, flemë pak. Po mua s’më del njeri në gjumë të më kërkojë hesape për çfarë i bëra. E ke të gjatë radhën pas derës së gjumit. Dhe ta mirëkuptoj hallin, e di që s’do flesh, por bëj si të bësh. Shëndet.

Arjan Çani: Lulzim Basha jam, të thashë në Parlament

Ka një njeri në këtë botë që mua më bën presion, por nuk është as ndërkombët­ar dhe as Ilir Meta, quhet Zaho Rama. Për sa u përket shkaqeve, unë i kam bërë publike dhe koha më dha të drejtë, sepse largimi i katër ministrave për t’u përfshirë me kohë të plotë në fushatë, duke na dhënë një rezultat që ndoshta mund të mos e kishim marrë aq cilësor nëse ata nuk do kishin patur këtë angazhim.

se trëndafili­n e ke zëvendësua­r me hashashin. Po të nis një udhëzues si rriten dhe shartohen trëndafila­t, se pas skandalit që të ka plasur do merrem vetë tani e tutje.

Edi Rama: E mër Lul, thashë se u bëre burrë, por lule më lule mbete. S’kam ca të bëj, s’të ndihmoj dot.

Arjan Çani: Luli jam prapë, e pe sa butë u sollëm në Parlament për Sajmen. Ca pankarta, ta ngecëm fjalimin në fyt, por vetëm kaq. Për sa kohë të ngeci vetingu, jemi ortakë.

Edi Rama: O Lul, është koha për gjumë për ty vlla. Nuk ke takat për. Fli gjumë vlla, fli.

Arjan Çani: O i gjati, Ilir Meta jam, duhet të takohemi, kemi lënë disa gjëra pa mbyllur, nëse do të shpëtosh Saimir Tahirin, mos e prek Adriatik Llallën, se me Visho Ajazin merrem vetë. Edi Rama: Me qetësi dhe dashuri, zoti President. Arjan Çani: Alo, Monika jam, o kriminel, po mirë mo kujt i thua motër ti? Unë motra jote? Pthuuu.

Edi Rama: Ahh, ça të bëj unë, iku tepsia, ka shpërthyer dashuria për atdheun tani. Po megjithatë, motra ishe dhe motra mbetesh e të gjithëve.

Arjan Çani: Sekretaria telefonike e Edi Ramës, lini mesazhin tuaj pas sinjalit akustik. O Edo, Gaz Demi jam. Dëgjo, ta kreva porosinë në shtëpinë e Sajmes, pres të vish dhe të flasim me detaje.

Edi Rama: Gazo, rroftë Partizani, se ka nevojë për inkurajim në këtë fazë.

E di ku ka përfunduar, por në Republikën e Shqipërisë ai është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe me këto farë gjykatash, ose je i pandehur politik, ose kaq shumë provohet fajësia jote, sa nuk bëjmë dot një pazar për të liruar. Kështu që, kur e ka dënuar Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e ka çuar për shpërdorim detyre dhe nuk e di se çfarë tjetër, çfarë duhet verifikuar më shumë?! Ajo Prokurori dhe ajo Gjykatë nuk kanë pasur asnjë arsye në botë që të lëvizin një gisht për hatër të Saimir Tahirit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania