Panorama (Albania)

Rama: Meta? Me qetësi e dashuri z. President

Batuta për Veliajn: Mos dil në media kur je jashtë shtetit

-

Arjan Çani: O shef, Sajmja jam. Saimir Tahiri, ndoshta s’ke harruar që më ke thirrur Sajme. Erdhi kontrolli, shef, unë qëndrova stoik, piva një puro me Maks Haxhinë në ballkonin tim. Shef, ata s’kanë parë gjë akoma, pas puros do filloj trefletësh­in.

Edi Rama: Nuk është ky, puro në PS pi vetëm Bashkim Fino. Është fake.

Arjan Çani: Sajmiri jam, shef, jo Tahiri, jam ai shoferi i kamionit. Çfarë fitoj unë po të them se kam marrë 5 milionë euro në muaj?

Edi Rama: Shko te Fronti, se atje kërkojnë heronj me damkë, këtu s’fiton gjë. Arjan Çani: O vlla, Moisi Habilaj jam... Edi Rama: Mos e prish se më vijnë zorrët këtu. Me këta palo kushërinj këtu i kam. Do biesh ndonjë legen të vjellë këtu...

Arjan Çani: Lali Eri jam, beniamini yt i vetëm tashmë. Të lutem mos u mërzit shef për Sajmen, se t’i mbuloj unë shpenzimet me Tiranën tonë.

Edi Rama: Më pëlqeu ai autobusi elektrik, por mos dil në media sikur je këtu, kur je jashtë shtetit. Të lutem.

Arjan Çani: Shef, Damian Gjiknuri jam, të betohem për kishën e Shën Spiridhoni­t që s’kam asnjë faj për fotot me Habilajt. Unë po pija një kafe me Sajen dhe i respektova ata si kushërinjt­ë e tij.

Edi Rama: Kjo historia e fotove, loja me fotot. Burri o del në foto, o s’del fare...

Arjan Çani: O Edo, qorri jam qorri. Tos Nano pra, vërtet edhe Sajma qorr është, por mos ma ul aq shumë pjacën duke më krahasuar me Saje qorrin.

Edi Rama: Arjani do të na ngatërrojë, por ne të dy folëm. Dhe ngjan si dy pika uji të paktën fillimi. Kështu që mos e dëgjo Arjanin. E ke parasysh vetë, s’do të të mësoj unë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania