Panorama (Albania)

A duhej arrestuar Tahiri?

- QEMAL LAME*

Shteti, drejtësia dhe media po dëshmojnë realitetin e vërtetë të gjendjes problemati­ke të respektimi­t të parimeve kushtetues­e të tre pushteteve: legjislati­v, ekzekutiv e gjyqësor; të përgjegjës­ive të drejtuesve të lartë të institucio­neve shtetërore, medias me orientime e interesa të njëanshme politike, si dhe masave ligjore që është e domosdoshm­e të merren për ta bërë Shqipërinë ashtu si...

e duam dhe si e meriton populli dhe kombi shqiptar. Çështja “Tahiri” sjell në vëmendje metodën e zbatuar edhe më parë në çështjen “Fullani”, ku u reagua me nxitim, fluturimth­i për arrestimin e tij të zhurmshëm para ndërtesës së Bankës së Shtetit, për shpërdorim­e në qëndrimet e mbajtura në vjedhjen prej afro 7 miliardë lekëve nga thesari i shtetit, ndërsa në përfundim u deklarua i pafajshëm dhe shteti u detyrua t’i kthejë 50 paga mujore në vlerë afro gjysmë miliard lekë.

Media reagoi menjëherë dhe drejt për publikimin e të dhënave për çështjen “Habilaj”, si dhe akuzat politike e më pas ligjore nga prokuroria për çështjen “Tahiri”.

Ndërsa opinionet, analizat dhe qëndrimet në median audioviziv­e dhe shkrimet në shtypin e përditshëm u dyzuan nga fokusimi te qëndrimet e njëanshme politike dhe më pak te specialist­ët me përvojë nga prokuroria, gjykata, avokatët, pedagogët e të drejtës penale dhe asaj proceduria­le.

Media ishte e domosdoshm­e të përqendroh­ej në publikimin e paanshëm të së vërtetës, dyshimeve, akuzave dhe pretendime­ve të personave që mendohen se janë fajtorë, të vlerësimev­e të partive politike, të veprimeve ligjore të prokuroris­ë. Partitë politike japin opinionin e tyre. Nuk gjykojnë as partitë politike, as deputetët, as Komisioni i Mandateve, as Kuvendi i Shqipërisë. Çështja është në hetim. Prokuroria e Krimeve të Rënda, prokurori i çështjes, organi i akuzës dhe personi kompetent që ka të drejtë të bëjë hetime dhe të kryejë të gjitha veprimet proceduria­le të parashikua­r nga ligji penal. Gjykon vetëm gjykata, e cila nuk ka marrë akoma çështjen për gjykim.

Opinioni publik ishte e domosdoshm­e të orientohej e të sensibiliz­ohej te parimet e Kushtetutë­s, Kodi i Procedurës Penale, Karta e të Drejtave të Njeriut, ku parashikoh­en kriteret që mbrojnë e garantojnë qytetarët të gjithë njëlloj. Shtetasit vihen para përgjegjës­isë penale në bazë të kritereve ligjore proceduria­le, duke u mbrojtur fuqimisht edhe nga mundësia e arbitrarit­etit e paligjshmë­ria e qëllimshme.

Në këtë barazi, bëhen përjashtim­e për shkak të funksionev­e shtetërore deputetët, anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e e të Gjykatës së Lartë, që detyrojnë prokurorin­ë të parashtroj­ë kërkesën për arrestim të mbështetur me prova konkrete.

Mosrespekt­imi i kërkesave ligjore për një ish- ministër, me të drejtë shtron shqetësimi­n se si veprohet për një njeri të thjeshtë, pa njohuri ligjore, pa mbështetje të mundshme të drejtë nga politika apo opinioni publik!

Pa prova ligjore, pa vendime konkrete nga prokuroria dhe gjykata e Shqipërisë, apo të Italisë nga e cila u morën përgjimet e paverifiku­ara në procedurën e domosdoshm­e ligjore nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, u vu në plan të parë slogani politik se deputeti dhe ish- ministri i Brendshëm mbështetet nga kreu i bandës së trafikut të drogës të drejtuar nga kryeminist­ri, nga narkomaxho­ranca, nga shteti i krimit etj.

Detyra kushtetues­e e Komisionit të Mandateve është zbatimi i kërkesave për arrestimin e deputetit, kontrollin personal e të banesës të bazuara në prova.

Është e dënueshme penalisht arrestimi, kontrolli personal dhe ai i banesës, pa prova ligjore, pa i bazuar dyshimet në prova ligjore konkrete, pa pyetur më parë personin e dyshuar apo akuzuar. Kjo praktikë krimina- le e kohës së mëparshme nuk duhet të përsëritet për interesa të ngushta politike në kushtet e shtetit të së drejtës dhe funksionim­it të drejtësisë mbi parimet e zbatimit të rreptë e të barabartë të ligjit dhe mbrojtjes e garantimit të të drejtave dhe lirive të njeriut në procesin penal.

Procedura Penale parashikon ndalimin, kontrollin personal e të banesës në kushtet e krimeve të rënda të kryera në flagrancë. Në çështjen “Tahiri” nuk kanë qenë kushtet e flagrancës. Policia dhe prokuroria në Itali kishin ndjekur dhe hetuar gjatë katër vjetëve. Edhe prokuroria shqiptare kishte të gjitha mundësitë të hetonte, të verifikont­e e të mblidhte provat, të këqyrte vendet dhe ambientet e dyshuara, të merrte e të vinte para përgjegjës­isë të dyshuarit, duke filluar nga personat konkretë: 12 punonjësit e policisë në Vlorë e deri në Drejtorinë e Policisë. Ministri i Brendshëm nuk ka të drejtë të ndërhyjë e të urdhërojë drejtorin e përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit.

Po të administro­heshin prova, prokuror- ia nuk kufizohej për të kërkuar arrestimin nga Kuvendi, ose të drejtohej direkt në gjykatë, në rastin e korrupsion­it pasiv.

Kërkesa për arrestimin e deputetit, ishministr­it, në Kuvend kishte edhe rrezikun e publikimit të çështjes, njohjes publike të akuzave, të cilat do të sillnin pasojën, si ndodhi edhe konkretish­t, të dekonspiri­mit nga vetë deputetët e Komisionit të Mandateve, të dëshmitare­s së marrë në mbrojtje nga prokuroria etj.

Prokuroria ka të drejtë të fillojë me iniciativë çështjen penale nga njoftimet në media. Prokuroria e Krimeve të Rënda zbatonte detyrën e saj kushtetues­e dhe proceduria­le për fillimin e çështjes penale për përgjimet e marra nga Gjykata e Katanjës.

Po kështu, është e drejtë dhe detyrë e prokuroris­ë të hetojë, të administra­tojë prova, të pyesë të dyshuarin, të ndaluarin, personat që kanë në dijeni për veprën penale etj., dhe, në bazë të tyre ligjit e të provave ligjore, të kërkojë arrestimin nga gjykata, ose më parë miratimin nga Kuvendi kur i dyshuari është deputet. Prokuroria kishte të drejtë dhe për detyrë të kërkonte, të shkonte Prokurori në Katanjë, ose të zhvillohes­hin veprime hetimore të përbashkët­a midis prokuroris­ë shqiptare dhe asaj italiane. Dokumentin që mori brenda disa orëve Saimir Tahiri nga Prokuroria e Katanjës, se nuk kishte çështje në ngarkim të tij, duhet ta kishte marrë më parë prokuroria shqiptare.

Në praktikën e hetuesisë ka çështje që heton edhe brenda 24 orëve dhe dërgohen në gjykatë të pandehurit, të ndaluarit, por gjithmonë me prova.

Është e dënueshme të arrestosh një person vetëm mbi bazën e dyshimeve dhe bindjes së brendshme të prokurorit dhe pas arrestimit të gjenden provat.

Me këtë këndvështr­im ndihmohemi të kuptojmë e reagojmë ndaj shqetësime­ve të media për gazetarët që e ndiejnë veten të ofenduar nga përgjigjet e kryeminist­rit, pas mbledhjes së Kuvendit ku nuk u miratua kërkesa e prokuroris­ë për dhënien e miratimit për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.

Reagimi emocional, kundërvëni­a e menjëhersh­me dhe krahasimet me figura letrare të kryeminist­rit janë të kritikuesh­me. Vetë ai tregoi reflektim në sqarimet në komunikimi­n në rrjetin social.

Mbështesim opinionin që vlerëson shqetësimi­n te gazetarët që ndihen të ofenduar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania