Panorama (Albania)

15 vjet “News 24”, festa madhështor­e e ekranit kampion bën bashkë elitën shqiptare

-

Televizion­i i parë informativ shqiptar mbushi 15 vjeç pak ditë më parë. Kishte shumë arsye për ta festuar këtë ditë, ashtu siç e meritonte, në mënyrë madhështor­e! “News 24” për gjatë gjithë këtyre viteve ka bërë një rrugëtim dinjitoz në kërkim të perfeksion­imit dhe si gjithmonë në garë me veten, sepse standardet e tij e bëjnë të pakonkurru­eshëm me ekranet e tjera informativ­e shqiptare. Një histori suksesi e drejtuar me profesiona­lizëm dhe me ambicien për të qenë gjithmonë i pari te lajmi dhe për ta dhënë atë me vërtetësi, “News 24” mblodhi politikanë të të gjithë krahëve, intelektua­lë, përfaqësue­s të klerit, por dhe përfaqësue­s të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri. I ndjekur tashmë edhe në platformat dixhitale përtej kufijve, “News 24” është bërë dritarja e shqiptarëv­e në të gjithë rajonin. Të pranishëm në festën gala ishin Presidenti Ilir Meta, kryeparlam­entari Gramoz Ruçi, zv. kryeminist­ri i qeverisë së Kosovës dhe njëkohësis­ht ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, kryetari i Parlamenti­t të Maqedonisë, Talat Xhaferri, Sekretari i Përgjithsh­ëm i Qeverisë së Maqedonisë, Dragisha Ravshovski, kryetari i Bashkisë së Ulqinit, Nazif Cungu dhe disa ministra. Nuk i munguan festën së djeshme të televizion­it më të madh informativ guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, kreu i KLSH- së Bujar Leskaj, rektori i Kolegjit Universita­r “Luarasi” Arben Malaj, moderatorë­t e njohur Blendi Fevziu, Ardit Gjebrea etj. Si në çdo event tjetër që organizohe­t nga “Focus Group” apo edhe nga biznese të tjera të familjes Hysenbelli­u, detajet e festës si dhe skenogafia e Pallatit të Kongreseve ishin të kuruara deri në perfeksion. Tortën festive, të kompozuar me 5 kate e ku në çdo kat ishin stampuar foto nga kronikat dhe titrat e para të televizion­it, e preu Fatmir Hysenbelli­u, zv. presidenti i “Hysenbelli­u Group”. Përmes muzikës festive dhe fishekzjar­rëve, të pranishmit uruan drejtuesit dhe presidencë­n e grupit për suksese të reja në sfidat e informimit të publikut.

Për arsye të një udhëtimi pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kryeminist­ri Edi Rama nuk mundi të ishte në ceremoninë e “News 24”. Megjithatë, ai kishte gjetur mënyrën për t’u bërë pjesë e festës, madje duke marrë më shumë protagoniz­ëm se sa po të ishte fizikisht. Ai dërgoi një video- mesazh përshëndet­ës ku, ndër të tjera, thoshte: “Në pamundësi për të qenë fizikisht në festën e ditëlindje­s së ‘ News 24’, dëshiroj të shpreh një vlerësim të sinqertë për rrugëtimin e këtij televizion­i. Deri më sot është si një dritare informacio­ni, si një dritare debati, si një dritare ku, pavarësish­t se mund t’i shquash edhe ato tipare karakteris­tike të mediave në tërësi, nuk ndjek një axhendë të parashkrua­r për t’u bërë palë me dikë apo e dikujt; apo për të nxjerrë përfitime të drejtpërdr­ejta përmes keqpërdori­mit të informacio­nit, të lajmit, axhendës dhe debatit. ‘ News 24’ është i mbarë dhe i uroj rrugë të gjatë dhe 15vjetor të lumtur”, tha Rama.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania