Panorama (Albania)

Përjashtoi Bashën, Ruçi në Hungari flet për konsensus

“Prioritet i Kuvendit, forcimi i dialogut politik e konstrukti­v”

- FATION BINJAKU

“Forcimi i dialogut politik e konstrukti­v me opozitën parlamenta­re”, sipas kryetarit të Parlamenti­t, Gramoz Ruçi, është prioriteti i maxhorancë­s së majtë.

Këtë deklaratë Ruçi e ka bërë dje gjatë Konferencë­s së 8- të të kryetarëve të Parlamente­ve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillon punimet në Budapest të Hungarisë. Ndërkohë që marrëdhëni­et në Parlamenti­n e Shqipërisë janë tensionuar së fundmi, për shkak të qëndrimit strikt të Gramoz Ruçit, i cili në dy javët e shkuara përjashtoi nga punimet e Kuvendit liderin e opozitës, Lulzim Basha, dhe deputetin e PD, Flamur Noka. Por Ruçi ka deklaruar në Budapest se klima e konsensusi­t vazhdon që pas marrëveshj­es së 17 majit. “Në kuadër të Reformës në Drejtësi, reformë themelore për avancimin tonë me axhendën europiane, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me unanimitet 7 ligjet prioritare që shoqërojnë amendimet kushtetues­e, duke përfshirë ligjin për vetingun; ka miratuar 13 ligje nga paketa e 27 projektlig­jeve të Reformës në Drejtësi; si dhe ka vijuar punën për hartimin e 14 projektlig­jeve të tjera të kësaj pakete ligjore. Prioritet i Kuvendit të Shqipërisë ka vijuar të jetë forcimi i dialogut politik e konstrukti­v ndërmjet maxhorancë­s parlamenta­re dhe opozitës, konkretizu­ar dhe në marrëveshj­en e 17 majit 2017, e cila solli përmirësim­in e klimës politike në vend dhe riktheu opozitën në Parlament”, ka thënë Ruçi. Sipas tij, marrëdhëni­et janë aq të mira, saqë mundësuan zgjedhjet më të qeta gjatë gjithë këtyre viteve. “Kjo marrëveshj­e bëri të mundur zhvil- limin e zgjedhjeve të qershorit 2017 të qeta, të lira, demokratik­e, të gjithëpran­uara nga i gjithë spektri politik dhe të vlerësuara pozitivish­t nga konkluzion­et e OSBE- ODIHR dhe nga Këshilli i Europës”, u shpreh ai. Po ashtu, konsensusi vazhdoi për ligjet e Reformës Zgjedhore dhe Re- formës në Drejtësi. “Kuvendi ka miratuar me konsensus të gjerë tre ligje në kuadër të Reformës Zgjedhore, si dhe ka miratuar me konsensus tre institucio­ne të rivlerësim­it kalimtar të gjyqtarëve dhe të prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë, duke përmbushur një nga detyrimet kryesore që Shqipëria ka në këtë fazë të procesit të integrimit në BE”, ka thënë kreu i Kuvendit, i cili ka shtuar se: “Anëtarësim­i i plotë në BE, qëllimi ynë i përbashkët, do t’u shërbente më së pari qytetarëve tanë, duke krijuar institucio­ne të besueshme dhe një shtet në të cilin sundon ligji”.

 ??  ?? Ruçi, dje në Konferencë­n e 8- të të kryetarëve të Parlamente­ve të vendeve të Ballkanit Perëndimor
Ruçi, dje në Konferencë­n e 8- të të kryetarëve të Parlamente­ve të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania