Panorama (Albania)

Benardi rrëfen të vërtetën e ndarjes nga Xheni: As bashkë, as të ndarë. Arsyeja pse jemi në situatë të tensionuar

-

Pesë muaj pasi nisën bashkëjete­sën në Tiranë, një nga lajmet më të bujshme të ditëve të fundit është pa dyshim ai i ndarjes së çiftit më të pëlqyer të “Big Brother 9”, 22- vjeçarëve Xheni dhe Benardi. I vetmi çift real që kërcejnë kundër çifteve të tjera të spektaklit të kërcimit “Dance with me”, e pranuan se janë duke përjetuar një moment krize, për arsyet e së cilës nuk folën hapur “live” në spektakël. Boksieri me muskuj, që në këtë garë po shfaq talent edhe në kërcim, refuzoi ta puthte partneren e tij në show, por ndërkaq ndaj kërkesës së Robert Aliajt që i bëri Xhenit, se në nëse ai i jepte dhjetë pikë ajo duhet t’ia shpërblent­e me një puthje për të vërtetuar sa e lirë është ajo tani, Benardi iu përgjigj flakë për flakë duke lënë të kuptohet se ajo është ende partnerja e tij. Duke nisur nga këto skena, shumë mund të mendojnë se bëhet fjalë për një lojë të çiftit për efekt audience, por këtë opsion e përmbysin statuset dëshpërues­e të Xhenit që poston shpesh në Instastory. Sipas mediave online, më e lënduar nga ndarja mendohet të jetë Xheni, e cila i dedikon shprehje të shumta partnerit të saj në kërcim. Në foton e fundit që ka postuar në Ins tas tory, Xheni shkruante: “Shoh një burrë, një burrë tjetër, edhe një tjetër. Bëj shaka, nuk ka kaq shumë burra në ditët e sotme". Ky nuk është i vetmi status i saj, pasi prej dy javësh tashmë çifti më i pëlqyer dhe komentuar i “Big Brother 9” kanë vënë në pikëpyetje lidhjen e tyre. Në një tjetër postim në Instastory, Xheni shkruante se ata ndaheshin 1 herë në javë, dhe nuk dihej pastaj sa shtynte të rikthehesh­in sërish bashkë. Në lidhje me arsyen e ndarjes, deri tani si opsioni më i mundshëm është fakti që për Xhenin Benardi nuk është i dashuri i saj i parë.

Në lidhje me këtë arsye dhe ç’po ndodh realisht jashtë kamerave me jetën e tyre, Benardi rrëfen ekskluzivi­sht për “Panorama” të vërtetën e lidhjes me vajzën që njohur në “Big Brother”: “Jemi në një situatë të tensionuar, që do të thotë as bashkë, as të ndarë”, tha ai. Pyetjes nëse është ndjenja e xhelozisë arsyeja që çoi lidhjen e tyre në këtë gjendje, ai iu përgjigj: “Edhe po, edhe jo”. Be- nardi tha se: “Do të vazhdojmë të kërcejmë çift të hënën në spektaklin “Dancw with me”, ndërsa sa i takon bashkëjete­sës, nëse vazhdojnë të jetojnë bashkë në këtë periudhë tranzicion­i, ai nuk pranoi të japë më shumë det a j e p ë r k ë t ë pjesë. Benardi është hera e parë që flet rreth ndarjes apo ngr i r j e s së marrëdhëni­es me Xhenin, ndryshe nga ajo që i shpreh ndjesitë e saj çdo ditë në Instastory. N d ë r k o h ë q ë p o r t a l e t kanë hedhur edhe op- s i o n i n t j e t ë r t ë a r s y e s së ndarjes, që mund të jetë “virgjëria” e Xhenit, duke u nisur po ashtu nga një status i saj, ku bënte diferencën e meshkujve nga femrat, ndërsa shprehej: “Meshkujt duan të jenë të parët në jetën e një femre, ndërsa femrat duan të jenë të fundit në jetën e një mashkulli”. Ftohtësia mes çiftit ra në sy edhe të të pranishmen­ë festën e ditëlindje­s së kërcimtari­t Graciano Tagani, ku Xheni dhe Benardi i qëndruan larg njëri- tjetrit. SI NISI HISTORIA E DASHURISË SË XHENIT DHE BENARDIT NË “BIG BROTHER”

Nga ana tjetër, fansat e çmendur të çiftit Xheni e Benard kanë nisur fushatën në rrjetet sociale për ribashkimi­n e tyre. Po si nisi historia e tyre e njohjes? Të gjithë e kujtojnë sagën e tyre të dashurisë para kamerave me uljet dhe ngritje e veta në shtëpinë e “Big Brother”. Ndërkohë që loja e çifteve ishte shtylla kryesore e “Big Brother 9”, Xheni dhe Bernardi në fillimet e njohjes ishin gjithmonë e më larg konceptit të një çifti. Boksieri 22- vjeçar tentoi të puthte partneren e tij në lojë, por ajo e refuzoi duke lënë përshtypje­n e një marrëdhëni­eje të komplikuar. Pas dy javësh flirt, ku ata u dukën se po shkonin drejt një lidhjeje, historia ndryshoi komplet kah. Erdhi një moment që Benardi i kërkoi sqarime moshatares së tij, Xhenit. Pas këmbëngulj­es së tij, Xheni iu përgjigj:“Ti më thua mos bëj këtë, mos bëj atë! Jemi afruar me njëri- tjetrin, në rregull, por edhe kjo mos fli këtu, mos fli me këtë, me atë. Unë jam person i lirë, nuk merr asgjë prej meje kështu duke më ndaluar”.

Por nuk kaloi shumë kohë dhe ata ranë aq keq në dashuri, sa vendosën të bashkëjeto­nin në mes të qershorit në Tiranë. Xheni me profil Administri­m, ka lindur në qytetin e Lezhës, por jeton në Itali me familjen që nga mosha 3- vjeçare. Ajo ka përfunduar shkollën e mesme për administri­m dhe pjesëmarrj­en në “Big Brother” e pa si një mundësi që do ta afronte më pranë botës së televizion­it, dhe më pranë pasionit të saj, modelingut. Ndërsa Benardi është boksieri me muskuj, që studion në Universite­tin e Sporteve.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania