Panorama (Albania)

Danjeli & Fotinia rishfaqen si burrë e grua, si është jeta intime e fituesve të 100 milionëve

-

Disa muaj nga ceremonia televizive e martesës dhe nisjes së bashkëjete­sës jashtë lojës së “Big Brother 9”, çifti fitues i 100 milionë lekëve, Danjel dhe Fotini, janë fotografua­r në një festë në Tiranë, pikërisht në ditëlindje­n e kërcimtari­t të “Albi Nako Dance”, Graciano Tagani. Si një ish- lojtar i këtij “reality show”, Graciano kishte menduar që të mblidhte në festën e tij edhe fitues të “BB” ndër vite, si miq të së njëjtës eksperienc­ë televizive. Paparaci i “Panoramës” fotografoi mes të pranishmëv­e të tjerë edhe çiftin e celebruar në ekran nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa shijonin nga një gotë me njëri- tjetrin. Siç duket nga fotot, bie në sy fakti që ata vazhdojnë ta mbajnë pasionin ndezur njësoj si në shtëpinë e vëzhguar nga kamerat. Nga momentet e asaj nate të fiksuara në këto foto, ata duken shumë të lumtur në krahët e njëri- tjetrit dhe të dashuruar më shumë se kurrë. Si Danjeli, ashtu edhe Fotinia, tashmë i janë rikthyer jetës së tyre larg vëmendjes së medias. Prej muajsh ata nuk i kishim parë të shfaqeshin në ndonjë televizion, apo të jepnin ndonjë intervistë për mediat, për të treguar më shumë detaje rreth jetës së re tashmë si burrë e grua. Ata u njohën dhe u bënë çift brenda shtëpisë së “Big Brother”, dhe dashuria e tyre ia doli të triumfonte. Çifti u shpall fitues i këtij edicioni, i konceptuar si “Love Edition” ( Edicioni i Dashurisë) dhe ata tani po shijojnë marrëdhëni­en jashtë mureve të shtëpisë së “Big Brother”. Edhe pse shumë persona nuk besuan te dashura e tyre, çifti u tregoi mosbesuesv­e nëpërmjet llogarisë së tyre në Instagram se ndjenjat që kanë për njëri- tjetrin janë të vërteta. 23- vjeçarja nga Gjirokastr­a dhe 26- vjeçari nga Tropoja, në 3 muaj lojë në “Big Brother” vendosën të celebrohes­hin në garën e 13 çifteve për çmimin e madh prej 100 milionësh. Pas daljes nga shtëpia si fitues të shumës së parave, u fol se ata kishin plan të organizoni­n një dasmë madhështor­e, për të cilën ende nuk kanë konfirmuar diçka konkrete.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania