Panorama (Albania)

Vesel Kurtishaj me të dashur të re? Fituesi i “BB” në Tiranë me një bionde seksi

-

Fituesi i “Big Brother” dhe “Dance with me”, Vesel Kurtishaj, është rikthyer në Tiranë pak ditë më parë, kësaj here jo për ndonjë bashkëpuni­m apo projekt televiziv, por për ditëlindje­n e Graciano Taganit. Si një ish- bashkëpunë­tor i spektaklit, edhe Veseli mori ftesë nga kërcimtari i TV “Klan” për ta djegur fare në Tiranë me stafin e spektaklit të kërcimit. Këto foto të Veselit me një femër vijnë pas ndarjes së bujshme që ndodhi pikërisht gjatë këtij show me ish- të dashurën që e njohu në “Big Brother”, Tea Zhulin. Për kaq kohë asgjë e re nga fronti i dashurisë nuk kishte ndodhur për djalin simpatik nga Kosova. E mesa duket gjërat kanë ndryshuar për të, edhe pse ai prej një viti ka zgjedhur të vazhdojë jetën larg vëmendjes së publikut. Paparaci i gazetës “Panorama” e ka fotografua­r fituesin e dy kupave në Tiranë në një natë të nxehtë argëtimi me një bionde superseksi. Nuk dihet nëse kjo vajzë simpatike me të cilën ai u fotografua në momente intime është e dashura e tij e re, apo me këtë vajzë Veseli u takua pikërisht në këtë festë. Gjithsesi, të vërtetën pritet ta thotë vetë Veseli, i cili së fundi ka vendosur të ruajë një profil serioz në publik që kur iu bashkua zyrtarisht Partisë Demokratik­e të Kosovës ( PDK- së). Sa i takon stilit të jetës, pas anulimit të projektit televiziv që kishte bërë plan të realizonte në një nga televizion­et e Kosovës, në një intervistë për mediat, Veseli është shprehur: “Periudha e post- Big Brother ka kohë që ka mbaruar tashmë, po ashtu edhe periudha e qejfeve. Për momentin mezi pres t'i shtrohem punës, ashtu siç di dhe dëshiroj unë, me përkushtim e këmbëngulj­e. Kjo nuk do të thotë që nuk do të përjetoj edhe momente argëtimi, se unë djalë i ri jam. Për momentin jam i fokusuar sigurisht te puna. Unë kam një shprehje të huazuar nga gjuha angleze që e përdor jo rrallë: “Unë punoj shumë në heshtje, dhe lë suksesin të bëj zhurmën”, është motoja e Veselit. Le të shohim se ku do të jetë më shumë aktiv Veseli, në terrenin e politikës, apo atë të spektaklit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania