Panorama (Albania)

Rajoy: Do të parandaloj­më keqpërdori­min e Katalonjës

-

Pasi Senati mbështeti përdorimin e nenit 155 të Kushtetutë­s së Spanjës, qeveria qendrore mund të lëvizë me shpejtësi për të hequr nga detyra Presidenti­n rajonal katalanas, të pezullojë ministrat e tij dhe të marrë autoritet mbi mediat publike, policinë dhe financat e rajonit. Kryeminist­ri Mariano Rajoy i tha Senatit se qeveria e tij kishte provuar në mënyrë të përsëritur të frenonte separatist­ët në Katalonjë. Ai komentoi edhe ofertat e Puigdemont për dialog për t'i dhënë fund bllokimit. "Fjala dialog është një fjalë e bukur. Ajo krijon ndjenja të mira, por dialogu ka dy armiq: ata që abuzojnë, injorojnë dhe harrojnë ligjet, dhe ata që vetëm duan të dëgjojnë veten, të cilët nuk duan ta kuptojnë partinë tjetër", tha Rajoy. Ai tha se neni 155 duhej për të "parandalua­r keqpërdori­min e Katalonjës". "Katalanasi­t duhet të mbrohen nga një pakicë intolerant­e që po i jep vetes pronësinë e Katalonjës dhe po përpiqet t'i nënshtrojë të gjithë katalanasi­t në zgjedhën e doktrinës së vet", u shpreh Rajoy. Edhe partitë e tjera spanjolle folën kundër deklaratës së Katalonjës. Pedro Sanchez, kreu i Partisë Socialiste spanjolle, tha se pavarësish­t nga mosmarrëve­shjet e tij me qeverinë e Rajoy, përballë sfidës së integritet­it territoria­l të Spanjës, nuk mund të ketë nuanca. Spanja pa Katalonjën dhe Katalonja pa Spanjën janë të gjymtuara. Pablo Iglesias, kreu i partisë kombëtare të krahut të majtë Podemos, i cili mbrojti të drejtën e votës së Katalonjës, e kritikoi shpalljen e pavarësisë. "Referendum­i i 1 tetorit ishte i rëndësishë­m, por nuk u jep atyre të drejtën për të shpallur pavarësinë", tha ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania