Panorama (Albania)

Bllokohet heroinë, kanabis e para

-

DURRES- Policia e Durrësit ka shkatërrua­r dy grupe kriminale që vepronin në fushën e narkotrafi­kut. Sektori i Antidrogës ka finalizuar dy operacione antidrogë, të koduara “Vazhdimësi­a” dhe “Mafsheq”, në vijim të punës për parandalim­in dhe goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Mësohet se në dy aksionet janë sekuestrua­r heroinë, kanabis sativa, peshore elektronik­e, vlera monetare dhe aparate celularë, si dhe janë arrestuar në flagrancë tre shtetas dhe proceduar në gjendje të lirë një tjetër. Në pranga kanë përfunduar shtetasit Nderim Mona, 52 vjeç, banues në Durrës, Arjan Abdyli, 20 vjeç, banues në Durrës, si dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetases me iniciale E. R., 31 vjeçe, banuese në Durrës. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e shtetasve të mësipërm u gjetën dhe sekuestrua­n në cilësinë e provave materiale rreth 117 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë dhe 18 doza, peshore elektronik­e, 40 000 lekë të rinj dhe 11 aparate telefoni celularë. Ndërkohë, në kuadër të operacioni­t “Mafsheq”, është arrestuar në flagrancë shtetasi Lik Kabili, 64 vjeç, banues në Krujë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi dhe territorin përreth banesës së tij, Policia ka gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale rreth 22 kg e 450 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa, e ndarë në 5 thasë. Policia bëri të ditur se po vijon hetimet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania