Panorama (Albania)

“Habilaj”, Tahiri pyetet për më shumë se 2 orë në Prokurori

Ish- ministri mësohet të ketë mohuar përfshirje­n e tij në trafik

- ERALD DELIU

Ish- ministri i Brendshëm, Saimiri Tahiri, shkoi dje në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda për të dhënë shpjegimet e tij për çështjen “Habilaj”.

Për deputetin e PS- së, ka një hetim në Shqipëri për përfshirje në trafikun e drogës, ndërsa dy ditë më parë Prokuroria bëri një kontroll të imtësishëm të banesës, pas aprovimit të kërkesës nga Parlamenti. Ish- ministri i Brendshëm mbërriti në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda ditën e djeshme, në orën 14: 00 dhe shoqërohej nga dy avokatët e tij, Maksim Haxhia dhe Artan Hajdari. Javën e shkuar, përmes dy avokatëve, ai kishte kërkuar që të paraqitej në Prokurori për të dhënë versionin e tij për akuzat, ndërkohë që vetëm dje ka mbërritur “ftesa” e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda për t’u paraqitur në organin e akuzës. Kanë qenë dy prokurorët, Vladimir Mara dhe Dritan Premçi, ata që kanë marrë në pyetje deputetin e PS- së. Gjithçka zgjati 2 orë e 35 minuta, teksa ish- ministri la Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda rreth orës 16: 34 minuta. Ai, madje, dha edhe një prononcim për gazetarët pas daljes nga Krimet e Rënda. Ai tha se shprehu gatishmëri­në e tij personale për t’iu përgjigjur kërkesave të Prokuroris­ë, por shtoi se kjo çështje duhet të lihet jashtë debatit politik. Tahiri tha gjithashtu se ai tani betejën e ka vetëm me drejtësinë. “Erdha këtu për të dhënë shpjegimet e mia dhe për të shprehur gatishmëri­në time, sot dhe kurdoherë, për t’i shkuar së vërtetës deri në fund, me çdo mjet timin dhe shpreha disponibil­itetin tim personal për t’iu përgjigjur çdo kërkesë të Prokuroris­ë. Unë them që debati politik lidhur me këtë histori, duhet të mbyllet. Unë betejën time e kam para drejtësisë dhe para shqiptarëv­e”, tha ishministr­i për gazetarët. Ai nuk preferoi të bënte komente lidhur me kontrollin e dy ditëve më parë që oficerët e Policisë Gjyqësore kryen në banesën e tij. Ish- ministri nuk dha as detaje lidhur me provat e mundshme që Krimet e Rënda mund t’i kishin paraqitur atij gjatë marrjes në pyetje, por burimet thonë për “Panoramën” se, deputeti i PS- së ka mohuar të ketë qenë pjesë apo të ketë krijuar lehtësira për grupin e trafikut të “Habilajve”. Prej disa javësh, deputeti i PS- së ka qenë në qendër të vëmendjes, pas publikimit të dosjes së Katanias, ku të afërmit e tij të largët, Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj, rezultojnë organizato­rë të një rrjeti trafiku droge nga Shqipëria në Itali.

 ??  ?? Tahiri me avokatët, Haxhia dhe Hajdari duke dalë nga Prokuroria
Tahiri me avokatët, Haxhia dhe Hajdari duke dalë nga Prokuroria

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania