Panorama (Albania)

Inis Gjoni i ofron mbesës shansin të luajë në skenë mes aktorëve të famshëm

-

Inis Gjoni është kthyer sërish këtë sezon të ri teatror si regjisore me vënien në skenën e Teatrit Kombëtar të shfaqjes e saj të re, "Çifti i çuditshëm". Në kastin e aktorëve të famshëm, si Gentian Zenelaj, Romir Zalla, Besmir Bitraku, Vin Bejleri e Rozana Radi, është ngjitur në skenë edhe mbesa e Inisit, Anais Lika. Duket se karriera po i shkëlqen Annës, e cila pasi eksperienc­ës televizive si aktore e “Pa limit” sezonin e kaluar dhe pjesëmarrj­es si kërcimtare në “Dance with me”, po e shohim edhe në skenë si aktore. Edhe pse ka pasur nga ata që e kanë komentuar përfshirje­n e saj në këtë kast, duke e konsiderua­r një shans që ia ka dhënë Inisi nga dashuria për mbesën, Anna u shpreh gjatë spektaklit “Dance with me” se në fakt ajo është aktore dhe se ky është thjesht paragjykim. Vepra “Çifti i çuditshëm” e Neil Simon ka në qendër dinamikën e marrëdhëni­eve njerëzore; familjen, divorcin, bashkëjete­sën, miqësinë dhe shoqërinë, por jo vetëm kaq. “Kompromisi dhe toleranca janë bërthama drejt një rregullato­ri shoqëror, pa të cilën shoqëria jonë do të ishte shumë më tepër e ashpër sesa është”, shprehet regjisorja Inis Gjoni, e cila së bashku me artistët protagonis­të rrëfen më tepër rreth realizimit të kësaj shfaqjeje. Protagonis­tët e “Çiftit të çuditshëm” janë Romir Zalla dhe Gentian Zenelaj. Zalla tregon se gjëja më interesant­e e komedisë, të cilën e ka kuptuar pas provave gjenerale, është që në këtë komedi publiku mund të shikojë jetën e një burri pasi divorcohet. Çfarë ndodh me të realisht? “Nëse gratë e marrin jetën ndryshe nga burrat pasi divorcohen, duke e nisur nga fillimi, pavarësish­t se vuajnë shumë, duhet të shihni se çfarë ndodh me një burrë”, thotë ai. “Çifti i çuditshëm” është një nga komeditë më të famshme amerikane të 50

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania