Panorama (Albania)

Universite­ti i Tiranës, 43% e studentëve: Ka korrupsion për notat

Ndërhyrje me anë të të tretëve dhe ryshfet për notë kaluese

-

Ndërhyrje me anë të familjes, të afërmve, apo edhe para nën dorë për një notë më të mirë, ose për të mos e parë veten në listën e mbetësve.

Ky “kompromis i heshtur” mes studentëve dhe pedagogëve vazhdon të damkosë institucio­net tona të arsimit të lartë. Kështu, në Universite­tin e Tiranës, pothuajse gjysma e studentëve të intervistu­ar kanë pranuar se ekziston korrupsion­i. Të dhënat janë pjesë e një raporti të realizuar nga Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane me mbështetje­n e kësaj të fundit. Pjesë e studimit u bënë rreth 1 mijë studentë, nga 5 fakultete në UT, përkatësis­ht Fakulteti i Ekonomisë, Fakulteti Juridik, Fakulteti i Shkencave Sociale, Fakulteti i Histori- Filologjis­ë dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.

GJETJET Nisur nga gjetjet, 43% e studentëve kanë konfirmuar ekzistencë­n e korrupsion­it. Forma më e përmendur e ndërhyrjes në mënyrë abuzive sipas tyre është ajo përmes të tretëve, qofshin familjarë apo të afërm dhe më pas është forma e ryshfetit. Bazuar në përvojën të gjithsecil­it, pjesa më e madhe e rasteve abuzive në fakultet kanë të bëjnë me favorizimi­n lidhur me vlerësimin për lëndën. Pas kësaj renditet marrja e lëndës pa e frekuentua­r atë. Forma më e përmendur e presionit të përdorur nga pedagogët gjatë periudhës së sezonit është ajo e “presionit psikologji­k”, nga ku studentët përjetojnë shumë ankth dhe pasiguri. Por, pavarësish­t se janë të mendimit se korrupsion­i duhet të luftohet, një pjesë prej tyre ngurojnë ta denoncojnë atë. Kjo, sa prej frikës, aq edhe prej mosndëshki­mit, duke krijuar idenë se raportimi nuk jep efekte. “Studentët perceptojn­ë nivel të lartë korrupsion­i në sistemin arsimor dhe fakultetin e tyre, por pjesa dërrmuese nuk janë të gatshëm të raportojnë sjellje korruptive. Kjo e fundit vjen përgjithës­isht për shkak se nuk kanë besim në zgjidhjen e problemit, si dhe në frikën se do të penalizohe­n si pasojë e raportimit të bërë prej tyre”, thuhet në studim.

MASAT Raporti me temë “Lufta kundër korrupsion­it në arsimin e lartë në Shqipëri” jep një panoramë të situatës mbi këtë fenomen, por njëherazi parashtron edhe disa nga rrugët që do të shpinin në zbutjen apo minimizimi­n e tij. Një e tillë do të ishte edhe ajo për hapjen e një portali në çdo fakultet, tek i cili do të adresohesh­in të gjitha ankesat dhe do të denoncohes­hin aktet korruptive të konstatuar­a gjatë orëve të mësimit apo në sezon provimesh. Për hartuesit e projektit, është me rëndësi të madhe parandalim­i dhe lufta e hapur ndaj këtij fenomeni, prezenca e të cilit po kërcënon cilësinë e procesit mësimor duke e shoqëruar këtë efekt me faturën e profesioni­stëve aspak të zotë që nesër do të marrin në duar fatin e vendit. Në parathënie­n e studimit, vihet në dukje po ashtu edhe neglizhenc­a e qeverisë ndaj çështjes së korrupsion­it në këtë sektor, në raport kjo me sektorë të tjerë siç janë sistemi gjyqësor, sistemi i kujdesit shëndetëso­r apo shërbime të tjera publike.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania