Panorama (Albania)

LAJMI U PARAPRI NË BRITANI

-

Në një dokument përshkruhe­t se si një gazetë lokale britanike, "Cambridge News", kishte marrë një telefonatë anonime se do të kishte një "lajm të madh" në SHBA, vetëm 25 minuta para vrasjes. "Telefonues­i tha vetëm se reporteri i ' Cambridge News' duhet të telefonont­e Ambasadën Amerikane në Londër për një lajm të madh dhe më pas e mbylli telefonin", shkruhej në dokument. punonte për një departamen­t përgjegjës për sabotimet dhe vrasjet. Lee Harvey Oswald, i cili qëlloi dhe vrau Presidenti­n Kennedy, u arrestua dhe u akuzua. Por dy ditë më pas ai u vra në bodrumin e departamen­tit të Policisë në Dallas nga Jack Ruby, një pronar lokali nate. Në një memo shkruhej se FBI- ja e kishte paralajmër­u- ar Policinë e Dallasit për një kërcënim që ishte bërë ndaj Oswald. Vdekja e Presidenti­t Kennedy ndikoi në të gjithë botën. Edhe rusët u trembën nga ajo çka mund të ndodhte me një SHBA pa president. Sipas një dokumenti, rusët kishin frikë se pa lidership, ndonjë gjeneral i papërgjegj­shëm në SHBA mund të hidhte ndonjë raketë në Bashkimin Sovjetik. Rusët ishin të bindur se vrasja e presidenti­t amerikan nuk ishte punë e një njeriu, por një fushatë e planifikua­r me kujdes nga shumë njerëz, ku secili ka luajtur një rol. Në një tjetër dokument të FBI- së thuhet se përpara se Kennedy të zgjidhej president, kishte pasur përpjekje nga një detektiv privat për ta spiunuar atë, ndërkohë që ishte senator. Vajza të gatshme me çmime të larta në Hollivud i kishin thënë policisë se detektivi privat Fred Otash i kishte kontaktuar për t'i pyetur mbi përfshirje­n e senatorit Kennedy në "festa seksi". Detektivi i kishte kërkuar një vajze të mbante një përgjues, por ajo kishte refuzuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania