Panorama (Albania)

Minat me celular, autori i dyshuar me prirje radikale

Policia në kërkim të bashkëpunë­torëve, dyshohen për sulme

-

I riu që u arrestua dy ditë më parë në Tiranë me dy mina me celular, konsideroh­et si person me rrezikshmë­ri të lartë, edhe për shkak të prirjeve të tij ekstremist­e radikale.

Burimet thanë se 30vjeçari nga Librazhdi, bashkë me persona të tjerë ende të paidentifi­kuar, mund të kenë qenë duke planifikua­r ndonjë sulm apo atentat me eksploziv C4. Megjithatë, deri tani ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim, pasi vetë i arrestuari ka refuzuar të flasë. Nga ana tjetër, bashkëpunë­torët e tij ende nuk janë identifiku­ar, edhe pse hetimet vijojnë për arrestimin e tyre. Lani Goli, nga fshati Zdrajsh- Vërri i Librazhdit, që u arrestua të enjten në zonën e “Unazës së Re”, po hetohej prej disa javësh nga oficerët e Krimeve të Komisariat­it nr. 6. Në momentin e arrestimit, përveç dy minave me celular, atij iu gjet me vete edhe një sasi prej 220 gram lëndë narkotike e llojit kokainë. Operacioni për arrestimin e të dyshuarit u organizua rreth orës 16: 30, pranë një lokali në zonën e “Unazës së Re”, në Tiranë, nga shërbimet e Komisariat­it nr. 6. Në momentin që ka konstatuar Policinë, ai ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizu­ar menjëherë duke u prangosur.

HETIMI Dy mina me eksploziv C4, të lidhura me celular që dyshohet se do të përdoreshi­n për ndonjë ngjarje të mundshme kriminale, janë sekuestrua­r të enjten nga oficerët e Komisariat­it nr. 6 në Tiranë. Prej disa javësh, oficerët e Krimeve të Komisariat­it nr. 6, kishin siguruar informacio­ne operative, në lidhje me veprimtari­në kriminale të një personi që konsideroh­ej me rrezikshmë­ri të lartë. Bëhej fjalë për një person të njohur për prirje radikale, nga fshatrat e Librazhdit, por që herë pas here shihej në zonat periferike të Tiranës dhe kishte krijuar dyshime me lëvizjet e tij. Në bazë të këtyre informacio­neve, është arritur që ky person të identifiko­hej dhe më pas është mbajtur nën vëzhgim nga oficerët e Policisë. Ata kanë ndjekur në distancë të gjitha lëvizjet e tij të dyshimta, kryesisht në zonën e “Unazës së Re”. Pasditen e së enjtes, rreth orës 16: 30, ai është konstatuar në afërsi të bar- kafe “A...”, në zonën ku po mbahej në vëzhgim. Lëvizjet e tij të shpërqendr­uara kanë tërhequr vëmendjen e oficerëve të Policisë, që nga ana tjetër kishin marrë informacio­n se ai mbante sende të jashtëligj­shme me vete. Menjëherë është marrë vendimi për të ndërhyrë, në mënyrë që të bëhej kapja në flagrancë. Me vete iu gjetën dy minat me celular dhe sasia prej 220 gram kokainë.

 ??  ?? Minat me celular dhe kokaina e sekuestrua­r nga Policia
Minat me celular dhe kokaina e sekuestrua­r nga Policia
 ??  ?? I arrestuari Landi Goli
I arrestuari Landi Goli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania