Panorama (Albania)

Rama ndryshon mendje, i heq fondet Akademisë

U parashikua­n 1 milion USD, do i shkurtojë Parlamenti

- ARISTIR LUMEZI

Qeveria ka vendosur dje që të mos i akordojë asnjë fond Akademisë së Shkencave.

Mësohet se vendimi është marrë dje në mbledhjen e qeverisë, ndërsa projektbux­heti, tashmë, ndodhet në Parlament ku pritet të nisë procedurën parlamenta­re të diskutimit në komisione. Në shkrimin e djeshëm, gazeta “Panorama”, përveç mosdekreti­mit të kryetarit të ri të Akademisë nga Presidenti Meta, solli në vëmendje dhe deklaratat e Kryeminist­rit Rama për t’i prerë fondet buxhetore Akademisë nëse ajo nuk reformohet. Por në vëzhgimin e gazetës, rezultonte se edhe pse Kryeminist­ri kishte bërë këtë deklaratë më 4 shtator, pas denoncimit si farsë të procesit zgjedhor për kreun e Akademisë, qeveria në projektbux­hetin e saj për vitin 2018, i kishte akorduar të njëjtin fond Akademisë së Shkencave, si edhe një vit më parë. Duket se shkrimi i gazetës vuri në alarm qeverinë për të korrektuar buxhetin për Akademisë, sipas deklaratës së bërë nga Kryeminist­ri Rama. Burime nga qeveria pohuan se kishte qenë një lapsus burokratik akordimi i fondit për Akademinë e Shkencave, ndërsa ndërhyrja pritet të bëhet në Komisionin Parlamenta­r të Ekonomisë, përmes një propozimi nga një grup deputetësh për ta lënë Akademinë e Shkencave pa fonde, duke i kthyer akademikët në funksion honorifik, ndërsa administra­tën e saj të papunë, ose me vetadminis­trim. Kjo është hera e parë në historinë e Akademisë së Shkencave që mbetet pa financim nga shtetit, ndërsa qeveria ka vendosur që fondet e saj t’u kalojnë universite­teve publike për të fuqizuar kërkimin shkencor.

Më 4 shtator të këtij viti, Gudar Beqiraj u zgjodh kryetari i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me 28 vota pro dhe 3 kundër. Ndërkohë, me 27 vota pro, Myzafer Korkuti u zgjodh nënkryetar i Akademisë së Shkencave. Por pas debatit të ndezur për mënyrën se si u zhvilluan këto zgjedhje, Korkuti dha dorëheqjen. Pas profesor Artan Fugës, i cili e cilësoi farsë procesin zgjedhor për drejtimin e Akademisë, ishte Kryeminist­ri Rama që bëri deklarata të fortë ndaj drejtuesve të këtij institucio­ni. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Edi Rama paralajmër­oi se, “Nëse nuk reformohet, Akademia e Shkencave nuk do të marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të dorëzojë godinën! Prandaj, stop farsës”. Por pas zgjedhjes së Gudar Beqirajt, në një reagim të dytë, Kryeminist­ri tha se “Akademia zgjodhi farsën, ndaj do t’i hiqen fondet dhe ato do t’i shkojnë universite­tit për kërkimet shkencore”. Debati mori përmasa politike kur Kryeminist­rit Rama iu përgjigjën partitë opozitare. Partia Demokratik­e, përmes deputetit të saj Luçiano Boçi, akuzoi drejtpërdr­ejt Ramën për mënyrën se si është “katandisur” ky institucio­n. Edhe LSI- ja, përmes kreut të deputetëve Petrit Vasili, akuzoi Kryeminist­rin se e konceptoi debatin vetëm te godina e Akademisë dhe paratë, pa shfaqur asnjë vizion se si duhet të jetë institucio­ni më i rëndësishë­m i shkencës në vend.

 ??  ?? Kryetari i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj
Kryetari i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ?? Fondi i propozuar nga Qeveria për Akademinë e Shkencave për vitin 2018
Fondi i propozuar nga Qeveria për Akademinë e Shkencave për vitin 2018

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania