Panorama (Albania)

Katalonja shpall pavarësinë, Madridi gati për të ndërhyrë

Spanja i jep "Ok" nenit 155 vetëm 40 minuta pas pavarësisë

-

Senati spanjoll i dha qeverisë qendrore në Madrid kompetenca të papreceden­të mbi Katalonjën të premten, vetëm 40 minuta pasi rajoni shpalli pavarësinë.

Kryeminist­ri i Spanjës, Mariano Rajoy, tha se ai po e shkrin Parlamenti­n e Katalonjës dhe kërkon mbajtjen e zgjedhjeve rajonale. Kështu u përshkallë­zua një krizë kushtetues­e në qendër të Europës Perëndimor­e. Të dyja votat e parlamente­ve, një për pavarësi dhe një për të rivendosur sundimin kushtetues, erdhën pas seancave të njëpasnjës­hme në Barcelonë dhe Madrid. Qeveria qendrore fitoi me lehtësi leje për të marrë kontrollin e Katalonjës. Ndërkohë, separatist­ët në Katalonjë u përballën me akuza të hidhura nga rivalët katalanas, të cilët e quajtën masën për nacionaliz­ëm një grusht shteti dhe një gabim historik, një muaj pas një referendum­i që mbështeti një ndarje nga Spanja. Pavarësinë në Katalonjë Spanja po e sheh si një kryengritj­e. Gjykata Kushtetues­e nisi procedimet kundër shpalljes së pavarësisë së Parlamenti­t katalanas. Sipas "Washington Post", ka pasur raportime se prokurorët spanjollë po përgatisni­n akuza për rebelim kundër presidenti­t katalanas, Carles Puigdemont. Udhëheqësi­t e Europës kanë frikë nga një krizë tjetër e brendshme pas përmbysjev­e të mëdha, si dalja e Britanisë nga blloku dhe kriza financiare në Greqi. Menjëherë pas votimit për pavarësi, Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, shkroi: "Për BE nuk ndryshon asgjë. Spanja mbetet bashkëbise­duesi ynë i vetëm. Shpresoj që qeveria spanjolle të favorizojë forcën e argumentit, jo argumentin e forcës". Shprehja e Tusk pasqyroi frikën në Katalonjë, se qeveria spanjolle do të përdorë taktika policore të ashpra për të marrë kontrollin e rajonit. Është e paqartë se çfarë do të ndodhë tani. Gjykata Kushtetues­e e Spanjës pothuajse me siguri do ta dek- larojë pavarësinë të paligjshme, qeveria qendrore do të përpiqet të marrë përsipër ministritë rajonale katalanase dhe reagimi në rajonin separatist mund të jetë kaotik. Pak vende në Europë kanë treguar gatishmëri deri tani për të njohur një Katalonjë të pavarur. Votimi përfundimt­ar ishte 70 vota për njohjen e pavarësisë, 10 vota kundër dhe 55 deputetë nuk pranuan të votonin. Ky proces në Parlamenti­n katalanas tregoi se mes grupeve politike në rajon ka ndasi të mëdha. "Ne kemi fituar lirinë për të ndërtuar një vend të ri", ka shkruar në "Twitter" nënpreside­nti rajonal i Katalonjës, Oriol Junqueras.

 ??  ?? Mijëra katalanas para Parlamenti­t në Barcelonë duke festuar shpalljen e pavarësisë
Mijëra katalanas para Parlamenti­t në Barcelonë duke festuar shpalljen e pavarësisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania