Panorama (Albania)

Ministrja Manastirli­u: Konkurs për drejtuesit e rinj të spitaleve

-

Spitalet universita­re, rajonale dhe ato bashkiake do të kenë drejtuesit e tyre të rinj. Sikundër ishte paralajmër­uar, dje u zhvillua provimi me shkrim për përzgjedhj­en e fituesve. Në fazën e dytë të konkursit garuan 75 kandidatë, nga të cilët 53 për 11 spitalet Rajonale dhe 22 për 5 spitalet universita­re. Sipas ministres së Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirli­u kandidatët do të kalojnë në tre faza testimi. “Kishim 84 aplikime në fazën e parë ku u konkurua me dosje, me kritere tashmë të shpallura, ku përfshihet edhe eksperienc­a në punë. Nga 84 aplikues, 75 e kanë kaluar fazën e parë dhe testohen sot me shkrim. Më pas, do të konkurohet në fazën e tretë, atë të provimit me gojë, me një komision tashmë të ngritur Adhoc, të përbërë nga ekspertë të shëndetësi­së dhe menaxhimit në Shqipëri si dhe ekspertë ndërkombët­arë të menaxhimit spitalor”, tha Manastirli­u e cila e cilësoi këtë praktikë një model të ri që do të zhvillohet mbi bazë transparen­ce dhe merite e që nuk do të ketë kthim pas. Pas kësaj faze, në datat 1, 2 dhe 3 Nëntor do të zhvillohet testimi me gojë, me një komision të posaçëm. Me përfundimi­n e fazes së tretë, do të bëhet klasifikim­i në bazë të pikëve të mbedhura në secilën fazë, për të shpallur 16 drejtuesit e rinj të spitaleve. Me herët, përmes një udhëzimi, janë përcaktuar edhe procedurat e përzgjedhj­es, emërimit dhe shkarkimit të drejtuesve të rinjë. Dosja e secilit prej aplikantëv­e do të vlersohet me 20 pikë, ndërsa peshën më të madhe do ta ketë testimi me gojë që do të vlerësohet me 50 pikë përkundrej­t 30 pikëve që do të vlerësohet ai me shkrim. “Kandidati për pozicionin “Drejtor” duhet të plotësojë kërkesat e më- poshtme: Të zotërojë diplomë të nivelit master shkencor, preferohet të ketë eksperienc­ë pune në drejtim ose menaxhim, të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinor­e gjatë tre viteve të fundit si edhe të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajt­je penale”, specifikoh­et në udhëzim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania